Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Heroi Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Heroi Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste
Histori

Heroi Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste

Published: September 27, 2022
Shpërndaje

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

 

Në mjedisin ku mësoi

- Publicitet -

Nazmi Rushiti ka lindur në vitin 1919 në fshatin Koxhaxhik të Dibrës, fshat ku ndodhet kalaja e Sfetigradit. Si mbaroi shkollën fillore të Kastratit, megjithëse doli shkëlqyeshëm, nuk i vazhdoi menjëherë mësimet, sepse familje e tij ishte e varfër. Nazmiu për t’i ardhur në ndihmë familjes, u fut si shegert në Dibër dhe më pas punoi si kamerier në qytetin e Peshkopisë. Në vitin 1930 mori një bursë, për të vazhduar shkollën në internatin e Kastriotit. Në 1933, mbaroi shkollën e Kastriotit dhe u dërgua në Shkollën Teknike të Tiranës, ndërsa vitin shkollor 1934-1935 e kreu në gjimnazin e Shkodrës. Ambienti i ri shoqëror i gjimnazit, leximi i librave “të ndaluara”, të cilat ia jepte fshehurazi në fashikuj shoku i tij Qemal Stafa, hapen tek Nazmi Rushit mendime të reja, ideale të reja për të cilat ai punoi dhe luftoi deri në fund të jetës. Në vitin 1936, u bë anëtar i grupit komunist të Shkodrës me Qemal Stafa që ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës. Nazmiu ishte një nga veprimtarët më aktiv të grupit komunist të Shkodrës. Grupi i Shkodrës ishte një organizim parapartiak komunist që u formua dhe veproi nga koha e mes luftërave botërore dhe deri në themelimin e Partisë Komuniste në Shqipëri. Nazmi Rushiti u bë shok me Emin Duraku që ishte një nga anëtarët më aktivist të grupit komunist të Shkodrës, së bashku Tom Kolën e Sadik Bekteshin, i cili në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare u bë komisar i batalionit “Perlat Rexhepi” dhe më pas komandant i Br. XXVII S, e cila veproi dhe luftoi edhe në Kosovë.

Në gjyq mbajti qëndrimi burrënor

Në Tiranë Nazmi Rushiti u zbulua nga xhandarmëria si nxënës me “ide të kuqe” dhe e transferojnë në gjimnazin e Shkodrës. Por edhe në qytetin e Shkodrës dhe në gjimnaz gjeti një lëvizje, ku ai u bë dhe një agjitator i zot duke propaganduar idetë komuniste dhe punoi pa u lodhur për demaskimin e regjimit të mbretit Zogut. Për aktivitet antizogist, në janar 1939, arrestohet së bashku me Qemal Stafën dhe dënohet me 4 vjet burg. Me pushtimin fashist në prill 1939 del nga burgu dhe merr pjesë në demonstratat dhe protestat e studentëve dhe të popullit të Tiranës, që kërkonin armë, për të luftuar pushtimin fashist të Shqipërisë në prillin e vitit 1939. Ndërsa më 6 dhjetor 1939, përjashtohet nga shkolla me motivimin si “element turbullues, organizator i demonstratave antifashiste dhe komunist i rrezikshëm”.

Kur e përjashtuan nga shkolla Nazmi Rushiti iu drejtua drejtorit të shkollës me fjalët: “Ti zotni drejtor mund të më përjashtosh nga konvikti e shkolla dhe me anë të padronëve të tu, fashistëve italianë, edhe mund të më burgosësh. Por mendimet dhe fjalët e mija as ti, as padronët e tu s’jini të zot të m’i frenoni, as të m’i ndaloni deri sa në kraharorin tim të mos ketë pushuar frymëmarrja”.

