Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Me të verdhë janë shqiptarë, oh ç’na kanë bërë”! Në sa kilometra katrorë shtriheshim dhe sa ishim në 1900, gazetari publikon hartën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Me të verdhë janë shqiptarë, oh ç’na kanë bërë”! Në sa kilometra katrorë shtriheshim dhe sa ishim në 1900, gazetari publikon hartën
KryesoreRajoni

“Me të verdhë janë shqiptarë, oh ç’na kanë bërë”! Në sa kilometra katrorë shtriheshim dhe sa ishim në 1900, gazetari publikon hartën

Published: September 9, 2023
Shpërndaje

Nga Roland Qafoku

Shikoni me kudjes se çfarë na kanë bërë! Kjo është një hartë e rrallë e vitit 1900 dhe është publikuar këto ditë në faqen World GeoDemo. Diçitura orgjinale është: Harta etnike e Ballkanit në 1900.

Me ngjyrë të verdhë janë ngjyrosur trojet etnike me popullsi shqiptare.

- Publicitet -

Shqiptarët janë të shpërndarë në një territor rreth 100 mijë kilometër katrorë dhe me një popullsi rreth 2-3 milionë banorë.

Imagjinoni që në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shteti shqiptar që ka të njëjtin territor edhe sot mbeti vetëm 28.800 kilometër katrorë dhe një popullsi as 600 mijë banorë.

Sakatim më të madh nuk ka. Ky është krimi më i madh që Fuqitë e Mëdha i kanë bërë një kombi në 150 vitet e fundit.

Ndërkaq, interesante është edhe përhapja e shqiptarëve në këto territore. Kufizimi i parë është në veri në Nish që është tokë shqiptare, ndërsa sot atje nuk ka asnjë shqiptar. Veri-Perëndimi pothuajse duket qartë se më shumë se gjysma e territorit të sotëm të Malit të Zi banohej nga shqiptarë.

Në jug ekstremi i fundëm është Preveza dhe e gjithë Korfuzi është i ngjyrosur me të verdhë e shoqëruar me pak ngjyrë blu të hapur që janë grekë në minorancë.

Ndërsa me krijimin e shtetit të Kosovës, Evropa dhe veçanërisht SHBA vuri një drejtësi në vend, Çamëria të dhemb në zemër. Si mund t’i shkëputësh një kombi një krahinë të tërë dhe pas një shekulli të bësh sikur nuk ekziston!

Nga harta kuptojmë se shqiptarët kanë jetuar edhe në Athinë dhe veçanërisht në Selanik. Madje deri në Turqi. Por në Lindje vëmë re se të verdhë ka edhe në Rumani.

Një tjetër element i saktë i hartës janë edhe arbëreshët në Itali kryesisht në zonën e Puljas. Përfundimisht, duke e krahasur me kombet dhe shtetet e tjera, shqiptarët duket se janë më homogjenët.

E verdha është dominuese, e dallueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Shikoni me kujdes që ka disa njolla të kuqe nëpër territorin shqiptar që tregon se në zona të veçanta kishte turq dhe kjo është e kuptueshme nga pushtimi 500-vjeçar.

Një populli tjetër në territorin tonë janë rumunët, ose ata që ne i quajmë vlleh dhe që në hartë janë me ngjyrë rozë. Ka pak serbë dhe bullgarë dhe asgjë tjetër. Grekë ka shumë pak në afërsi të liqenit të Ohrit dhe grekët nuk duken as në zonën e Dropullit, se në Himarë jo e jo.

Ndonjë “grek i kulluar” mund ta zoom-ojë hartën dhe ta shikojë mirë këtë.

Mjafton kjo hartë për të kuptuar se ç’na kanë bërë! “Shqipëria e gjorë. Me sa shumë pak miq dhe me sa shumë armiq”, shkruan historiania e njohur Margaret MacMillan për atë kohë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
44 Comments
  • K R says:
    September 9, 2023 at 10:18 am

    E kane bere o Roland
    E kane bere sepse ne e konsideruam veten Turqi dhe bashkeqeverisem me turqit.
    Kur Perandoria Osmane u mund, fituesit ndan placken.
    Dhe na copetuan si te mundur.
    Po mos ishte Uillsoni, as kjo pjesë qe kemi sot nuk do ekzistonte

    Reply
  • Evropaiqi eleniqia says:
    September 9, 2023 at 10:45 am

    Seshte kaq e sakte kjo harte, ne greqi kane qene shume me teper, po ashtu edhe vllehet . Kjo flet per 1900 kur shteti grek kishte nja 70 vjet qe ishte krijuar, sic e dime pa u zgjatur ,dhe kishte filluar qe sa u krijua ne asimilimin me force te elementit shqipfoles. Ne 1830 nuk e di se sa mund te kene qene te ashtuquajturit grekfoles, dhe cilet ishin ata ne te vertete. Sigurisht nja 20 perqint ( po i jap shume) e popullsise se asaj kohe……historia ka qene shume e pameshirshme me ne ,por edhe ne kemi bere tonen ne kuptimin e keq te fjales …shpesh te pa qarte, te percare (feja) , dhe te perdorur nga te gjitha anet …

    Reply
  • Dum Baben says:
    September 9, 2023 at 11:20 am

    o Qafok o mekatar ti nuk je as gazetar! disa keshilla per Diten dhe Qafokun:

    1. mos ushqeni ndjenja te kota nacionalizmi, pasi i ka ikur koha
    2. World GeoDemo eshte nje blog i nje njeriu qe publikon per humor ne FB dhe Tik Tok (nuk eshte institut studimor i akreditur apo i njohur nga prestigji dhe hulimtimet historike)
    3. askush nuk na ka bere asgje ne (trevave dhe popullit). ne kemi qene shoqeri tribale dhe te tille mbetem deri sa na mblodhen ne kete territor ku jemi sot dhe na dhuruan pavaresine nga Otomanet dhe na dhane mundesine te organizojme shtetin per here te pare. Princ Widin e sollen se ne nuk dhame asnje shenje se kishim aftesi te shtetformimit pasi ishim tribale, por dhe ate e debuam se na pelqente sundimi i anadollit.
    4. kur filluan luftrat ballkanike 1912 per te shporrur turqit perfundimisht nga territoret e pushtuara, ne muk u bashkuam me aleatet per te mos thene qe luftuam per turqit. coptimi i tribuse shqipfolese qe ishin perziere prej 500 vjetesh me turqit ne gen dhe fe ishte i natyrshem- cfare prisje ti qafok qe arnautlleku te ruante statu quone dhe te ishte dominues ne mes te Ballkanit. shume kane bera dhe shume na kane dhene Fuqite e Medhaja se kulturen tomne tribale po vazhdojme ta ruajme me fanatizem dhe ne ditet e sotme. kete gje e bejme mire ne. e verteta eshte e hidhur mabje aq e hidhur sa dhe sheqri qe hedh ti apo te tjere nuk i bejne derman.

