Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij spanjoll, Pedro Sánchez, i cili është vendosur në qendër të akuzave për shkak se bashkëshortja e tij është në hetim për korrupsion.
Në një reagim në platformën “X”, kreu i qeverisë jep mbështetjen tij maksimale përkundrejt Sánchez, duke thënë se është krah tij në një kohë kur po gjendet përballë gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Ai është i bindur se e vërteta do të triumfojë.
“I dashur Sanchezcastejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne”, shkruan Rama.
Në fund, ka një mesazh për të.
“Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, përfundon kreu i qeverisë.
Ky reagim erdhi pasi Sanchez u shpreh se po mendonte dorëheqjen pas akuzave ndaj gruas së tij për korrupsion.
Dear @sanchezcastejon!
It is a privilege to have your friendship and the opportunity to work with you in these turbulent times for the values and principles we believe in and fight for. Having you as the leader of our socialist movement means being guided in our endeavors by a…
— Edi Rama (@ediramaal) April 25, 2024
j.l./ dita
populli spanjol eshte me bese o ramazon, spanja i perzuri te gjithe muslimane Spanish Golden age.
Me ashiqare nuk ka ku shkon me ne diferencen mes politikanit shqiptar dhe atij europian. Diference si nata me diten. Ne kodin etik e moral te politikanit europian – si teori dhe praktike – kemi doreheqjen; ne kodin etik e moral te politiikanit shqiptar kemi mosdorezimin. “Mos u dorezo!” – i thote Rama, kolegut tij spanjoll. Kjo nuk eshte vetem kulture politike, por edhe eksperiece e jona. Nuk dorezohet Berisha, nuk dorezohet Meta, nuk dorezohet Rama.Nuk njohin ate kod etik politikanet tane, sepse nuk njeh kod etik e moral njeriu qe ka veshe kostumin e politikanit tek ne.
Dhe “nje njeri pa etikë e kod moral eshte nje kafshe e eger qe gjesdis e lire ne kete bote” thote E. Kanti.
Perse na hapni barkun me kete karagjoz vend e pa vend!
Gruaja e kr. spanjoll ka vjedhur me lopate ne kohen e Covidit dhe per kete me te drejte do te denohet nga drejtesia spanjolle (qe nuk ka asnje krahasim me ate palo shqiptare) dhe kryeministri do te jape dorheqjen, sikurse edhe i takon. Ky palacua i ben thirrje te mos dorezohet, sepse vete nuk e njeh fjalen doreheqje, packa se i jane arratisur dhe futur ne burg zevendesit, ministrat dhe keshilltaret e vet. Dhe shtypi i shitur/blere ne vend qe te beje punen, sikurse e ben p.sh. shtypi spanjoll, fle nen nje rrogoz me te, gezohet per kockat qe ju hedh ai, dhe na hap barkun duke u marre per dite me Berishen, Meten, Moniken apo Lulin, apo duke na treguar “bemat” e ketij kapadaiu. Mjere Shqiperia, per batakun dhe agonine ku ka rene!
Mqs te vika keq jepi nje post ne qeveri. Ky duhet te jete me I ndershrm se Agaci se gruaja ka vjedhure. Po te ishe ti do te thoje une nuk di gje. Mgjths edhe Linda nuk eshte keq por tani per tani ka vjedhure me lejen e Amerikaneve. Mos harro qe dhe Berisha me lejen e tyre I ka bere shumicen e gjerave.
Je qe je aty o Rama, jepi zoterise edhe manualin tend “si te qeverisesh mes skandaleve dhe asnjehere te dorehiqesh” nese… nuk ta ka marre me Ahmetaj.
Kryehajduti meson gjithe dynjane ,si nuk ben nje kurs per hajdut online?
Fatkeqesi, dhe ketij i ka filluar gruaja ti haj portokalle prapa kraheve. Dhe me cfare me tendera qeverie. Moj kasolle ku na mblodhe.
Nejse nuk do folur perpara kohe, besoj ceshtja do te jete ne hetim. Nese Rama e ka bere ne nivel personal nuk ben ndonje cudi, dhe nuk shikoj ndonje problem.
Por nese eshte bere nga pozitat e kryeministrit, me duket si e nxituar.
Degjoje o Sancez, degjoje mjeshtrin… babain e korrupsionit… mos u dorrezo kaq shpejt o burre… nuk e shikon Edi Ramen… e ka bere korrupsionin shtet…dhe ka 30 vjet qe nuk dorrezohet…mos u dorrezo, apo ti e di mire se ku te con ajo pune dhe je I zgjuar, do japesh doreheqjen… ah ashtu po jep doreheqjen dhe mos degjo kryekorupsionistin se ai nuk e di ate pasojen e renies nje dite… se vetem po ngjitet e po ngjitet dhe nuk e kupton e as e mendon renien… eshte ne ajer I themi ne.
Kerministri jone, pervec gjuhes prej halldupi dhe hajduti me te cilen i drejtohet nje politikani te nje vendi fqinj, perdor dhe gjuhen e terrorristit autokrat, qe ve ne dyshim sistemin e drejtesise te nje vendi te huaj, dhe institucionet e tij shteterore.
Perdor nje terminologji te paster antidemokratike, per nje ceshtje ku drejtesia e vendit ne fjale ka forcen dhe pergjegjesine te marri vendimet e duhura.
Ramuti jep verdiktin
Ptuh..
Plere
Pas Italise, e ka radhen Spanja qe te kakarise gjeli mbaje plehut….edhe atje i futi hundet edhe pse KM i atij vendi, ne nje forme vertete demokratike, ka deklaruar se do te jape doreheqje dhe ate pune ja le drejtesise. Krieveziri i vendit me te korruptuar te Europes, flet per shpifje, si i shpifur qe eshte koke e kembe!
Rama eshte gjithnje ne nivel moral.
Morali eshte;Kali qe kapet ,shin lemin..Qofte edhe pele.
Gruaja ndahet,.Jo nje,por edhe 5 .Vellait dhe Agacit s`ke c`i ben se i ka pjelle Neta,qe te dy.
E ka mire Kim Mehmeti qe shkruan:Qeverria Rama eshte Kurs Special per hajdute.
Ky z.Rama nuk ka keshilltar qe perpara se te veproje te pyese?
Ky ne luften qe I ka hapur RAI3 ,me kete nderhyrje me Spanje ,I jep material TV-se italiane per ta fundosur Ramen me thelle se c’fare eshte.
Ky do te tregohet garip perpara shqiptareve.Edi Rama mos u mat me hijen e mengjezit.
Ti e di shume mire qe je ne rrugen e Saliut dhe te Chuck Norris.