Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e patreguar e drejtuesve të UÇK-së dhe roli i Shqipërisë. Një rrëfim i pazakontë i Bedri Islamit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e patreguar e drejtuesve të UÇK-së dhe roli i Shqipërisë. Një rrëfim i pazakontë i Bedri Islamit
HistoriKryesore

Historia e patreguar e drejtuesve të UÇK-së dhe roli i Shqipërisë. Një rrëfim i pazakontë i Bedri Islamit

Published: October 19, 2022
Shpërndaje

Nga Xhevdet Shehu

UÇK-ja nuk është një ngjarje e ngurtësuar. Edhe themelimi i saj nuk është i tillë. Ka data të caktuara kur janë marrë vendimet, por themelimi i një strukture ushtarake, më shumë se akt, është një proçes – thotë në këtë intervistë në DITA, Bedri Islami.

“Me keqardhje, as Kosova dhe as shteti shqiptar londinez nuk kanë bërë çfarë ka qenë e mundur të bëhet” – shton ai.

- Publicitet -

– I nderuar miku im Bedri. Kjo është një intervistë e veçantë që po bëjmë bashkë, pasi përfshin histori vetjake dhe deri ato me interes komtar si lufta për çlirimin e Kosovës. E pra le të fillojmë. Cila është historia e inkuadrimit tuaj në LPK?

Megjithëse thonë se rasti është mbreti i botës, unë mendoj se asgjë nuk është e rastësishme. Bindjet e mia, të formuara në një shtëpi, e quajtur Shtëpia e Madhe e Gjylb[1]egajve, nga rrjedh nëna ime, e kanë trajtuar luftën si gjë të domosdoshme dhe jetike për një popull të shtypur, në palirinë e tij, dhe për më tepër për një komb të copëzuar.

Tre njerëz ishin, si të thuash, kumbarë të përfshirjes sime në LPK , Ibrahim Kelmendi, me të cilin fillimisht nuk jemi marrë vesh, Ali Ahmeti dhe Fehmi Lladrovci. Me Aliun , që fillimisht e kam njohur si Abazi, dhe me Fehmiun jemi mirë kuptuar që në bisedat e para.

– Është diskutuar shumë nga ish-veprimtarët e LPK-së për datën e themelimit të UÇK-së. Ka një datë kur u themelua dhe nëse po, cila është ajo?

UÇK-ja nuk është një ngjarje e ngurtësuar. Edhe themelimi i saj nuk është i tillë. Ka data të caktuara kur janë marrë vendimet, por themelimi i një strukture ushtarake, më shumë se akt, është një proçes. Fillimet e saj i ka në kërkesën e këshillave popullorë të LPK-së, kështu quheshin strukturat bazë, që në fillimin e vitit 1992. Kërkesa e tyre ka qenë të fillohej me aksione të armatosura. Fillimisht kjo kërkesë është bërë në Drenicë, nga grupi i Adem Jasharit, që ishte pjesë e LPK-së, pastaj nga zona e Dukagjinit, ku ishte Adrian Krasniqi, Luan Haredinaj, Lahi Ibrahimi, Qerim Kelmendi,; më tej në zonën e Llapit, në Ferizaj, Kaçanik, Prizren, tetovë, Gostivar. Mbledhja e IV e Përgjithshme e LPK-së, fund qershori 1993, mbajtur në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, në Prishtinë është si datë vendimtare organizative, ku janë caktuar edhe drejtuesit organizativë, mes të cilëve spikat figura e Xhavit Hazirit. Ai u arrestua disa ditë më pas, sëbashku me drejtues të tjerë të organizatës. Disa shokë dolën në Shqipëri, të tjerë në perëndim. Goditja ishte e rëndë, por jo dërmuese. Sepse organizata ishte goditur në majën e saj, por jo në trungun themeltar. Nga burgu Xhavit haziri dërgoi përmes njerëzve të tij, mesazhin që “shtëpinë që kemi nisur të ndërtojmë, lenerni një herë për një herë, se tullat janë të lagura” çka nënkuptonte se kishte pasur penetrim të shërbimeve të sigurimit serb, ose dyshohej për këtë.

Shokët rejtues që ishin në Shqipëri, të sapo zgjedhur në forumet më të larta drejtuese të LPKsë, Adnan Asllani, Halil Selimi, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, në takimet e tyre në dhjetor 1993 dhe mars 1994 analizuan shkaqet e arrestimeve, përcaktuan detyrat dhe kaluan kompetencat e drejtimit të orga[1]niaztës në Degën e saj jashtë vendit.