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    September 9, 2023 at 11:36 am

    Me komentuesin”KR”! Me qe fituesit Franca dhe Anglia dhe dora e tyre ne Ballkan, aleanca e vendeve ballkanike ose sic quhej ne ate kohe lidhja e fshehte Serbi, Mal i Zi, Bullgaria Greqi e perzune Turqine nga Ballkani si pushtuese e tij, le te shkonin dhe te coptonin Turqine ne Azine e Vogel, ose teritoret e sotme te Turqise ne Ballkan, perse te rrembenin pushimet e Turqise te nje kombi tjeter? Sa per ate qe thoni ju se shqiptaret kane qeverisur me Turqine, kjo eshte parrulle e fqinjve per te justifikuar grabiten e trojeve tona! Duhet te dini se Perandoria Osmane ishte shumeetnike ku Sulltani ishte “President” i perhershem i trasheguar ndersa qeveria drejtohej nga Veziri i Madh( kryeministri) qe jo domosdoshmerisht ishte turk. Ai emrohej nga parlamenti shumeetnik nga partia qe kishte shumicen ne zgjedhje.
    Nje shembull:
    Nga viti 1453 deri 1653 ne Turqi kane qeverisur afer 50 “Vezire te Medhenj” nga te cilet: 11 ishin serbe, 11 ishin shqiptare, 6 ishin turq, dhe 22 te tjere ishin nga kombesi te tjera te asaj Perandorie.

    Reply
  • Harta ka mangësi says:
    September 9, 2023 at 11:56 am

    Harta nuk është e saktë, ka ngjyrosje politike. Grekët janë paraqitur më shumë se sa kanë qenë në vitin 1900. Greqia ishte vetëm Peloponezi dhe zona e Athinës, por jo Selaniku dhe veriun që i morri pas luftës së Parë Botërore. Më vonë e populloi me grekë ose i transformoi në grekë, por në vitin 1900 grekët ishin në minorancë, shumica ishin shqiptarë, sllavë, hebrej, etj..Turq nuk ka patur në Shqipëri, kishte turq folës që kishin marrë kulturën turke, por ishin shqiptarë si etnititet. Arbëreshët nuk kanë qenë vetëm në Pulia, por ishin edhe në Kalabri dhe Sicili. Vllehët janë ngjyrosur më shumë se sa kanë qenë në numër.etj. Mendimi që n’a kanë coptuar, duke n’a grabitur rreth 60% të territorit, është i saktë.

    Reply
  • mali says:
    September 9, 2023 at 11:58 am

    Vendet afrikane qe po shkeputen nga Franca ,e ardhmja e tyre eshte shembulli me I qarte ,Haiti.

    Reply
  • George says:
    September 9, 2023 at 12:10 pm

    Harrojeni se sa keni qene, Ne vend qe Kosova te bashkohet me trungun ame-Shqiperine, Albin Kurti do krijoje ne goje te serbit shtet me vete me 95% shqiptare. Te pakten te ruhet Himara qe greku F.B te mos ua marre…

    Reply
  • intelektuali says:
    September 9, 2023 at 12:14 pm

    PATRIOTIZMI HISTORIK I ROLAND QAFOKUT ESHTE PROPAGANDE E PASTER ENVERISTE

    sepse:

    Ne radhe te pare kjo eshte harte etnike ku kufijte e shteteve nuk duken fare, Shqypnia ne vitin 1900 nuk ishte shtet, por pjese e Perandorise Osmane qe quhej si vendi i Arnautëve, madje kjo harte qe ka shpalosur Roland Qafoku me krenari patriotike eshte fare e pasakte sepse Bullgaria ne vitin 1900 ka pasur dalje si shtet ne detin Egje dhe vetem ne vitin 1920 Bullgarisë iu hoq qasja në Detin Egje megjithë mbrojtjen qe i beri presidenti amerikan Wilson, sipas të cilit Thraka Perëndimore ishte pjesë e pandashme e Bullgarisë, por kundër tij dolën kryeministrat e Francës dhe Anglisë, të cilët mbronin interesat e Greqisë.

    Ne radhe te dyte po te shikojme sot harten etnike te shqyptareve ne Bote ngjyra e verdhe do te jete shume me e madhe se ajo e vitit 1900 e Roland Qafokut sepse shqyptaret kane mesyar dhe pushtuar Greqine sot ne 2023 me shume se ne vitin 1900 ne Kohen e Qepes te Sulltanit dhe mesymja shqyptare ka pushtuar edhe Italine dhe jo vetem Kalabrine sic duket nga kjo harte etnike e Roland Qafokut dhe historia e mesymjes se shqyptareve ne Bote nuk mbaron me kaq, por vazhdon me nje force te papare drejt Britanise se Madhe njashtu si vikinget nodike do kohe me pare, madje Kapiten Tom Doshi ka zbuluar edhe Australine si vendi i origjines se shqyptareve dhe ne kete kendeveshtrim:

    CFARE PALO KARTE ESHTE KJO O ROLAND QAFOKU?

    Reply
  • pinoku says:
    September 9, 2023 at 12:20 pm

    O Golem. Edhe Britania e Madhe ishte pernadori shumëetnike ku “dielli nuk perëndonte kurrë”, por ishin anglezët ata qe e shfrytëzonin këtë pernadori. ishin ata në krye që grabisnin pasuritë e Indisë, vendeve afrikane, australisë, Kanadasë etj etj. Nga ana tjetër është fakt historik që shqiptarët kanë qënë masha në dorë të turqve për te shtypur kombet e tjera. Mendo se pashallarë dhe vezirë ishin me origjinë shqiptare. Bënë ndonjë gjë ata për Shqipërinë?! Një mut.
    Edhe gjatë luftës greko – turke, në fillim të viteve 1800, shqiptarët u ndanë në dy kampe: në arnautë në shërbim të Turqisë dhe arvanitas në shërbim të Greqisë. Suliotët, Kollotroni, Xhavella dhe plot të tjerë që Greqia i konsideron sot si heronj të saj. Ka libra dhe dokumente të tëra që tregojnë këtë ndarje të shqiptarëve. Fuqitë e Mêdha në atë kohë thanë: Nuk kemi pse të formojmë një Turqi të vogêl në Ballkan. Sepse 70 përqind e popullsisë shqiptare kishte marrë fenê e pushtuesit! Dhe feja është kulturë, traditë qytetêrim etj etj. Kemi edhe ne gabimet dhe fajet tona.

