Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hidhet shorti për dosjen “Partizani”, kjo është gjyqtarja dhe trupa që do gjykojnë Berishën dhe Malltezin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hidhet shorti për dosjen “Partizani”, kjo është gjyqtarja dhe trupa që do gjykojnë Berishën dhe Malltezin
KronikeLajmi i fundit

Hidhet shorti për dosjen “Partizani”, kjo është gjyqtarja dhe trupa që do gjykojnë Berishën dhe Malltezin

Published: June 2, 2025
Shpërndaje

Është hedhur shorti për treshen e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen ‘Partizani’.

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen e aferës Partizani, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre.

Shorti u hodh sot në GJKKO, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese. Kjo treshe gjyqtarësh do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.

- Publicitet -

Sipas aktakuzës zyrtare, Sali Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, kryer në bashkëpunim”, bazuar në nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal. Sipas SPAK, Berisha ka favorizuar procesin e privatizimit dhe më pas zhvillimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në interes të dhëndrit të tij, duke keqpërdorur funksionin publik.

Nga ana tjetër, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, përballet me dy akuza:

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë, kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 260” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, sipas nenit 287 të Kodit Penal”.

Sipas SPAK Malltezi ka përfituar në mënyrë të parregullt pronën publike dhe ka kryer transaksione financiare që synonin të fshihnin origjinën e paligjshme të të ardhurave të siguruara nga kjo skemë.

Me Berishën dhe Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Humoristi says:
    June 2, 2025 at 9:38 am

    Veshtire a ka gjygjtarja!?Me bibanin e pallen ndihmsa kush pret vendim te saktw!?

    Reply
  • demo says:
    June 2, 2025 at 9:54 am

    Afera e klubit partizani eshte nje vjedhje e rende Trojesh.Te grabisesh tokat e pronareve me Tapi te Zogut dhe te rrafshosh Klubin Partizanii,sepse paska pasur stergjyshja dhendrit 107 metra katror,,Eshte afere e Rende.
    Shikojnii mire Ato VKMte zonja Ulliri,se Neve ky Pronari i asaj Zgerbonjes ne Vucidol,,nuk na la nje rrenje ulliri.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 2, 2025 at 10:04 am

    VO:
    -Shpresojmë që këra Gjyqtar/e të mos jenë PLEPIST 6 MIJOR BERISHIST 1992.
    -Urojmë që ODISEA E NON GRATËS,pas 34 vitesh KORRUPSION MADHOR,etj të marri fund.
    -Që seanca e parë gjyqsore të caktohet pas 10 ditësh dhe jo siç ndodhi pas 7-8 muajësh dhe, gjyqi tij të përfundoi brënsa Shtatorit- 25,që ti pengohet DËRDËLLITJA në foltoren e Kuvëndit,duke NXIR SHQIPËRINË FAQE BOTËS.!
    -Që SPAK+GJKKO të shpëtojnë nga SHPIFJET Saliste & berishiste,duke I quajtur BANDË KRIMINALE,SOROSIANE,BIDEN,RAMA,etj..!
    -Që të realizohen DITEKTIVAT e SHBA,BE për STABILIZIMIN E VËNDIT DHE KUSHTET PËR NË BE- 2027.!
    -Që të shpëtoi pjesa e shëndoshë e PD & OPOZITËS prej 34 vitesh nga Përbindshi Viçidolit.!
    Tashmë që Sb deklaroi se NUK IKËN NGA PD DERI NË VDEKJE..FATIN E PD,80 % TË POPULLIT E KA NË DORË SPAK,GJKKO.!!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 2, 2025 at 10:07 am

    VO:
    -Shpresojmë që këta Gjyqtar/e të mos jenë PLEPIST 6 MIJOR BERISHIST 1992.!
    -Urojmë që ODISEA E NON GRATËS,pas 34 vitesh KORRUPSION MADHOR,etj të marri fund.!
    -Që seanca e parë gjyqsore të caktohet pas 10 ditësh dhe jo siç ndodhi pas 7-8 muajësh dhe, gjyqi tij të përfundoi brënsa Shtatorit- 25,që ti pengohet DËRDËLLITJA në foltoren e Kuvëndit,duke NXIR SHQIPËRINË FAQE BOTËS.!
    -Që SPAK+GJKKO të shpëtojnë nga SHPIFJET Saliste & berishiste,duke I quajtur BANDË KRIMINALE,SOROSIANE,BIDEN,RAMA,etj..!
    -Që të realizohen DITEKTIVAT e SHBA,BE për STABILIZIMIN E VËNDIT DHE KUSHTET PËR NË BE- 2027,duke e dënuar Sb që në 19 maji 2021.!
    -Që të shpëtoi pjesa e shëndoshë e PD & OPOZITËS prej 34 vitesh nga Përbindshi Viçidolit.!
    Tashmë që Sb deklaroi se NUK IKËN NGA PD DERI NË VDEKJE..FATIN E PD,80 % TË POPULLIT E KA NË DORË SPAK,GJKKO.!!

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    June 2, 2025 at 10:17 am

    Rri i qete o teme se nuk e njollos dot Shqiperime Berisha . Ne jemi fanar ndriçues ne brigjet e Adriatikut nen udheheqjen e partise me shokun Rama ne krye.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    June 2, 2025 at 10:34 am

    A me thote dot njeri se ,mbiemein i Elsa gjyqtares flet per lidhje fisnore a familiare me deputet e PD ,Ulliri?Nese eshte keshtu Saliut ia hodhi,nuk eshte Edi qe Ka kapur drejtesine ,por Saliu….dhe ceshtja mbyllet…per ti dhene te drejte Saliut te kerkoje gjashte milioni dollari demshperblim.

    Reply
  • lato says:
    June 2, 2025 at 10:50 am

    Nuk shoh sy per qabe ne kete trupe gjykuese.I ka caktuar Rama Berisha.Ulliri eshte e bija deputetit te PD,kurse Palloi eshte e bija Agjitatorit te PD,qe i ra pordha ne zemer ne 97,kur humbi PD.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?