Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hakeroi SPAK-un, Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hakeroi SPAK-un, Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti
KronikeLajmi i fundit

Hakeroi SPAK-un, Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti

Published: April 10, 2025
Shpërndaje

“E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje.

Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.

- Publicitet -

Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.

Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të emailve.

SPAK njoftoi për publikun se ishte tentuar të thyheshin kodet e sigurisë edhe në kompjuterin e kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, por pa sukses.

Çështja e këtij sulmi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, i cili gjatë masave të mbajtura ndaj dy të dyshuarve, i ka kërkuar gjykatës të nxjerrë urdhrin që do të thotë marrje nën përgjegjësi të kujtdo që publikon të dhëna nga fashikulli.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Tunxh o bir says:
    April 11, 2025 at 4:59 am

    Edhe te dhenat qe ja dergove atyre dy personave ishte per kuriozitet,,,duhen prokuroret e xhaxhit,,qe sa shkelje pragun e hetuesise i mbushje breket plot,,ata per 10 minuta i Benin te ciceronin si bilbila,,,ske fai,,,,

    Reply
  • demo says:
    April 11, 2025 at 6:56 am

    IMT quhet Inspektoriati Mbrojtjes Territorit.Ky Agron Rrokaj eshte inspektor i inspektoriatit mbrojtjes territorit.Ky do na mbroje dmth.Po car behet keshtu mor aman?Nga policet e burgjeve tek Zv kryeministrat,te gjithe rojet e shtetit dhe rojet e pareve te shtetit,o hajdute,o Bandite,o Hakerues,o Kultivues,o shoqerues,droge import-export..Vetem Edi Rama eshte i ndershem ne kete ushtri Piratesh.Sa mbushet makina me para ne Banke,policet qe e ruajne heqin kapelet,vejne maskat,kallashin ne kokeke shoferit:Ndal!Kjo eswhte grabitje.
    qaj hallin e Kryeministrit,qe ka mbetur fillikat mes 2 miljon hajduteve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Absurditeti i një Gjykate
  • Kush fitoi në Londër?
  • Ish-bashkëshortja e familjarit të deputetes bën denoncim të ri publik
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Kush fitoi në Londër?
  2. K R on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  3. Patriot on Nga Lazarati te Kanadaja
  4. Konfuzion si popull on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. demo on Reformim, jo Revokim i OKB-së!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?