    Reply
  • Piro says:
    September 9, 2023 at 12:57 pm

    Kufijte e sotem te Shqiperise u vendosen ne vitin 1913. Ne Konferencen e fuqive te medha Franca dhe Rusia ngulnin kemebe qe Shqiperise t’i linin vetem nje principate ne Shhqiperine e Mesme per Esat Toptanin, nje proncipate qe nuk do te mbijetonte as 2-3 vjet.
    Ndersa Gjermania dhe Perandoria Austro-hungareze ngulnin kemeb per krijimin e nje Shqiperie qe do te perfshinte tere trojet etnike shqiptare, Franca dhe Rusia ngulnin kembe nje principate simbolike “nonviable” ne Shqiperine e Mesme.
    Dhe sic ndodh rendom, u desh te behej nje kompromis midis panit te fuqive te Evropes qendrore per nje Shqiperi etnike dhe planit Franko-Rus qe praktikisht nuk pranonte krijimin e nje shteti shqiptar. Ky variant kompromisi u propozua dhe u ravijezua nga Britania e Madhe.
    Shume interesant! Tani qe jam duke lexuar nje liber nga Nelson Cabej “Epirotes – Albanians of Antiquity”, qe me duket se eshte perkthyer edhe ne shqip para rreth 7-8 vjeteve, gjej te riprodhuara tre harta te krijuara nga etnografe te shquar gjermane (Ami Boue, 1847), ruse (M.F. Mirkovich, 1867) dhe franceze (G. Lejean, 1861) te derguar ne terren nga qeverite Austro-hungareze, ruse dhe franceze, per te kuptuar realitetin etnik te Ballkanit ne vitet 50 dhe 60 te shekullit 19.
    Ne te gjitha ato harta, te tre etnografet e nxjerrin Epirin te banuar VETEM NGA SHQIPTARE (pa asnje pakice greke), vetem me nje pakice vllehesh nomade qe banonin ne vargmalin e Pindit. Ami Boue dhe Lejeun nxjerrin edhe Akarnanine (ne jug te Epirit) te banuar vetem nga shqiptare.

    Reply
  • Angjelina Xhara says:
    September 9, 2023 at 1:40 pm

    Duhet të jesh historian që të flasësh për këtë temë, por them se hartat janë dokument i rendesishëm.
    Duke u nisur nga një dokument për Skenderbeun qe e quajnë Mbret te Shqipërisë dhe Epirit, kuptohet mire e kaluara historike para 600 vjetësh.

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    September 9, 2023 at 2:07 pm

    “Pinok” fete jane politike dhe pike!
    Perandorite shumeetnike qe nga ajo Romake, Bizantine, Arabe, Osmane, Austro-hungareze, Britanike, Sovjetike etj. te gjitha shkuan per lesh( ndjese per shprehjen) ashtu siç do shkoje edhe Perandiria BE. Do mbijetojne vetem perandorite monoetnike, ShBA, Kina, India Rusia e ndonje tjeter. Per fatin tone te keq ne jemi goditur nga dy perandori shumeetnike, ajo Osmane dhe BE. Hajer kemi pare nga Perandoria njeetnike ShBA prej te ciles mbetem ne harte.

    Reply
  • demo says:
    September 9, 2023 at 2:22 pm

    Franca dhe Rusia kane konturuar gadishullin Ballkanik,sipas nje Marifeti qe perdorin Nallbanet per te mbathur kuajt.Kalit i mberthejne nje morsete tek turiri,qe te mos ndjeje gozhdet e patkoit.
    Kete bene Franca si Nallban dhe Ushtria Ruse si Xherah,qe i binte Turqise nga turiri dhe Franca detyronte sulltanin te leshonte toka shqiptare ne favor te sllavo grekeve.
    Qe nga Beteja Vaterlose Franca nuk ka fituar sikur nje Lufte.
    Eshte shteti me Bilanc katastrofik betejash dhe luftrash te humbura.
    Cuditerisht ka ditur te jete ne krye te Tavolinave te Ndarjes se Botes dhe te vendosjes se kufijve te Shteteve.Pershendes Pergjigjen e fundit te zonjes se Rende te Kosoves Vjosa Osmani,drejtuar ultimatumit antishqiptar per heqjen e vizave te popullit Kosoves,,e pershendes e inkurajoj,,Ketij shteti kurve,thellesisht antishqiptar ne 200 vjetet e fundit duhet mbajtur qendrim i njejte si kundrejt Rusise.
    Franca eshte shteti dhe populloi me antishqiptar i Evropes,,edhe me armiqesor se Rusia,,qe gjate periudhes sovjetike i ka pasur disa oshilacione ne favor te popullit shqiptar,,qofte denoncimi nga Lenini i Traktatoit te Londres,qofte ndihma ne vitet 47-61,qe u shqelmua nga enver hoxha.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    September 9, 2023 at 2:31 pm

    Na e bënë ata ne shqiptarëve Roland apo ne shqiptarët vetes që s’deshëm të shkëputeshim nga Perandoria?!
    Kur do te dale mor aman nje shqiptar te thotë që “bëra një gabim”?! Gjithmonë fajin të tjerët. Turq, greke, serbe, franceze, angleze, iranianë, pakistaneze, saudite, cifutë. Gjithe bota tamam tamam.

