Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet për CEZ-DIA dhe lobimin e LSI, SPAK i komunikon sot akuzat Ilir Metës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetimet për CEZ-DIA dhe lobimin e LSI, SPAK i komunikon sot akuzat Ilir Metës
KronikeLajmi i fundit

Hetimet për CEZ-DIA dhe lobimin e LSI, SPAK i komunikon sot akuzat Ilir Metës

Published: August 4, 2025
Shpërndaje

Ish presidenti Ilir Meta është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në orën 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve.

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho. Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.

- Publicitet -

Blerje apartamentesh qindra mijëra euro të pajustifikuara, qindra mijëra euro të tjera shpenzime, blerje në dyqane luksi apo udhëtime, me para të padeklaruara dhe origjinë që sipas SPAK vinte nga korrupsioni janë disa prej episodeve që Prokuroria e Posaçme i evidenton nga hetimi për të argumentuar akuzën e pastrimit të parave nga çifti Meta-Kryemadhit.

Nga hetimet e SPAK evidentohet se një nga skemat e përdoruara nga çifti Meta-Kryemadhi për pastrimin e parave ishte marrja e kredive për justifikim shpenzimesh, ndërsa kreditë shlyheshin cash nga Fatime Kryemadhi. Vetëm në një rast në pak muaj nëna shleu kredi me vlerë 138 mijë euro pa justifikuar burimet. (122)

SPAK tregon se një kredi e marrë 335 mijë euro nga Fatime Kryemadhi është përdorur për të justifikuar blerjen e një apartamenti duplex në ish bllok në vitet 2009-2010.

Por sipas SPAK nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga vjehrra e Ilir Metës dhe kredia 335,000 Euro gjithashtu është shlyer me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në mars-nëntor 2010, para që Prokuroria e Posaccme i cilëson se vijnë nga korrupsioni i Metës dhe Kryemadhit. Pra 310 mijë euro që SPAK i cilëson nga burime të panjohura (faqe 125)

Kështu që sipas Prokurorisë kredia 335 mijë euro është përdorur për blerjen e katit të dytë të duplex, ndërsa kati i parë ishte blerë ishte likujduar më parë nga Fatime Kryemadhi.

SPAK ka pyetur mamanë e Monika Kryemadhit, Fatime, e cila sipas Prokurorisë ka dhënë shpjegime të pabesueshme për burimet, duke dhënë një herë shitje pronash, një herë tjetër marrje hua apo edhe në një rast 100 milionë lekë nga paratë e qokave për vdekjen e bashkëshortit. Prokuroria e Posaçme thotë se jo vetëm kaq por ajo dorëzoi kontrata huamarrjeje me Ema Çokun pasi u pyet në SPAK, ndërsa asnjë gjurmë lëvrimi parash nuk gjenden në banka.

E gjitha kjo skemë që sipas SPAK bëri që të futeshin në sistemin bankar para cash prej 846 mijë eurosh, erdhi në një kohë kur Ilir Meta akuzohej për korrupsion në lidhje me aferën e CEZ-DIA me Kastriot Ismailajn.

Në dosjen e SPAK evidenton edhe blerjet e Monika Kryemadhit në dyqanet e Evropës në shifra të konsiderueshme. Vetëm në një rast nga karta e kreditit e marrë nga Adrian Shatku Kryemadhi ka shpenzimet në një butik 12 mijë dollarë.

Edhe shpenzimet e bëra nga fëmijët në Angli nuk janë deklaruar sipas SPAK, nuk është deklaruar i saktë shpenzimi për arsimimin por edhe shpenzime shëndetësore për fëmijët. Me kartën e kreditit në emër të gjyshes, Fatime Kryemadhi, SPAK thotë janë kryer blerje në dyqane veshjesh e këpucësh në Britaninë e Madhe me vlera të konsiderueshme, vetëm për vitin 2019 mbi 35 milionë lekë të vjetra.

Me dokumentacionin e shpenzimeve dhe makinacionet për të pastruar para sipas Prokurorisë së Posaçme vërtetohet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shfrytëzuar pushtetin e tyre dhe përmes korrupsionit kanë siguruar për familjen para që i kalojnë miliona.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Sul Koburja says:
    August 4, 2025 at 6:41 pm

    Denimi duhet te jete shembullor ,te sherbeje qe te mbledhin mendjen zyrtare te tjere,jo denime simbolike per kancerin shteteror,korrupsionin qe po merr ne qafe te ardhmen e vendit.

    Reply
  • Dursakja says:
    August 5, 2025 at 3:02 am

    Ky është një shembull konkret se si ka funksionuar drejtësia shqiptare për rreth 3 dekada mbi funksionarët e lartë shtetërorë.
    Ky me familjen e tij nuk është i vetëm në këtë kategori futet Fatmir Mediu që kapardiset si gjel në programet televizive, Genc Ruli që për këtë heshtin mediat, Aleksandër Meksi që në kohën e tij u bë batërdi mbi grabitjen e ekonomisë shqiptare, si dhe Flamur NOKA i forti dhe horri shembullor iPD, në krye të këtij stani grabitësish model qëndron grabitësi madhështor dhe politikani palaço në karakter, gënjeshtari dhe mashtruesi mafioz, karagjozi shpellar i këtij shekulli, rekordmeni i veseve njërëzore
    “profesor doktor Sali Berisha” Njeriu i Zi që bëri gjëma dhe konsolidoi në pushtetin e tij bandën mafioze, pjesë e PD si dhe degjeneroi tërësisht çdo vlerë njërëzore në shoqërinë shqiptare.
    Prania e tij në krye të pushtetit fatkeqësia madhështore e kombit shqiptar ndër shekuj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?