Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hasani: Do hapim ambasadë në Indi, Indonezi e Kenia, edhe për të tërhequr punonjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Hasani: Do hapim ambasadë në Indi, Indonezi e Kenia, edhe për të tërhequr punonjës
Lajmi i funditPolitike

Hasani: Do hapim ambasadë në Indi, Indonezi e Kenia, edhe për të tërhequr punonjës

Published: August 29, 2024
Shpërndaje

Ligj i ri për shërbimin diplomatik dhe strukturë e posaçme për shqiptarët e rajonit. Këto janë pikat kyçe që janë diskutuar në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”, të cilat u njoftuan sot nga ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë për mediat.

“Shqipëria është e angazhuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe iniciativa që janë realizuar me sukses. Gjatë 3 ditëve të konferencës diskutuam për zhvillimet e brendshme për shërbimin diplomatik. Po përgatisim ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe strukturë të re për shërbimin e jashtëm dhe një drejtori që do të merret ekskluzivisht me shqiptarët që janë në rajon dhe me hartën nëpër botë”.

Ai tha se së shpejti shërbimi diplomatik do të zgjerohet në Indi, Kenia dhe Indonezi.

- Publicitet -
“Jemi të mirëpërfaqësuar në kontinentin europian por kishim boshllëqe që duam ti mbushim sa më shpejt dhe sa më shpejt do hapim ambasadë në Indi, Indonezi dhe Kenia. Jemi në proces verifikimi të vendeve ku duhet të jemi të pranishëm. Të gjithë këto bëjnë të mundur që të kërkojmë më shumë nga vetja dhe në mënyrë progresive. Vendosëm piketa për punë tonë në periudhën e 12 muajve të ardhshëm dhe në vazhdim dhe angazhime të tilla do të jenë pjesë e rutinës së punës dhe të njëtrajtshme çdo vit”.

Hapja e ambasadës shqiptare në Indonezi, Indi e Kenia do të shërbejë edhe për punësimin e tyre në vendin tonë.

Ministri i Jashtëm nuk dha shifra konkrete sesa interes kanë këto vende për të punuar në Shqipëri, por tha se vendi ynë duhet të përgatitet që të mirëpresë shumë të huaj, jo vetëm për turizëm, por edhe për të punuar. Në konferencën me gazetarë ai tha se ka potencial shumë të madh ekonomik, pune dhe bashkëpunimi me këto vende.

“Në vazhdim të bisedave zyrtare me kolegët nga Prishtina një nga temat ka qenë edhe përfaqësimi i Shqipërisë dhe Kosovës nëpër botë dhe kemi rënë dakord që Kosova të hapte ambasadë në Malajazi dhe Shqipëria në Indonezi, që të mbulojmë në mënyrë sa më të mirë vendet e hapësirës së Paqësorit, ku ka potencial shumë të madh ekonomik, pune e bashkëpunimi. Po shohim mundësitë që të lehtësojmë angazhimin e personave që shohin si mundësi edhe Shqipërinë jo vetëm për turizëm, por edhe për punë. Shqipëria e shqiptarët duhet të mendojnë që ne nuk jemi më vend i emigrantëve, por do të mirëpresim shumë të huaj që do t’i bashkohen përpjekjeve tona për të përmirësuar dhe për të punuar në realitetet ku jemi”.

I pyetur për përfaqësimin e Kosovës në këtë konferencë Hasani u përgjigj:

“Në rastin e Kosovës kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe kjo drejtori do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për sfidat dhe rrugëtimin që kanë marrë përsipër. Prishtina ka qenë e ftuar ne i kemi pritur për fat të keq të fundpushimeve dhe një situate shëndetësore, përfaqësimi nuk ishte ai që pritej. Por do të takoj ministren Gërvalla për të diskutuar çështjet që kemi pasur në agjendën tonë”.

Ai përsëriti deklaratat e kryeministrit Rama për samitin e NATO-s 2027 që do të organizohet në Tiranë.“Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në aleancën e Atlantikut të Veriut. Në 2025 është mbledhja e komitet politik europian”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    August 29, 2024 at 10:33 am

    Hapni ambasade ne KeniaZanzibari,per qylere qe marrin rroga stratosferike dhe s`bejne asnje pune. Kujt po i rruhet per Shqiprine? sillni majmune,zezake afrikane ketu qe te shoqerohet Gorilla Rama.
    a e shpopulluat kete vend?Tani mbusheni me plerat e botes.