    Reply
  • llogjika e epokes moderne te prevaloje, mbi llogjiken e epokkes se...GURIT . says:
    September 9, 2023 at 3:22 pm

    po mire, ore Idiote..Patrio(pordh)tike,
    ne shtetet ku kane qene shqiptaret,
    NUK KANE PATUR ASNJE TE DREJTE ?????
    Shtetet e epokes moderne, te viteve
    900-te e ketej, kane njohur rev. francez,
    bill right amerikan dhe Kapitalin e..marxit .
    keshtu qe edhe per pakicat apo te “pushtuarit”
    midis kombeve etnike te huaja, kane gezuar
    te njejtat te drejta si edhe vete kombet ne shteteve
    te tyre .
    po c’m..ut hani, gati 30 vjet si “nacionaliste” te flakte
    dhe nuk zbatoni ligjet minimale te bashkejeteses
    njerezore midis ketyre shqiptareve te kesaj
    shqiperie ketu dhe te kosoves meqe fitoi pavares,
    por shqyeni njeri tjetrin si qente “dingo” ?..

    Reply
  • Evropaiqi eleniqia says:
    September 9, 2023 at 3:37 pm

    Filoeuropiani , po te lexosh me vemendje historine do shikosh(eshte shume e thjeshte) ,qe te gjithe shtetet e tjera te Ballkanit jane ndihmuar nga shtete te tjera ne krijimin e tyre ,sipas interesit te gjeopolitikes se kohes, te cilat cuditerisht vazhdojne ti shkelin syrin njeri tjetrit edhe sot. Ne ishim te fundit, per fat te keq, ne nje moment kur ballkanasit e tjere ishin te konsoliduar dhe ju hap oreksi ne dem te shqiptareve, kush e kush te zgjeronte territoret ne favor te tij. Ne u gjendem pa aleanca te rendesishme, dhe ky eshte faji i personazheve intelektuale te kohes, si dhe percarja fetare ,fryrja dhe nxitja e saj nga ana e gjitoneve tane “te dashur ” , mungesa e kurajos nacionale dhe ndergjegjesimi per numrin tone te larte ne gadishull ne raport me “kombet ” e tjera. Shqipfolesi kane qene gjithmone popullsia dominuese ne Ballkan ,….dhe ja si u katandisem sot te talle bythen nje shtet me DNA shqipfolese me nje bastardin tone si Beleri

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 9, 2023 at 3:40 pm

    thjesht eshte zvogeluar siperfaqja e mutit te verdhe. hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 9, 2023 at 3:43 pm

    se e ngaterrova; eshte zvogeluar siperfaqja e verdhe e arit shqiptaro-pellazgo-iliro-dalmato-epiriot….hahahaaaaahaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Reply
  • Drini i Bardhe says:
    September 9, 2023 at 3:55 pm

    Ne emer te se Vertetes mbi Popullin Shqiptar, botoni ju ore amatore dhe te paditur::

    https://it.m.wikipedia.org/wiki/File:Ethnic_map_of_Balkans_-_german_1876.jpg

    harte e Johann Samuel Heinrich Kiepert
    “The Bulgarians in their historical, ethnographical and political frontiers”
    English: Ethnic map of Balkans 1876 –

    Pastaj: ……

    https://i.pinimg.com/originals/65/e3/78/65e378c605a33a2a231d0e4e38717dea.jpg

    About this Item
    Title
    Die Völker des Donauraumes und der Balkanhalbinsel
    Names
    Prussia (Germany). Landesaufnahme. Kartogr. Abteilung.
    Germany. Heer. Abteilung für Kriegskarten- und Vermessungswesen.
    Created / Published
    Berlin, Generalstab des Heeres, Abteilung für Kreigskarten u. Vermessungswesen, 1940.
    Headings
    – Ethnology–Balkan Peninsula–Maps
    – Balkan Peninsula–Maps
    – Balkan Peninsula
    Notes
    – Upper lefthand corner of sheet: Nur für den Dienstgebrauch!
    – Upper righthand corner of sheet: Ausgabe vom 16.3.40.
    – Available also through the Library of Congress Web site as a raster image.
    Medium
    1 map : col. ; 56 x 46 cm.
    Call Number/Physical Location
    G6801.E1 1940 .P7
    Repository
    Library of Congress Geography and Map Division Washington, D.C. 20540-4650 USA dcu
    Digital Id
    http://hdl.loc.gov/loc.gmd/g6801e.ct002088
    Library of Congress Control Number
    2007627467
    Online Format
    image
    LCCN Permalink
    https://lccn.loc.gov/2007627467
    Additional Metadata Formats
    MARCXML Record
    MODS Record
    Dublin Core Record
    IIIF Presentation Manifest
    Manifest (JSON/LD)

    …Ende….:
    https://archive.org/details/dr_ethnographic-map-of-the-balkan-peninsula-scale-1-6000000-published-at-6809049
    Ethnographic map of the Balkan Peninsula. Scale 1: 6,000,000. (Published at the office of “The Times,” London, 1900).
    by Andree, Richard; Times (London, England)

    Publication date 1900
    Topics Ethnography, Nationality, Race
    Publisher The Office of The Times, London

    1895 Ethnographic map of the Balkan Peninsula
    1895 Ethnographic map of the Balkan Peninsula

    https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/2/26/CarlSaxET1877.jpg

    http://www.davidrumsey.com/maps1150644-31739.html

    https://www.davidrumsey.com/luna/servlet/detail/RUMSEY~8~1~31739~1150644:Ethnographic-map-of-the-Balkan-Peni

    Reply
  • Drini i Bardhe says:
    September 9, 2023 at 4:08 pm

    Rajoni i Puglia-s dhe Salenton na dilka “shqiptar”… HahhaaHhhaaaAaaahhaaaa..

    Budallallek me brire!

    Ne Puglia-n jugore (saç rrok kjo harte fallse) na kishte vetem e vetem nje qyteze ne veriperendim te Taranto-s… ,keshtuqe ngjyrimi me te verdhe i gjithe bregdetit Puglie-z paraqet ne mqnyre qesharake nje realitet etnik te rreme dhe te rrezikshem: dikush nga ambasada Italiane ne Tirane apo dikush tjeter do te mund t’ju kallezoje ne Prokurori per shpifje me nje harte te tille dhe si nje pretendim territorial perkundrejt Italise permes perhapjes se te dhenave te pasakta: ne Puglia nuka ka patur vendbanim Arberesh perveç se Shen Marcanit (San Marzano)!”!!

    Prandaj korrigjoni kete harte se jeni bere qesharak!!!

    Reply
  • Drini i Bardhe says:
    September 9, 2023 at 4:13 pm

    https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Carte_ethnographique_de_l%27Albanie_-_1913.jpg

    Reply
  • Drini i Bardhe says:
    September 9, 2023 at 4:14 pm

    Botoni gjera serioze dhe autentike!!

