Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapte llogari false në rrjetet sociale dhe fyente një 24-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapte llogari false në rrjetet sociale dhe fyente një 24-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari
AktualitetKronike

Hapte llogari false në rrjetet sociale dhe fyente një 24-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari

Published: September 11, 2024
Shpërndaje

Një 33-vjeçar me inicialet G. M., është arrestuar në Fushë-Mamurras pasi dyshohet se hapte llogari false në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, nëpërmjet të cilave shqetësonte dhe fyente vazhdimisht një 24-vjeçare, si dhe mbante armë zjarri pa leje.

Mësohet se pas depozitimit të kallëzimit të 24-vjeçares nga Durrësi në vitin 2023 mbi shqetësime të vazhduara nga llogari të ndryshme të fallsifikuara në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin e 33-vjeçarit që hapte këto llogari në rrjetet sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

- Publicitet -

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fake Accounts”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Hapte llogari false në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, nëpërmjet të cilave shqetësonte dhe fyente vazhdimisht një 24-vjeçare, si dhe mbante armë zjarri, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Gjatë operacionit, në Fushë Mamurras, Policia gjeti në banesën e 33-vjeçarit dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Pas depozitimit të kallëzimit të një shtetase 24 vjeçare nga Durrësi në vitin 2023 mbi shqetësime të vazhduara nga llogari të ndryshme të fallsifikuara në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila regjistroi procedimin për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit që hapte këto llogari në rrjetet sociale, si dhe është siguruar informacion se ky shtetas mbante armë zjarri, pa leje.

Mbi bazën e provave të siguruara, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka urdhëruar kontrollin e banesës së shtetasit G. M., i dyshuar për hapjen e llogarive false në rrjetet sociale dhe për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli i ambienteve të banesës së këtij shtetasi, në Fushë Mamurras, Kurbin, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri tip kallashnikov dhe 2 krehra me 46 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. M., 33 vjeç u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?