    Reply
    • pilo Lala says:
      August 29, 2024 at 12:24 pm

      Ai shtet qe fillon terheq emigrante per ti punesuar, ka arritur nivel me te larte.
      Ne vitin 1990 Greia filloi te merrte emigrante, kishte nje bum , lulezoi, u pasurua.
      Kamarjeret Shqiptare fluturonin ne resorte e pubet greke.
      Turiste nga Anglia, Gjermania, Suedia, u sulen ne Greqi.
      Katari, Arabia Saudite, Dubai funksionojne me emigrante, ja ku jane.
      Kur ta kuptosh cfare impakti ekonomik ka emigranti, eshte vone, se je brumosur me idealet e shokut Enver.
      Emigranti nxjerr para per pronarin, kursen edhe per familjen e tij.
      Kursimet e emigranteve Shqiptar ne Greqi ishin me te larta disa here se te Grekeve dembel.

      Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    August 29, 2024 at 10:37 am

    Juve nuk e dini dhe nuk e pranoni se ne cfare niveli kulturor,arsimor,diplomatik dhe gjuhesor jane shumica e te ashtuquajturve diplomate jashte shtetit.

    Reply
    • pilo Lala says:
      August 29, 2024 at 1:25 pm

      Jo , nuk e dime, por une jam i sigurt per nje gje, jane 100 here me te mire se ata 10 vjet mepare qe kishte emeruar Sali Berisha.

      Reply
  • Toni says:
    August 29, 2024 at 10:43 am

    Kete qe po i bejne keta Shqiperise, nuk do t’ja kishte bere edhe hasmi me i madh! Te shkretet ata qe dhane jeten per kete vend, gjaku i tyre u be uje. Per nje grusht para te pista, keta shesin nene e babe, e jo me atdheun. Shtetet me popullsi hegjemone te bardhe jane hale ne sy per Sorros, Schwab e co., pasi mbaruan pune me Europen perendimore, i jane leshuar tani si kucedra lindjes dhe Ballkanit. Po mire te na behet, kur ne nuk mbushim rruget dhe sheshet dhe ti shplajme ne det keta funderrina bashke me pseudo opoziten, qe paguhet nga te njejtet padrone dhe merret me mustaqet e celos sa per te na hedhur hi syve.

    Reply
  • Artan says:
    August 29, 2024 at 11:21 am

    Eh,mor Toni,kur them.une duhet veprim,se keshtu per zemerate interneti nuk e rruan njeri.Ne fakt ata e dine qe e kane mpire nervin e reagimit edhe te popuj te tjere,le me pastaj te shqipot,per te cilet tregojne nje histori me Harri Fullcin.Pse nuk hapin nje ambasade edhe ne Nigeri,se ata shquhen per punetore te medhenj … ne internet.Pse nuk merr ky palloshi edhe jevgjit e Amerikes,se ata e qajne punen.

    Reply
  • Humirisfj says:
    August 29, 2024 at 11:49 am

    Ki lajm mo,do te na lere pa fjetur ne shqiltadeve nga gezimi!?

    Reply
  • Labi says:
    August 29, 2024 at 12:56 pm

    Hapni ambasade dhe ke plaka jote mor pjelle e keqe.

    Reply
  • Hafiz aliu says:
    August 29, 2024 at 1:33 pm

    Gjithe bota po I largon indianet, Jane fara me e keqe dhe me dembele

    Reply
  • Pirdho pace dhe pilaf says:
    August 29, 2024 at 5:41 pm

    Po cfare te dish ti o Pirdho shoku i Temes? Ti je akoma ne nivelin e Fermes se Kafsheve, 4 kembe mire. 2 kembe keq. E di qe se kupton dot ca po te them po gjithsesi je pjese e 4 kembshave.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    August 30, 2024 at 1:53 am

    Dhe kur të shikojë turisti, se kush është punonjësi i lokalit, të largohet me të katra. Kështu dhe mundësia për të marrë të ardhura nga turizmi do të marrë fund. Dhe falimentimi i shtetit shqiptar bëhet i sigurt. Këtë i bëri politika e bandave hallëmadhes Shqipëri. Emigracioni shqiptar u bë si hemoragjia e gjakut në trupin e njeriut. Mallkuar ata që e çuan vendin në këtë humnerë thërrasin të rënët nga varret dhe populli që i besoi në këto vite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?