    Reply
  • Ora says:
    September 9, 2023 at 5:41 pm

    Ne 1937 deri 1944 harta e shqiperise ishte e plote .I talia dhe Gjermania i bashkoi trojet shqiptare Çameri dhe Kosove. Me kapitullimin e Gjermanise Shqiperia u be plaçke tregu per vendet europiane qe fituan luften… atehere u copetua seriozisht Shqiperia ne 1945 u aneksuan trojet shqiptare Kosove e Matobi dhe Çameri… Po Turku ishte pushtues per 500 vjet por jo vetem i Shqiperise por i gjithe Ballkanit. Por pse nuk u perçane dhe nuk u bene myslimane Bullgaret , Rumunet , Serbet ,Sllovenet ,Kroatet ,Greket..e tjere por vetem shqiptaret , Turqia nuk kufizohej nga Shqiperia por nga Greqia e tjer por Greket nuk ndryshuan fe , pse shqiptaret ndryshuan apo ne na donin shume .. o pika qe nuk ju bie. NE nuk duam , ne kemi zili , shajme njeri tjetrin .Shiko sot Kosoven e Shqiperine ….sa mire shkojne si dy kunata te keqija.

    Reply
  • demo says:
    September 9, 2023 at 7:02 pm

    O budallenj!
    Perandorine Osmane e kane bashkeqeverisur Greket.
    Popujt e krishtere te Perandorise administroheshin nga Patriku i Stambollit,i cili ishte veshi dhe syri i sulltanit.Shihni raportin per Patriarkanen te shejtan Kozmait ne sherbim te pushtuesit turk,duke vleresuar realisht pushtetin turk ne greqizimin e Ballkanit.
    Ne perandorine Byzantine,qe greket e sotem e quajne te tyren,kurre nuk e kane pasur kete Avantazh.
    Prifterinjte greke dhe shkollat greke paguheshin nga qeverria osmane,
    Shkolla ne gjuhen shqipe ishin te ndaluar ne perandorine Turko-Greke,,Edhe pse gjuha shqipe rezulton e shkruar nga Pal Engjelli qe ne 1462,,Edhe pse Libri i pare i botuar ne Vatikan rezulton ne vitin 1555,,Edhe pse Vatikani ka ngrituar dhe financuar shkolla shqipe qe ne Mesjete,prape seprape,,Pushteti turko-grek i ka mbyllur ato.
    Shejtan kozmai kur mbrriti ne Voskopoje ne 1774,i predikonte Vlleheve:Zoti kur flet me besimteret flet ne gjuhen greke,kur mallkon djallin e mallkon ne gjuhen vllahe.
    Perse duhet te respektojne ne kishat e tyre nje antishqiptar dhe antivllah?

    Reply
  • intelektuali says:
    September 9, 2023 at 7:12 pm

    Une per vete them qe duhet ta shikojme tironcin seriozisht kur deklaron ne dacibaot e tij se shqyptaret jane populli me i madh ne Evrope, mirpo kjo teze bie ndesh me fanatiket e Enverit kur thone se Diktatori i mori shqyptaret gjysem meleon nga Ahmet Zogu dhe i coi ne tre meleon ne Dimrin e Vetmise se Madhe te Partise se Punes duke i ushqyer me kallamoq qe i bente burrat si bomba sexi qe mendonin vetem si t’ja shperblenin kete te mire Partise me bebe dhe femije,

    atehere:

    Si ta mesojme te verteten per Shqypnine dhe shqyptaret?

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    September 9, 2023 at 8:00 pm

    Intelektual thot se shqiptaret ken pushtuar Greqin dhe itali dhe ken mesyer edhe Angline.
    Sipas historise dyndjet nga lindja drejte perendimin ka pasur gjithmon, bile ne Itali dhe ne disa vente te evropes ata ngriten edhe principatat e tyre, pore asnje grupim i till nuk ka mbijetuar perkumndrazi sipas historise ata jen asimiluar tersishte.
    Keshtu po ndodhe edhe me Shqiptare.Sado ne numer te jen ne Greqi apo vendet e tjera te gjith ata do te asimilohen dhe asnjeri nuk do ti rezistoi qe te ruaj gjuhen e vet.Kjo po ndodhe qe tani dhe deshmi e kesaj jene ardhjet previzore te emigranteve ku femijte e tyre pjesa me madhe kane ndryshuar gjuhen ! Pra asimilimi i shqiptarve ne Evrope eshte i pa ndalshem !

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 9, 2023 at 8:45 pm

    Ore po ky thuthuqi Saliut,Paloqja ca ka me Kombetaren qe fut ndarjet politike.O thuthuq,Kombetarja bashkon te majte dhe te djathte pervec idioteve e bastardeve si puna jote.U bone ti trap me bo politike edhe me kombetaren,thuthuq muti.

