Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetimi i Adriatik Llallës, çfarë ndodhi mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hetimi i Adriatik Llallës, çfarë ndodhi mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës
KronikeLajmi i fundit

Hetimi i Adriatik Llallës, çfarë ndodhi mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës

Published: March 25, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës dhe SPAK janë dukë bërë “ping-pong” me hetimin e një kallëzimi ku ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, akuzohet për “shpërdorim të detyrës”.

Ish-kryeprokurori i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, që nuk shkoi asnjëherë në qeli, pasi u largua jashtë vendit para dënimit, është kallëzuar nga një ish-oficer policie gjyqësore.

Ky i fundit pretendon se Llalla ka “shpërdoruar detyrën”, kur firmosi një urdhër-shkarkimit të menjëhershëm nga detyra në vitin 2016, për shkak të një komenti të tij në rrjetet sociale.

- Publicitet -

Gjykata e Posaçme mori së fundmi në shqyrtim një kërkesë të SPAK për pushimin e këtij hetimi, por gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, u gjend në situatën ku dosja nuk ishte më në duart e SPAK. Në këto kushte, gjyqtarja Gjoka vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën e SPAK, pasi gjykimi kishte mbetur pa objekt.

Por ç’ka ndodhur me hetimin penal të SPAK, nr. 103 të vitit 2024. Referuar vendimit të Gjykatës së Posaçme, të siguruar nga A2, fillimisht kallëzimi për “shpërdorim detyre” ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla është regjistruar nga Prokuroria e Tiranës në shkurt të vitit 2023.

Pas gati 1 vit hetimi kjo prokurori ka regjistruar emrin e ish-kryeprokurorit Llalla si person nën hetim.  Në të njëjtin moment Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe e ka dërguar dosjen në SPAK, si prokurori që mund të hetojë akuzat ndaj një ish-kryeprokurori.

Pasi e ka marrë në dorë, SPAK ka regjistruar çështjen penale, por po aty ka vendosur të heqë emrin e Llallës krah akuzës “shpërdorim detyre”.

Shtatë muaj më vonë, SPAK, ka kërkuar të pushojë çështen, fakt që nuk refuzuar nga Gjykata e Posaçme, që duke vënë re hetime të paplota, ka kthyer dosjen për 3 muaj në prokurori. Ndërsa gjykata priste rezultatet e veprimeve hetimore të kërkuara prej saj, më 30 dhjetor SPAK ka shpallur moskompetencë, duke e përcjellë dosjen në Prokurorinë e Tiranës.

SPAK ka vlerësuar se për rastin në fjalë mund të ndodheshin para mundësisë për të hetuar veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”. Referuar vendimit të Gjykatës së Posaçme, kallëzuesi i Llallës ka pretenduar se SPAK nuk zbatoi urdhërimet e gjykatës dhe ka kërkuar vazhdimin e hetimit, hetim që ndodhet tashmë në duart e prokurorisë së kryeqytetit.

A2 CNN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • SPAK says:
    March 25, 2025 at 11:18 am

    Duket qarte qe Dumani eshte nen urdherat e Saliut! Presioni eshte i madh!

    Reply
  • Jimi says:
    March 25, 2025 at 11:51 am

    Mos prisni gje nga SPAK ! Mos shkoni me shprese se nje dite banditet, vrasesit, hajdutet e ketij vendi te ndeshkohen. Drejtesia eshte ne duart e tyre !

    Reply
  • SPAK dhe SPKAP = Sali Berisha KRYEKRIMINEL says:
    March 25, 2025 at 11:59 am

    SPAK , BKH dhe GJKKO në DUART e KRYEKRIMINELIT , KRYE TERRORISTIT , KRYE KANIBALIT , KRYE HAJDUTIT , KRYE BANDITIT Sali Berisha i PD KRIMIT dhe PLAÇKITJES !!!!!!
    Altin Dumani dhe Arben Kraja janë në Duart e KRYE KRIMINELIT dhe KRYE HORRIT GJAKPRISHUR Sali Berisha !!!

    Reply
  • SPAK + BKH + GJKKO +SKAP = Sali Berisha KRYEKRIMINEL says:
    March 25, 2025 at 12:01 pm

    SPAK , BKH dhe GJKKO në DUART e KRYEKRIMINELIT , KRYE TERRORISTIT , KRYE KANIBALIT , KRYE HAJDUTIT , KRYE BANDITIT Sali Berisha i PD KRIMIT dhe PLAÇKITJES !!!!!!
    Altin Dumani dhe Arben Kraja janë në Duart e KRYE KRIMINELIT dhe KRYE HORRIT GJAKPRISHUR Sali Berisha !!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?