Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet për mbetjet toksike: Prokuroria e Durrësit kalon në sitë KURUM-in, por ku janë dy anijet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hetimet për mbetjet toksike: Prokuroria e Durrësit kalon në sitë KURUM-in, por ku janë dy anijet?
AktualitetKronike

Hetimet për mbetjet toksike: Prokuroria e Durrësit kalon në sitë KURUM-in, por ku janë dy anijet?

Published: August 22, 2024
Shpërndaje

Hetimet e deritanishme për eksportin e 816 ton mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës po bëhen nga prokuroria e Durrësit.

Mësohet se kjo prokurori ka marrë në pyetje drejtuesen e një kompanie që ka bërë eksportin e mbetjeve për të mësuar origjinën e tyre. Ndërkohë po hetohet sjellja e autoriteteve shqiptare që nga doganat por edhe porti i Durrësit për mënyrën se si është trajtuar ngarkesa me mbetje.

Ndërkaq po heton edhe njësia antikorrupsion e bashkimit europian OLAF si dhe institucione të tjera. Nga hetimet rezulton se kompania Sokolaj ka qenë përgjegjëse për eksportin e këtyre mbetjeve, të cilat i ka blerë nga KURUM. Vetë kompania e metalurgjisë në Elbasan mohon të ketë eksportuar mbetje.

- Publicitet -

Në fakt eksportin e ka bërë kompania tjetër që rezulton se këtë proces e kryen me mbetjet e metalurgjisë të cilat riciklohen për të nxjerrë zink, duke i marrë ato edhe nga vende të tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut apo Kroacia. Ndërkohë që mësohet se drejtuesja e kompanisë eksportuese ka pranuar se dy ngarkesat e nisura drejt Tajlandës, njëra prej të cilave u bllokua në portin e Singaporit, i ka blerë nga kompania KURUM si oksid hekuri.

Faturat e blerjes janë sekuestruar nga prokuroria, e cila tashmë po heton edhe blerjen e mbetjeve nga Sokolaj sha te kompania me seli në Kroaci GS Minerals D.O.O, një procedurë që është gjithashtu nën hetim. Edhe KURUM, që më parë mohoi të ketë kryer transport lëndësh të rrezikshme, ka pranuar se i ka shitur kompanisë Sokolaj ngarkesën e deklaruar si oksid hekuri, por që dyshohet të jetë pluhur furrash çeliku.

Në dokumentacionin e doganës të datës 4 korrik, kur është nisur ngarkesa, thuhej se destinacioni final ishte Tajlanda, ndërsa kompania që ka marrë sasinë është GS MINERALS, e regjistruar në Rijeka, Kroaci. Kjo ngarkesë nuk kaloi kontrollin me skaner, pasi ishte klasifikuar si lëndë rifuxho.

Operatori ndërkombëtar Maersk ka deklaruar se ngarkesa prej 100 kontejnerësh që po transportohet prej anijeve të saj transoqeanike do të rikthehet në Shqipëri. (TCH)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?