    Reply
  • Gjergji says:
    September 9, 2023 at 10:25 pm

    Çfarë gallatë!
    Roland është emër i lashtë kelt kurse Qafokn(ë shqip) është dikush që mban shtrembër qafën.
    Asnjë të dhënë nuk jep për origjinën,krahinën,fenë,emri Roland Qafoku.
    Shqiptarët kanë qenë ashtu siç shumica jonë i thonë,të shumtë në trojet e tyre në Ballkan por për fat të keq nuk kishin dëshirë të formonin struktura shoqërore të organizuara,nuk donin të krijonin qytete,nuk donin ligje madje mburren edhe sot me ca rregullore sjelljeje që quhen kanune dhe që janë paraligje po jo ligje,nuk ka çfarë u duhet as sot shteti sepse hallet i zgjidhin mbi baza fisnore e krahinore,nuk e njohin autoritetin e Gjykatës,gjyqtarët i blejnë dhe ligjin e bëjnë me forcën e tyre( kur kujtohet ndonjëherë në sa Lali Eri t’u prishë shtëpitë,rrinë si muti në shi dhe bëjnë be se do vdesin për atë shtëpi, por pa bërë askush asgjë).
    Shqiptarët nuk e kanë respektuar kurrë pronën,mallin e përkatësinë e tjetrit.
    Mburremi se kanë qenë luftëtarë që nga koha e ilirëve që ishin barbarë,te Dhimitër Rrëza që e mori mbreti i Napolit për stratiot dhe që u ngul atje me fisin e tij kurse ne sot pretendojmë,si tonin, edhe territorin italian madje.
    Duke përfunduar te ditari i oficerit gjerman për luftëtarët e batalionit SS “Skanderbeg” gjatë WWII.
    Shqiptarët nuk donin të shkruanin gjuhën e tyre,nuk donin libra e shkrime,nuk donin institucione,ndërtesa,vepra arti etj.
    Edhe sot tallet në Shqipëri njeriu i dijes e kulturës ,ndërsa vrasësit më të madh në çdo qytet i flasim
    ” o vëlla”…
    Shqiptarët donin vetëm të iknin nga sytë këmbët nëpër botë,të nënshtroheshin ndaj kujtdo dhe të merrnin emrin,zakonet dhe fenë e të tjerëve.
    Vriteshin mes vedi kot fare por në huajve u lëpinin çizmet.
    Ishin aq të ndryshëm nga pjesa tjetër e njerëzisë sa edhe sot kur dikush takon një shqiptar të kulturuar pyet në mënyrë profane
    ” shqiptar ti!!!???”
    Pra ,duhet të jetë pak e sikletshme të mburresh më këtë prejardhje ,apo jo Qafoku??
    E vërteta është më e rëndësishme sesa patriotizmi sepse ky i fundit jo rrallë bazohet mbi mashtrime.
    Grekët në Himarë ,ky është problemi….
    Më duket problem i stisur,që sifoqoftë nuk më ndikon shumë sepse p.sh. Pirro Dhimës në Tiranë kur ishte çunak ,shokët i thërrisnin ” greku”,kur shkoi në Greqi dhe u bë kampion( kjo ishte padrejtësi,sepse atë kampion e krijoi Shqipëria),shokët e tij të fëmijërisë thoshin se është nga Progonati!???Lëmsh pra….
    Ky lëmsh le të zgjidhet nga ata që duhet t’a zgjidhin por jo nga spekullantë mediatikë që për të dalë “burra të mirë” na çanë kokën me ca fshatarë gdhënj nga Bregdeti.
    A vjen greku të pushtojë Himarën!?
    Qafok,shëno edhe emrin tim për luftë..
    Ama dëngla mos na lëshoni.
    Jemi ata që jemi!

    Reply
  • demo says:
    September 9, 2023 at 11:16 pm

    E kane lene shtetin pa arme keta ere!
    Shteti me i armatosur ne Ballkan,,sot eshte si fiset e Amazones me heshta me shkopinj.
    Berisha i shiti.i dogji armet,kybarsaletaxhiu nuk ka ushtri fare.
    Ka satelite,booom turistik,30 ministresha,kulla 200 metroshe,por nuk ka nje qen,largqofte ndonje termet tjeter. Shteti ketij eshte lakuriq me duar ne xhepa.
    Kufijte na i mbron Greqia,mos hyn Fredi Belleri me 5 vorioepirote.
    Na dalte per hajer gallata,,ishalleh nuk i shkon mendja bellerit te thyeje burgun.

    Reply
  • chess player says:
    September 10, 2023 at 12:44 am

    Pa dashur te fyej njeri ky eshte nje artikull per te derdhur lotë dhe per te bere patriotin qe nga Qafoku dhe ca komentues me lart.
    .
    Jane disa PIKETA me te sakta qe gjenden kollaj ne libra dhe enciklopedi serioze dhe do te permendja shperndarjen e shqiptareve fill pas pushtimit turk dhe ne kohen e revolucjonit pseudo grek ne 1821 ku 90% te tij e realizuan shqiptaret e krishtere kunder shqiptaro-turqve myslymane.
    .
    Zoti Qafok ! dhe shpura juaj mediatike;
    .
    Ku ishit ju ne kohen kur shtrigu Viqidolit e futi vendin ne Konferncen Islamike duke sfiduar parlamentin dhe nje referendum te domosdoshem..qe coi uje ne NACERTANIEN & MEGALIDHENE se shqiptaret jane myslymane te ardhur ?
    .
    Ku ishit ju ne kohen kur shtrigu Viqidolit nga te Perkohshem e beri tePerjetshem kolonelin Janullatos..Ne kete pike pse NJERIU ME I NDRITUR SHQIPFOLES FAN NOLI jo vetem qe eshte lene ne hije por I hoqet dhe AUTOQEFALINE E TIJ TE FILLUAR NE AMERIKE NE 1908 kur Shqiperia ishte akoma ne Callmen Turke
    .
    Ku ishit ju ne kohen kur shtrigu Viqidolit ( perfshire dhe EDI RAMORTJET E PS pa perjashtim) kane ngritur varrezat e grekeve te vrare egzakt sipas VIJES IMAGJINARE TE VORIO-EPIRIT)..
    .
    Ku jeni ju qe per 25 vjet qe vazhdoni te ngrini sumen perpjete te sheshi I Shenjtorit Gjergj Kastrioti ne festa hashurres..( ok merrni me qira nje stadium dhe ngrini sumen atje)..
    Paranteza nr1;
    Spanja disa shekuj ka qene e pushtuar dhe e kthyer mbi 90% myslymane dhe arriti te vendose identitetin kristian pas 500 vitesh..pse nuk e beme dhe ne ??
    .
    Paranteza nr 2
    Zvoglimi 5 fish I shqiptareve nekohen qe thote QARAMANI QAFOK kishte dy shtylla kryesore…1.Nje shumice e konsiderueshme shqiptaresh autoktone u lidhen fort me pushtuesin turk dhe kur erdhi koha qe Turqia Myslymane te ndahej nga Fuqite e Medha si humbese nuk duhet te tregoheshin me Turq se Turqit si po tregohen sot me amerikane se amerikanet apo me europjane se europjanet kur keto te fundit nuk njohin MIQESI POR INTERESA..Ramberishbashmetat jene me poshte se Valinjte ne vilajetet e kohes se PORTES LARTE TE STAMBOLLIT me te vetmin ndryshim se kjo e fundit ndodhet ne Washington dhe me pak ne Bruksel..
    .
    Fshij lotet QAFOK QARAMANI dhe shiko se “Shqiperise Gjore”
    po I hiqet komplet boja e verdhe se si po shkojne punet
    shqipfolesit po kthehen emigrante ne vendin e tyre.
    .qofsha I gabuar

    .

