Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hakerët iranianë ndërhynë në transmetimin televiziv në Emirate, çfarë përmbante edicioni i lajmeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hakerët iranianë ndërhynë në transmetimin televiziv në Emirate, çfarë përmbante edicioni i lajmeve
BoteLajmi i fundit

Hakerët iranianë ndërhynë në transmetimin televiziv në Emirate, çfarë përmbante edicioni i lajmeve

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Hakerë të mbështetur nga shteti iranian ndërprenë transmetimin televiziv në Emiratet e Bashkuara Arabe për të transmetuar një lajm të rremë në lidhje me luftën Izrael-Hamas, njoftoi kompania Microsoft.

Hakerët e drejtuar nga Garda Revolucionare e Iranit ndërhynë në platformat në internet në Emiratet e Bashkuara dhe transmetuan në dhjetor një emision lajmesh të prodhuar me inteligjencën artificiale. Spikeri i rremë i lajmeve tregoi foto të pavërtetuara që tha se tregonin palestinezë të plagosur dhe të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë.

Një mesazh që pasoi për kanalet e sulmuara thoshte se “nuk patëm zgjidhje tjetër, përveç se të bënim pirateri kibernetike për t’jua dhënë këtë mesazh”, njoftoi gazeta me seli në Dubai, “Khaleej Times”.

- Publicitet -

“Ky shënon operacionin e parë të influencës së Iranit kur Microsoft-i ka pikasur se inteligjenca artificiale ka luajtur një rol kyç në mesazhin e dhënë dhe është një shembull i zgjerimit të shpejtë dhe domethënës të operacioneve iraniane, që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas”, thuhet në një mesazh të publikuar nga kompania Microsoft.

Ministria e Jashtme e Iranit nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës nëpërmjet së cilës u kërkuan komentet e tyre.

Duke kaluar përtej Emirateve të Bashkuara Arabe, efektet e ndërhyrjes u ndjenë deri tek audiencat në Britani dhe Kanada, tha kompania Microsoft.

Këto incidente nënvizojnë përpjekjet më të gjera të Teheranit për të influencuar opinionin publik, tha kompania Microsoft. Me një kombinim sulmesh kibernetike dhe fushatash propagandistike, qeveria iraniane është përpjekur ta dobësojë Izraelin dhe të ndihmojë Hamasin që nga 7 tetori kur Hamasi filloi sulmin ndaj Izraelit jugor, thuhet në raport.

“Puna e Iranit në mbështetje të Hamasit duket se i shërben imazhit të influencës në skenën globale, si dhe duke ndikuar më konkretisht”, thuhet në raportin e kompanisë Microsoft.

Kompania Microsoft paralajmëroi se Teherani mund të përdorë inteligjencën artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti.

Në vitin 2020, Irani bëri disa operacione kibernetike që synuan të shkaktonin dhunë ndaj zyrtarëve amerikanë dhe të përçanin votuesit.

Incidentet e identifikuara nga Microsoft-i nxjerrin në pah gjithashtu shqetësimet më të gjera të ekspertëve të teknologjisë, se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të shumëfishuar përhapjen e dezinformimit.

Pamjet e rreme të prodhuara me inteligjencën artificiale kanë kopjuar imazhin e spikereve të ndryshme të lajmeve – përfshirë disa nga Zëri i Amerikës – si një mënyrë për të përhapur histori false dhe për të mbjellë mungesë besimi tek lajmet, thonë analistët.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?