Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Halili dhe Hajria’, 60 vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > ‘Halili dhe Hajria’, 60 vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar
Kulture

‘Halili dhe Hajria’, 60 vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar

Published: January 14, 2023
Shpërndaje

Më 13 janar 1963 u vu në skenë baleti i parë shqiptar, “Halili dhe Hajria”.

Ky balet u frymëzua prej subjektit të dramës që mban të njëjtit titull, shkruar në vitin 1949, nga Kolë Jakova. Himnizimi i bëmave të luftëtarëve të Malësisë së Madhe ndaj zgjedhës turke (në shekullin e 18-të) do të frymëzonte Tish Dainë për kompozimin e vijës melodike. Shprehitë koreografike të Panajot Kanaçit, u interpretuan nga trupa e balerinëve të Teatrit të Operas dhe të Baletit (TOB).

Shfaqja korri sukses të paprecedentë dhe përgjatë viteve, u shfaq me qindra herë në skenën e TOB-së për spektaktorët vendas. “Halili dhe Hajria” është shfaqur edhe jashtë vendit, në Kosovë (1979), në Francë (1980), në Greqi (1983) dhe në Itali (1991).
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto të vendimit të ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës për dërgimin e trupës së baletit jashtë vendit (në Kosovë dhe në Greqi), për vënien në skenë të baletit “Halili dhe Hajria”.

- Publicitet -

Baleti shqiptar “Halili dhe Hajria” zë një vend të rëndësishëm në repertorin e Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe një vepër që i rezistoi kohës. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. TOB ka publikuar disa fakte për baletin shqiptar.

“Baleti “Halili dhe Hajria” zuri një vend të rëndësishëm në repertorin e artë të TKOB si baleti i parë kombëtar, por edhe i suksesshëm, pasi i rezistoi kohës. Më 12 dhjetor 1973, baleti “Halili dhe Hajria” u vu për herë të 150-të në skenë. Kjo vepër e kompozuar nga Tish Daija dhe me koreografi të Panajot Kanaçit është baleti shqiptar më i rivënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me më shumë se 250 rivënie”, shkruan TOB.

Jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe skenat e huaja sipas TOB kjo vepër ka pasur suksese. Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se në Francë dhe në Prishtinë baletmaestër ishte Panajot Kanaçi. “Në turnetë e organizuar në Greqi, Itali, Turqi, Francë, Maqedoni e Kosovë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga trupa franceze e baletit e Clermont-Ferrand.

Në produksionet e vëna në Francë dhe në Prishtinë baletmaestër ka qenë po vetë autori, i madhi Panajot Kanaçi. Kjo vepër ishte vepra e tretë e kompozitorit Tish Daija, pas operetës “Lejlaja” dhe operës “Pranvera””, shprehet TOB. Sipas të dhënave që ka publikuar Teatri i Operës dhe Baletit, mjeshtri Agron Aliaj e risolli baletin “Halili dhe Hajria” në vitin 2003, në jubileun e 40-vjetorit të premierës së këtij baleti. “Koreografi Aliaj ruajti me fanatizëm të gjitha lëvizjet e bukura të këtij baleti, ashtu si dikur, kur ia kish mësuar pedagogu i tij Panajot Kanaçi”, vijon TOB.

Tish Daija “Nder i Kombit” është kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Krijimtaria e Tish Daisë është e madhe dhe e larmishme. Ai krijoi muzikë në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale, poema, këngë popullore, të lehta, etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?