    Reply
  • durrsaku says:
    September 10, 2023 at 4:48 am

    Gjergji,ti vjen e na mburresh ketu ne token tone se je grek apo si ta kuptojme kete qe ti shkruan per shqiptaret ?! Apo mos teduket vetja si nje jasht tokesor qe po vuan ne Shqiperi sepse emrin shqiptar me sa duket as nuk e pelqen por as nuk e meriton.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    September 10, 2023 at 5:09 am

    Me sa shoh edhe ne keto komente jane gjithmone po te njejtet komentues ! Nuk mund te them qe jane njerez te pashkolle por mund te them me bindje qe keta komentues nuk jane ajka e Shqiperise. Si eshte e mundur qe ne keto komente nuk shoh asnje historian qe te flase me siguri per keto gjera por vetem komentues politike ose injorante te historise qe flasin si patriote sepse kane lexuar 2-3 libra. Pse nuk shoh qe asnje nga keta komentues qe kerkojne ti japin mend te tjereve vetem ne anonimitet te ngrihet te krijoje nje parti e te marre (si njerez te mençur qe jane)fatet e popullit ne dore.

    Reply
  • Romeo says:
    September 10, 2023 at 8:10 am

    Nuk kam asnjë koment konkurrues me tuajin z.Roland veç më kujtohen vargjet e famshëme të të madhit poet kombëtar At Gjergj Fishta,bashkëkohës asaj harte:
    …Moj Evropë moj KURVA e motit,
    I ke ra mohit besës së Zotit…
    Proverbiale e gjithnjë aktuale dhe historikisht Franca kuplaraja e sajë

    Reply
  • Spak says:
    September 10, 2023 at 9:29 am

    Pune te mbare Z. Qafoku si historian! Por kisha disa shtesa dhe ti duhet te jesh me i thelluar! Ku jane dhe ku kane jetuar Vllehet qe mund te kene qene me shume se Shqiptaret apo dhe disa te tjere Komba ne Gadishullin Ilirik! Ashtu si Gabelet kane qene edhe Shqiptaret apo vllehet! Shqiptaret mbijetuan neper malet tona dhe ne disa qytete ku u ndruan ne Turq! Disa Orthodokse shtuan ne fund te mbimrit te tyre -llari- per te treguar se ishin me Turqine por nuk ndruan fene! Psh nga mbiemri Rakipi e bene Rakipllari! Historia eshte shkence ,jo egzakte,por nuk duhet perdorur si histori ne vetevete! jemi shqiptare por te dhjere! Krahasoni jeten e Shqiptareve ne Mal te zi,jeten ekonomike e kam fjalen, apo te Cameve ne Greqi! etj! Mentalitetin e tyre dhe pse na ndoqi fati i keq qe ngelem me Zogun,Enverin apo Saliun,spiunin e fqjinjeve tane qe per pak na gllaberuan dhe do te kishin bere mire me kete klase politike qe ka qene ne qeverite tona! E njejta politike me gjuhen tone mijera vjecare! Dhe cfare pastaj! Cfare fiton Shqiptari i shkrete pensionist! Pa folur per mentalitetin tone primitiv mesjetar! Megjithate urime Z. Qafoku!

    Reply
  • Turku says:
    September 11, 2023 at 7:44 am

    Elbasani me te kuqe hhaaaaaa i kane bere Turq!

    Reply
  • Artan Gjeli says:
    September 11, 2023 at 8:37 am

    Që ja keni futur kot me këtë hartë që keni publikuar, sepse po të qe vërtetë vetë rusët kanë publikuar një hartë të 1900 ku dominonin shqipëtarët pothuajse në të gjithë ballkanin. Është vërtetuar tashmë se edhe para 2 mijo apo 3 mijë vitesh nuk ka patur fare grekë, serë jo që jo. Ndaj nuk kuptoj këto shtembërime me dashje. Më vjen mirë kur lexova disa komente shumë objektive lidhur me ”historinë” dhe ”kulturën” e kombit tonë që për hir të së vërtetës ka qënë dhe është lesh e li. Pakt kjo për faj të politikave sipas kohrave dhe ca më keq akoma për faj ntë vetë shqipëtarëve.

    Reply
  • Detari says:
    September 11, 2023 at 9:00 am

    fajin ja u ka islami. ju vazhdoni dunbabin turk me xhami serbe jeni me fat se per interesat italo-gjermane do ishit ne anadoll.

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2023 at 9:36 am

    O Ches!Ashtu si thua ti qe ne fjaline e pare ,ky Qafoku luan shejtanin e paditur,sikur nuk e njeh Kongresin e Berlinit,Luftrat ruso-turke,Lidhjen e Prizrenit,Luften Ballkanike,qe e katandisen Kaposhin ne thele.
    Kalova shumicen e jetes ne ate diktaturen:KETA BEJNE SIKUR PUNOJNE,SHTETI BEN SIKUR
    PAGUAN,ti me kujton Format e edukimit,kur i drejtonte I deleguari Komitetit Partise,shoku Agim,me Ato pika Plani,,Paranteza,Postulate,,kurse Shoku Teme me kujton Format e Edukimit ne Sallen e Edukimit te Repartit qe drejtonte Komisar Dalipi me ato pika plani qe shprehnin llogjiken e shendoshe,te vendosur rrevolucionare te PPSH,kunder deviacioneve mikroborgjeze.
    Tani pas 40 vjetesh edhe une kam ndryshuar bindjen.Tani mendoj se e ardhmja e Shqiprise eshte Pashprese,.Ja besuam Ndertimin e Kapitalizmit,shokeve me te mire te Komitetit Qendroor te Partise,Mjekeve me te devotshem te anetareve me te Larte te udheheqjes se Partise dhe te shtetit,,Ekonomisteve me te zote dhe me te shkolluar te Ekonomise dhe Instituteve Marx-Len. dhe cfare ndodhi?Dualle te gjithe Hajdute e Rrumpallaxhij,kriminele dhe rrufjane.
    Shoku mjek Berisha besnik i vendosur i PPSH,dolli nje rrufjan hajdut,kriminel,tradhetar jo vetem i vijes Partise,por edhe i kufijve te Atdheut,.fatos Nano ,bir i Partise,djali mbrojtesit te vendosur te vijes Partise ne Art e Kulture,Thanas Nanos,,dolli nje dembel,pijanec,tolerant,frikacak,qe nuk mbronte dot veten,jo te mbronte shtetin.
    Edi Rama,djali Anetarit te Presidiumit te Kuvendeit Popullor,Kristaq Rama,i vendosur per te goditur gjer ne vdekje armikun e kllases,,dolli nje hajdut ,,me atlete me brekushe,qe nuk la pasuri mbi toke,nen toke,mbi det,nen det pa vjedhur e pa SHITUR.
    iLIR Beqja,djali i kryedukatorit KryeMoralistit te Komitetit Qendror,Hamid Beqja,nuk la carcaf,batanije,klluf jasteku,laboratore,gershere kirurgjie,salla operacioni,pa vjedhur,,Edhe Analizat e Shurres ja vodhi qytetareve,.
    Perfundimisht nuk behet o Chess.
    Ramiz Alia,,para se te dergonte popullin ham hum neper ambasada ,neper anije,,duhet te mbushte anijet me familjet e tre brezave te bllokut dhe ti degdiste andej nga shkon e nuk kthehesh,,nga po i dergon anglia,,
    Populloi thjeshte bente forma edukimi mesimet e Partise.,,Blloku bente forma edukimi mesimet e al Kapones!

