Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hakeroi sistemin shtetëror dhe vodhi 36 “paga lufte” në 2020, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hakeroi sistemin shtetëror dhe vodhi 36 “paga lufte” në 2020, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat
KronikeLajmi i fundit

Hakeroi sistemin shtetëror dhe vodhi 36 “paga lufte” në 2020, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Denis Trungu 37 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Kombinatit pasi ishte shpallur në kërkim për konsumim të veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, vepër për të cilën është dënuar me 7 vite burgim.

Trungu është ndaluar dhe më parë në vitin 2020 për mashtrime me llogaritë bankare gjatë periudhës së izolimit në kohën e pandemisë Covid-19.

37-vjeçari duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari në një bankë të nivelit të dytë.

- Publicitet -

Më pas 37-vjeçari hyri tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 paga lufte. Trasnfertat janë bërë përgjatë datës 6 maj deri më 22 qershor të vitit 2020 në 6 banka dhe llogari të tjera, për qëllime të ndryshme si pagesë për koncert, pagesë qiraje, pagesë faturash si dhe pagesa të pa specifikuara.

Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës. 37-vjeçari pas hakërimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur.

Këto llogari u bllokuan më pas me urdhër të Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Pasi kjo llogari është marrë nën administrim nga autoritetet, të depozituara në të janë gjetur vetëm 1.6 milionë lekë nga 15 milionë lekë të marra në mënyrë të paligjshme.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Final”.

Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.

37-vjeçari i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në  kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet një njoftimin e policisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    September 28, 2025 at 11:40 am

    Prit prit,kur te lajthisi Diella nga keta mjeshtrat e Hakerimit,,Se Aty eshte nje dore 100 miljon euro.

    Reply
  • Detari says:
    September 28, 2025 at 12:28 pm

    meren me cironkat, betonin e droges nuk e shikojne…

    Reply
  • Detari says:
    September 28, 2025 at 12:31 pm

    7 vjet burg per 36 paga, i bie qe ramazoni-salehu-meta dhe gjithe politikanet/hajdutet e tjere meritojne denim me vdekje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!
  • FOTO: Një grup turistësh italianë denoncojnë dhunë në Tiranë
  • Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
  • Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në Europë?

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  4. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?