Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimet për “Toyota Yaris”, Dumani paralajmëron Berishën, çfarë thotë për Olsi Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetimet për “Toyota Yaris”, Dumani paralajmëron Berishën, çfarë thotë për Olsi Ramën
KronikeLajmi i fundit

Hetimet për “Toyota Yaris”, Dumani paralajmëron Berishën, çfarë thotë për Olsi Ramën

Published: January 20, 2025
Shpërndaje

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, zhvilloi këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dha komente mbi hetimet e disa çështjeve të rëndësishme të SPAK, përfshirë dosjen e njohur si “Toyota Yaris” dhe hetimet e kryera në lidhje me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.

Dumani parlajmëroi personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, se do të ndiqen penalisht nëse e bëjnë.

- Publicitet -

“Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Dumani.

Pak më parë, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij, ka zbardhur detaje nga dosja “Toyota Yaris”, duke implikuar ministrin Taulant Balla.

Dumani dha një përshkrim të shkurtër mbi hetimet që u kryen në lidhje me Olsi Ramën. Sipas tij hetimet në lidhje me vëllanë e kryeministrit janë pezulluar pasi nuk janë gjetur prova që të provojnë përfshirjen e tij në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

“SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Dumani.

Dumani u pyet gjithashtu për hetimet që lidhen me pronat e ushtrisë, por ai u shpreh se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.

“Hetimet janë në vazhdim, dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë”, shtoi ai.

Sa i përket aplikacionit Matrix dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani tha se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.

“SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, përfundoi kreu i SPAK-ut.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Tori says:
    January 20, 2025 at 12:48 pm

    Bravo dumani,,,ti je forca e popullit,,se ndryshe nuk behen zap egersirat ,,,populli nuk ka force per keta hijena,,

    Reply
  • Shefi 55 says:
    January 20, 2025 at 1:00 pm

    Populli ka forcen e votes. Ta vleresoj ate e te mos e shes per nje thes mjell.

    Reply
  • AGM says:
    January 20, 2025 at 1:57 pm

    Berisha ja kalon edhe Enverit ne ligesite e tij, kjo per shkak se jemi ne demokraci. Po te ishte ne komunizem, do e shikonit Saliun si Pol Pot.

    Reply
  • Fjala says:
    January 20, 2025 at 2:24 pm

    Besimi i SPAK tani eshte duke rene. Ne nje sistem demokratik te certete dhe shtet ligjor, si thuhet, per Zbatimin e ligjit nuk duhet te merre parasysh as zgjedhjet dhe as ndarjet apo bashkimet. Drejtesia duhet te veproje 24 ore njesoj me te barabartet e ligjit. Keshtu qe dosja e 21 janarit po shtyhet sa te vdese Sali Berisha nga perendia. Atehere ku eshte besimi tek Spak apo drejtesia shqiptare?! Ku eshte barazia para ligjit? Dhe si rezultat shteti ligjor nuk egziston dhe demokracia eshte nje fallsitet qe genjen njerezit. Jetojme kohe te veshtira ku mbisudon mashtrimi dhe perçmimi shtetit ndaj qytetarit. Si duket diktatura paska qene me e drejte ndaj e sulmojne kaq shume anarshistet e sotem qe lirine e kthyen ne çthurje dhe shtetin ne nje sllaverues taksambledhes.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    January 20, 2025 at 2:51 pm

    Sali Berisha per Nongraten amerikane ka vetem nje rruge,ekstradimin ne Amerike ku FBI do ta hetoje.Nongraten e ka si person qe rrezikon sigurine kombetare te Amerikes.Do desha ta shikoja te hetohej nga FBI dhe aty te deklaronte se FBI ishte organizate kriminale hahaha.

    Reply
  • mao says:
    January 20, 2025 at 3:29 pm

    RAKIPI E DUMANI
    BASHKFSHATAR TE ZGJUAR
    TE DY NGA SHUPENZA
    DIBRAN TE KULLUAR

    NDAJ ME BISHT TE LUGES
    UJE DINE TE JAPIN
    ME GISHT MBJELLIN SPECAT
    UJE TE PISH STE JAPIN

    Reply
  • intelektuali says:
    January 20, 2025 at 4:28 pm

    Nga Toyota YARIS te Toyota AURIS dy modele fare te ndryshme te kompanise japoneze qe media dallkauke shqyptare i perdor si t’ja doje bytha e gazetarise dru me pre. Nga ftesa e Putinit ne ceremonine e Trumpit tek refuzimi nga KQZ i ambasadorit Bushati ne kete ceremoni sikur KQZ te ishte Ministria e Jashteme apo me sakte vete Edi Rama qe nuk ka di te gelltise faktin se nuk ka ftese per te. Dhe ne kete gjithe zallahi me plot genjeshtra mediatike dhe estrade KQZ me mashtrime politike, del ne skene injoranti Altin Dumani dhe deklaron se Olsi Rama eshte i paster si “ujet e bjeshkeve” nga Xibraka, por harron te permend aferen e ortaktut te tij Amant Josifi ne biznesin kriminal me call-centar ne Tirane qe u vodhen miliarda euro pensioisteve evropiane, ceshtje makaber hajnie nderkombetare e hajdutit Olsi Rama me te cilen Altin Dumani ka fshire bythene tij shume kohe me pare dhe nuk ben GEK fare. Pa folur fare per ceshtjen madhore: Kur dote filoje karagjozi Altin Dumani te hetoje gangsterin Edi Rama qe pagoi nje spiunteSigurimit komunist per te korruptuarFBI? Sepse Prokuroria e SHBA ja ka permendur emerin dhe mbiemerin, madje edhe te Kristaqit,Killerit te Enverit 14 here ne Akt-Akuzen e saj ndaj Mc.Gonigal duke e paraqitur kryeministrin shqyptar si nje ganster FAQEZI, Dhe po t’i shtojme ketu edhe si SPAK i hetuesve te Enverit sajoi akuza te stisura putiniste kunder Fredi Belerit,

    atehere:

    ALTIN DUMANI ESHTE NJE KRIMINEL MASHTRUES ENVERIST NE DREJTESI SI ADASHI I TIJ OLSI CELA, NIP I KASAPIT KOMUNIST ARANIT CELA QE FSHEHU NARKOTRAFIKANTIN E XIBRAKES OLSI RAMA

    Nga te gjitha keto llogje propagande ky prokuror karagjoz qe justifikon veprimet kriminale te SPAK me nje idiotizem te turpshem profesional si nje vegel terrori ne duart e gangsterit Edi Rama qe duhet te dali ete para Drejtesise me keto krime imorale qe po kryen papushim duke bere servilin e mafies enveriste me pushtet.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 20, 2025 at 4:57 pm

    MASHTRUESI ALTIN DUMANI SI MASHTRUESJA LIZ CHENEY VAJZA E KULCEDRES HAJDUTE DICK CHANEY QE SAJOI TE GJITHA AKUZAT KUNDER PRESIDENTIT TRUMP

    prandaj:

    Ky bedel iEdi Rames nuk ka vend ne Drejtesi

    Reply
  • Aldrinp says:
    January 20, 2025 at 6:47 pm

    Te besojme o Duman, nuk u gjet prove per Olsi Ramen
    Fundja, eshte Ramuti qe i ben gjithe pazaret e ndyra te asgjesimit te Shqiperise si shtet.
    Cpune ka Olsi aty?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
  • Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s
  • Organizonin përdhunimet e grave, Europol zbulon rrjetin kriminal që vepronte online, 57 të arrestuar në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Shqipe on Arkivoli në protestë
  4. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?