    Reply
  • LEON says:
    September 11, 2023 at 9:54 am

    Agjenti me pseudonimin Detari,futi ne kiurth armikun grekoman Fredi Belleri,mu ne Veranden e Lokalit te tij ne Himare,.Ja shiti peshkun si njgjalat e Ilir Metes,me ta futme.
    Agjenti Detari,te pergezoj per aktin patriotik!

    Reply
  • Gjergji1444 says:
    September 11, 2023 at 10:06 am

    @Detari
    Do ishte me mire per gjithe te ishit ne anadoll, tek ato qe i keni deshte.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 11, 2023 at 10:25 am

    Lete haapur apo e mbyllur kryeredaktorit Fisnik Adrian Thano.
    Une i ashtuquajturi Medi Belortaja, nje nga miqte e vjeter te EEdi Rames edhe Sali Berishes, perjashtuar like floririt edhe monika pidhemadhit, kerkoj publikisht qe armiku im i komenteve i ppatedrejte i nicknemuri demo, te perjashtohet nga komentuesit e gazetes dita online. ose per ndryshe do bej ate qe nuk thuet

    Reply
  • intelektuali says:
    September 11, 2023 at 11:54 am

    Liu Selenica:

    Me behet qefi qe nuk e ke harruar intelektualin ne oponencen qe i ben ne kete forum interesant me dhe debat diskutimi qe nuk shterron kurre sidomos kur vjen fjala per patriotizem enverist kunder Armikut te Jashtem dhe kjo obligon intelektualin si Armiku i Kllases i te gjithe enveristeve te Botes te postoje repliken e tij me pyetjen qe vijon:

    BOTA KA PUSHTUAR SHQYPTARET, APO SHQYPTARET KANE PUSHTUAR BOTEN?

    sepse:

    Po te numerojme Belerin dhe ithtaret e tij ne Himare dhe t’i krahasojme me emigrantet e Enverit dhe pinjolleve te Bllokut komunist ne pushtet te perhapur kudo ne Bote, jo vetem ne Greqi, Itali, Gjermani, Belgjike, Hollande, Angli, SHBA e Kanada etj, por Kapiteni shqyptar Kuk, Tom Doshi i ka zbuluar shqyptaret edhe ne Australi midis aborigeneve bythzinj,

    atehere:

    PSE ROLAND QAFOKU TREGON NJE PALO HARTE ME PLOT VISE SHQYPTARE TE VITIT 1900 KUR SOT SHQYPTARET KANE PUSHTUAT BOTEN SI KURRE ME PARE NE HISTORI?

    Ti o Liu e pranon kete llogjike elementare, por kundershton tezen e intelektualit me asimilimin apo “gelltitjen” qe i bejne shqyptareve popujt e orgjinies vendore qe une mendoj se nuk eshte e drejte historikisht dhe krejt e padrejte aktualisht: Po te ishte keshtu hindianet e Amerikes do te kishin gelltitur evropianet dhe sot ka qytete ne Belgjike e Gjermani qe duken sikur te jene ne kerrthize te Anadollit, pranda mbetet te pyesim Edi Ramen qe ka shpallur Belerin si te LIGEN me te madhe te Shqypnise:

    PSE SHQYPTARET ASIMILOHEN KAQ SHPEJT NGA POPUJT VENDORE KU SHKOJNE TE SHPETOJNE KOKEN DHE FAMILJET, E HARROJNE NE CAST PATRIOTIZMIN ENVERIST DHE KREJT NE DALLIM NGA POPUJT E TJERE?

    Reply
  • Aldrin says:
    September 11, 2023 at 1:38 pm

    deno, vete e pranon qe nuk ruhet kopeja nga ujqerit me cakalle. Ke te drejte kur thua qe Ramis Alia duhej te mbushte kamionet dhe ti degdiste bllokmenet.
    Kete beri Enver Hoxha, degdisi larot, ballot, kurvat dhe tradhetaret, dhe beri shtet.
    Po ja qe nuk ju pelqen. Therrisni: Diktature!
    Ndersa ketyre larove e bllokmeneve te Partise se Punes, ju hoqet Xhaxhin, i ofruat per Lider Zogun dhe Mitatin, dhe e katandiset Shqiperine ne shkaterrim. Nuk behet me teorite balliste o demo, as me ballistet e vjeter, dhe as me ata te rinj.
    Dhe, vete e bete kete ndyresi, tani jua paska fajin prape Partia e Punes
    Partia e Punes ishte Parti e Punes sa ishte Enver Hoxha gjalle.
    Per te tjeret, mos e zini ne goje, se e bete ju Parti te qefit. Tani ju vjen inat qe u kthyet prape ne sherbetore historike te se keqes. Ashtu eshte e verteta Balliste injorante historike. Copa kellirash

    Reply
  • bashkimi për drejtësi says:
    September 11, 2023 at 1:50 pm

    Shqiptarët janë popull inteligjent, trima dhe të vyer prandaj të gjithë ata që na njohin na u sulen që të na zhdukin si Izraelitët. Ketë e bënë Roma, Bizanti, Bullgarët Turqit sllavet dhe komunistët rus dhe pasardhësit e Leninit duke ne e sjell të gjitha të këqijat midis nesh dhe për atë jemi të ndarë në fe dhe lokalizme dhe bajraktarësh që të mos mund të bashkohemi si komb dhe shtet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?