 

Në burgjet e fashizmit

Pushtimi i vendit nga fashizmi italian e tronditi shpirtërisht Nazmi Rushitin, por e bëri dhe më të vendosur për të vazhduar luftën e nisur. Për aktivitet antifashist u përjashtua nga gjimnazi i Shkodrës në dhjetor 1939 së bashku me shokët e tij të luftës Tom Kolën, Emin Durakun, etj., duke u cilësuar si “element turbullues, organizator i demonstratave dhe komunist i rrezikshëm”.

Kuestura italiane e arrestoi Nazmiun dhe për këtë aktivitet të gjerë, në janar 1939, arrestohet, nxirret në gjyq dhe dënohet bashkë me Qemal Stafen, së pari me internim në Mbreshtan të Beratit, pastaj në burgun e Gjirokastrës që gjendej më kalanë e Gjirokastrës, dhe prej andej e dërgojnë në internim në kampin e Ventotenes (ishull në Itali) me motivacionin: “predikues fanatik i doktrinave ekstreme, element turbullues me pikëpamje komuniste”. Nazmi Rushiti do t’u thoshte autoriteteve fashiste: “Ju faleminderit shumë, zoti federal që më dhatë mundësinë të vij (në internim) e ta njoh fashizmin në vendin e vet, mbasi në vendin tim e kisha njohur me kohë”.

 

Fillimi i luftës nga njësite guerile

Nazmi Rushiti në shtator 1941, u kthye nga internimi në Shqipëri ku vazhdoi jetën revolucionare. U bë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare më 8 nëntor 1941. Nazmiu u dërgua në qarkun e Dibrës ku punoi dhe dha një kontribut të madh për krijimin e organizatave të rinisë si në Peshkopi, Maqellarë, Zerqan, Gollobordë, Reç, Sllovë, në qytetin e Dibrës, etj.

Ai mori ishte organizatori dhe pjesë në aksionin e qershorit 1942 tek gurët e Skënderbeut në Bulqizë, në aksionin në përpjekje me karabinierët në malin e Kërçinit, organizoi prerjen e linjave telefonike për disa herë në të gjithë Dibrën.

Nazmi Rushiti së bashku me anëtarë e njësitit gueril të Peshkopisë Dali e Esat Ndreun, Demir Gashin, Xhavit Hatibin, Veli Devën, Ejup Hatibin, Beshir Laçin, Ilmi Çaushollin e të tjerë organizuan më 16 shtator 1942 aksionin në minierën e Bulqizës. Ata pushtuan vendbanimin e punëtorëve italianë, i mblodhën e u shpjeguan qëllimet e LANÇ-it, të disfatës përfundimtare dhe të pashmangshme që u kërcënohej fashistëve nga aksionet e njësiteve guerile. Në fund, ju bëri thirrje të linin punën në minierë dhe të ktheheshin në familejt e tyre në Itali. Ata kënduan me punëtorët këngë revolucionare antifashsite italisht dhe në realitet punëtorët italianë braktisën punën në minierë dhe u kthyen në Itali. Kështu puna për shfrytëzimin e minierës së kromit në Bulqizë pushoi së vepruari. Armët që ju ishin dhënë punëtorëve italianë ju dorëzuan njësitit gueril. Për këtë aksion, komanda e karabinierëve njoftoi kryeministrin, me shkresën nr. 145615 datë 17.09.1942.

Gjithashtu Nazmi Rushiti ishte në krye të aksionit në Bulqizë, të prerjes së linjave telefonike, në aksionin e Qafë-Murrë, në vrasja e kriminelit dhe xhelatit Stavro Jaho, etj. Këto ishin disa nga veprimtaritë e njësit gueril të Dibrës të organizuara dhe të drejtuara me sukses nga Nazmi Rushiti.

