Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetim ndaj ish-prokurorit që burgosi Hashim Thaçin, dyshohet për abuzim me pushtetin në hetimet ndaj Trump!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hetim ndaj ish-prokurorit që burgosi Hashim Thaçin, dyshohet për abuzim me pushtetin në hetimet ndaj Trump!
BoteLajmi i fundit

Hetim ndaj ish-prokurorit që burgosi Hashim Thaçin, dyshohet për abuzim me pushtetin në hetimet ndaj Trump!

Published: August 3, 2025
Shpërndaje

Smith, i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland për të hetuar dy çështje kryesore kundër Donald Trump trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe ngjarjet e 6 janarit 2021 është akuzuar se ka përdorur pushtetin për të dëmtuar fushatën e Trump dhe për të favorizuar kandidatin demokrat Joe Biden.

Të dyja rastet janë rrëzuar nga gjykatat pas rikthimit të Trump në presidencë.

Hetimi vjen nga Njësia e Aktit Hatch, ligji që ndalon zyrtarët federalë të përfshihen në aktivitete politike, dhe është konfirmuar nga një email i zbuluar nga The New York Post, i cili vjen nga këshilltari i lartë Charles Baldis.

- Publicitet -

Senatori republikan Tom Cotton, që kërkoi nisjen e hetimit, deklaroi se “askush nuk është mbi ligjin” dhe e konsideroi sjelljen e Smith si “abuzim të pastër me pushtetin”.

Sipas Cotton, Smith ka përshpejtuar hetimet në momente kyçe të fushatës, si kaukuset në Iowa, duke synuar të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve dhe duke kryer “aktivitet elektoral të paligjshëm nga një zyrtar publik”.

Jack Smith nuk ka komentuar ende për hetimin, por më parë ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë të pavarura dhe në përputhje me ligjin.

Ai dha dorëheqjen në janar 2025, pas rikthimit të Trump në detyrë.

Nëse hetimi për shkelje të mundshme ligjore dhe përdorim politik të pushtetit do të përfundojë me ngritjen e aktakuzës ndaj Smith, mund të hapet një kapitull i ri edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lind pyetja nëse prokurorja e përgjithshme Pam Bondi, me urdhër të presidentit Trump, do të kërkojë tërheqjen e prokurorëve specialë amerikanë të përfshirë në çështjen kundër Thaçit, në rast se provohet se Smith ka shkelur procedurat gjatë arrestimit të tij.

Thaçi u arrestua në prag të një vizite të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, ku do të nënshkruhej një marrëveshje historike paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Akuza për motiv politik në këtë arrestim janë përhapur prej kohësh në qarqe politike në Ballkan, por nisja e hetimeve ndaj Smith po i jep këtyre dyshimeve një dimension krejtësisht të ri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?