Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hetuesit kërkojnë lëshimin e një fletë-arresti për presidentin e pezulluar të Koresë së Jugut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hetuesit kërkojnë lëshimin e një fletë-arresti për presidentin e pezulluar të Koresë së Jugut
AktualitetBote

Hetuesit kërkojnë lëshimin e një fletë-arresti për presidentin e pezulluar të Koresë së Jugut

Published: December 30, 2024
Shpërndaje

Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin e një fletë-arresti për presidentin e pezulluar të vendit, Yoon Suk Yeol, në lidhje me zbatimin jetëshkurtër të ligjit ushtarak.

Yoon nuk u është përgjigjur thirrjeve për t’u marrë në pyetje nga Policia dhe Zyra për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, të cilat janë duke e hetuar bashkërisht nëse shpallja e ligjit ushtarak nga ai më 3 dhjetor përbënte kryengritje.

Policia është përpjekur por ka dështuar ta bastisë zyrën presidenciale gjatë hetimit. Një gjykatë në Seul do të vendosë tani se a të lëshojë fletarrestim për Yoon apo jo. Kryengritja është njëra prej akuzave ndaj të cilave presidenti koreanojugor nuk ka imunitet.

- Publicitet -

Yoon Kab-keun, avokati i presidentit të pezulluar, e cilësoi kërkesën për arrestim e tij si “të padrejtë” dhe deklaroi se agjencia kundër korrupsionit nuk ka autoritet për ta bërë një kërkesë të tillë.

“Ligji ushtarak emergjent është brenda kompetencave të presidentit”, tha avokati për gazetarët jashtë Gjykatës së Qarkut Perëndimor të Seulit, pasi e dorëzoi një opinion me shkrim lidhur me kërkesën për fletarrestim dhe një letër për caktimin e avokatëve.

Yoon u pezullua nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti për shkak se vendosi përkohësisht ligjin ushtarak në vend.

Trupa të maskuara, të pajisur me pushkë, jelekë antiplumb dhe pajisje për shikim natën, u futën në Parlament ku u përballën me punonjës që i kundërshtonin me shuarës zjarri.

Ligji ushtarak zgjati vetëm disa orë, pasi Parlamenti votoi për ta rrëzuar atë dhe Yoon u tërhoq.

Ky veprim i presidentit e tronditi kombin, i cili që nga vitet ‘80-ta ka qenë demokraci, si dhe shkaktoi alarm ndërkombëtar në mesin e aleatëve si Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tregtarë të ekonomisë së katërt më të madhe të Azisë.

Një gjyq në Gjykatën Kushtetuese ka nisur për të vendosur nëse Yoon do të kthehet në detyrë, apo do të përjashtohet përfundimisht. Gjykata ka 180 ditë për ta marrë vendimin.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?