Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet lidhur me zgjedhjet, lëshohet fletarrest për ish-kandidatin për president në Venezuelë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hetimet lidhur me zgjedhjet, lëshohet fletarrest për ish-kandidatin për president në Venezuelë
AktualitetBote

Hetimet lidhur me zgjedhjet, lëshohet fletarrest për ish-kandidatin për president në Venezuelë

Published: September 3, 2024
Shpërndaje

Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një fletarrestim për ish-kandidatin e opozitës për president, Edmundo Gonzalez. Fletarrestimi është pjesë e një hetimi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në korrik, që partia në pushtet, por edhe opozita, pretendojnë se i kanë fituar.

Fletarrestimi u lëshua me kërkesë të autoriteteve, të cilat e akuzojnë Gonzalezin, ish-diplomat, për një sërë akuzash përfshirë për konspiracion, falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të pushtetit. Kjo lëvizje është e fundit në mesin e masave shtypëse kundër opozitës, pasi një muaj më parë zyrtarët zgjedhorë e shpallën presidentin Nicolas Maduro, fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

Autoritetet thanë se lëshuan fletarrestimin pasi Gonzalez dështoi që tri herë të paraqitej për marrje në pyetje nga prokurorët. Gonzalez, 75 vjeç, nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që nga dita kur u mbajtën zgjedhjet. Ekipi i fushatë së tij ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

- Publicitet -

Autoritetet zgjedhore, besnike të presidentit, e shpallën Maduron fitues të zgjedhjeve disa orë pasi u mbyllën vendvotimet më 28 korrik. Por, zyrtarët zgjedhorë nuk kanë publikuar të dhënat për secilën vendvotim, siç kishin bërë në të kaluarën. Këshilli Kombëtar Zgjedhor ka pretenduar se nuk ka publikuar informacione të detajuara sepse ueb-faqja e tij është hakuar.

Sipas ligjit, çdo parti pjesëmarrëse në zgjedhje ka të drejtë të marrë informacione për çdo kuti votimi. Mbështetësit e Qeverisë kanë tentuar të bllokojnë përfaqësuesit opozitarë nga posedimi i kopjeve të votave për secilin vendvotim, por opozita ka arritur të marrë dokumentet për më shumë se 80 për qind nga kutitë e votimit.

Gonzalez dhe liderja opozitare, María Corina Machado, befasuan mbështetësit dhe kundërshtarët e tyre kur njoftuan se dokumentet tregonin se Maduro kishte humbur zgjedhjet me një diferencë të madhe ndaj ish-diplomatit. Ata i kanë publikuar këto të dhëna në internet.

Teksa është rritur presioni ndërkombëtar për publikimin e rezultateve të detajuara, Maduro i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Venezuelës që të hetojë procesin zgjedhor, duke nxitur kritika nga vëzhguesit e huaj, të cilët kanë thënë se kjo gjykatë është shumë e afërt me Qeverinë dhe nuk mund të kryejë një hetim të pavarur.

Gjykata tha më 22 gusht se dokumentet lidhur me votat, që u publikuan nga opozita, ishin false dhe certifikoi fitoren e Maduros. Mungesa e transparencës dhe arrestimet e protestuesve kundër opozitës në ditët pas zgjedhjeve, kanë nxitur dënime nga e mbarë bota ndaj Maduros dhe aleatëve të tij. Në mesin e të arrestuarve janë udhëheqës opozitarë, gazetarë, punëtorë të kompanive të sondazheve e të tjerë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?