 

Aksioni i fundit i heroit

Së bashku me anëtarin e njësitit gueril Demir Gashin dhe me luftëtarë të rezistencës në zonën e Zerqanit, Nazmiu kreu aksionin kundër Stavri Jahos, komandant i Karabinierisë italiane të nënprefekturës së Zerqanit. Ky kishte bërë krime në Pezë, kishte torturuar anëtarë të njësiteve guerile të kapur nga fashistët dhe të dënuar në burgje, ai ishte i dënuar me vdekje nga qendra e rezistencës në Tiranë. Pas aksionin, Nazmiu i penguar nga një oficer armik, ndërroi drejtimin e tërheqjes dhe, pasi kaloi disa mure, nga hedhja pësoi tronditje dhe mbeti pa ndjenja, sepse ai vuante dhe nga zemra. Në aksionin e Zerqanit, duke humbur drejtimin, bie nga një lartësi dhe thyen këmbët. Roje të financës italiane e panë dhe e kapën para se të përmendej. E futën në burg, e torturuan në mënyrën nga më çnjerëzore, edhe pse ishte me të dy këmbët të thyera. U rezistoi torturave në karabinierinë e qarkut Peshkopi, duke mos folur asgjë për shokët e rezistencës.

Në burgun e Peshkopisë fashistët italianë i vazhduan gjatë torturat, duke e rrahur me litarë e duke ia shpuar me shtiza të nxehta trupin. Në gjendjen tepër kritike për jetën ai ju përgjigjej fashistëve italianë se “ne luftën do ta fitojmë, do ta fitojmë që kur kemi kapë armët dhe që kur kemi mësue se nga me i drejtue plumbat”.

Në mezin e natës së 27 shtatorit 1942, kur filli i jetës së tij po këputej, fashistët shkuan për t’i bërë “kurën” tjetër të torturave dhe në vend të përgjigjes së dëshiruar, dëgjuan: “Rroftë Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”! Në këto rrethana, i pushoi zemra përgjithmonë heroit.

 

Nazmi Rushiti u kthyer në simbol

Kështu Nazmi Rushiti u bë dëshmori i parë i LANÇ-it për Dibrën. Për veprën e tij heroike, pas vdekjes, Kuvendi Popullor i RPSH e ka shpallur “Hero të Popullit”. Populli i ka thurur mjaft këngë dhe elegji ku midis të tjerave i ka kënduar: “Nazmi Rushiti djalë me huqe,/ këmishën e zezë ta bën të kuqe”. Për Nazmi Rushitin u ngritën buste, u shkruar dhe një monografi nga Lutfi Hanku, ndërsa Shkolla Prefesionale në Peshkopi mban emrin e tij. Po në qytetin e Peshkopisë është një lagje dhe një rrugë me emrin e tij. Ndërsa një rrugë në Tiranë në njësinë administrative nr. 2 mban emrin Nazmi Rushiti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Antidiplomati says:
    September 27, 2022 at 12:51 pm

    Komunist agjent rus dhe serb!!

    Reply
  • ?+ says:
    September 28, 2022 at 5:48 am

    Antidiplomati vk shok i pseudodiplomatit shaban murati.

    ngatërron lulush sumaçin dhe sali serb gërdecin, padronët e tu antishqiptar me një hero, që për dijenin tënde mund të mos ket parë rus me sy ti thua agjent. ça agjenti do bënte. apo të përshkruante supervarfërinë në kohë të fashizmit.
    ik mor koqe se le nam

    Reply
  • Dibrani says:
    October 5, 2022 at 4:26 pm

    Ti antidiplomat, je nje ndyresire,kelysh e kaluar kelyshit,i ngjizur nga jot eme me serbet me shurren e mengjezit. Zvarranik i kodoshit Sali Berisha morta.

    Reply
  • Sos says:
    October 13, 2022 at 10:51 pm

    LAVDI E PERJETESHME HERONJVE TE
    KOM.BIT TE TE GJITHA KOHERAVE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?
  • “Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump”, BBC reportazh për ngjarjet në vend
  • Mjekësia shqiptare në zi, shuhet neonatologu i njohur Edi Tushe

Komentet e Fundit

  1. Horri i bulevardit on Askush nuk mund të japë atë që nuk e ka
  2. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  3. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  4. 1thundrak on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  5. 1thundrak on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?