– Keni folur për shumë figura historike të Kosovës, por ajo që më së shumti ju ka impresionuar duket se është Fehmi Lladrovci. Mund të na sjellni një profil të tij? Cila ishte përgatitja e tij intelektuale e ana e tij njerëzore?

Mund të ju sjell dy gjëra për Fehmiun , pa shkëputur nga Xheva. Njëri ndër bashkëluftëtarët e tij, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kroaci, në atë që njihet si Brigada Shqiptare , e cila çliroi qytete kroate, mes të tjerave Gospiqin, ushtaraku i lartzë, Mensur Kosumi, do të thonte se “ sikur vetëm 10 Fehmi Lladrovcë të kishte patur Kosova, ajo do të kishte qenë e lirë prej shumë kohe”. Së dyti, Adem Demaçi përcaktonte se “ nëse në këtë punë është Fehmiu, atëherë kjo është gjë serioze dhe e përkrahu deri në fund”. Fehmiu ishte inxhinier i makinerisë, pra me formim të lartë arsimor, njeri i lexuar, i drejtë për drejtë, i afërt me miqtë, por jo i largët me kundërshtarët, mbushamendës, pra flsite thjeshtë dhe dallonte thelbësoren, në të njëjtën kohë i pakompromis, edhe me autoritete të larta politike; në rininë e tij kishte shkruar poezi, botues i një gazete në Kroaci, ndoshta , bashkë me Bekim Berishën, shqiptari më i besuar në Kroaci. Patjetër, njeriu më me autoritet. Çfarë mund t’i mungonte atij, e plotësonte Xheva.

– Në një intervistë thoni se “Hashim Thaçi e dinte çfarë donte”, si dhe e keni vlerësuar shumë punën e tij. Tashmë Hashim Thaçi bashkë me shokët e tij të luftës gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës, ku akuzohen për krime lufte. Ka bërë mjaftueshëm Kosova dhe Shqipëria që ata të trajtohen më mirë e njëkohësisht lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos njolloset?

Kam shkruar se Hashim Thaçi, si askush tjetër, edhe me 1 janar e dinte se ku do të ishte me 31 dhjetor. Ai mendonte politikisht dhe kishte të qartë se ku donte të arrinte. Nganjëherë kjo është e domosdoshme për një njeri të politikës.

Unë kam bashkëpunuar ngushtë me të gjatë kohës së luftës, por edhe në pasluftë. Si në çdo bashkëpunim, kemi pasur edhe ndasi apo të kundërta, këto janë të kuptueshme. Lufta ishte dhe mbetet diçka e shenjtë, UÇK-ja është vazhdë e qendresës së disa brezave në Kosovë dhe e mendësisë politike e kombëtare e shqiptarëve për të mos qenë komb e popull i nënshtruar.

Me keqardhje, as Kosova dhe as shteti shqiptar londinez nuk kanë bërë çfarë ka qenë e mundur të bëhet. Paqja është e rrezikshme dhe të përkund në gjumin e pas luftës. Ajo përkundi edhe liderët shqiptarë në Kosovë. Ajo përkundi edhe qeveritë shqiptare. Ajo përkund edhe qeverinë e tanishme, e cila, nuk e di pse, ndoshta jam i gabuar, ke një ndjenjë rehatie që në Hagë janë disa nga kundërshtarët e saj politikë.

– Sipas jush, është Hashim Thaçi fajtor për themelimin e Gjykatës Speciale, pasi ai e inicoi në Kuvend si dhe u akuzua nga deputetët se bëri presion mbi ta për ta votuar Gjykatën?

Nuk është faji i Thaçit themelimi i Gjykatës Speciale. Me dëshirën apo jo të Thaçit, ajo do të formohej. Shtetet e Bashkuara e kishin bërë të qartë këtë. Faji nuk është të ajo që është vepruar në momentet e fundit, pas miratimit të Rezolutës së Këshillit të Evropës rreth Raportit famkeq të Dick Martyt, që është në fakt raporti i shërbimit inteligjent dhe prokurorisë serbe. Faji mbetet gjithnjë jetim por jam i bindur se Kosovca, e përkundur në paqen e saj, pra shkallët e epërme të politikës, harruan se kanë fqinj një komb që mashtrimin e quan krenari kombëtare. Serbia u përgatit për Hagën që kur filloi lufta, sepse kishte mekanizmat e saj. Kosova nuk u përgatit kurrë për të paditur shtetin serb për gjenocid në Kosovë. As tani nuk po bën asgjë. Dhe, si duket, nuk do e bëjë. Nëse Kosova nuk do e kishte ngritur vetë Gjykatën Speciale, atë do ta bënte Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Faji i parlamentit shqiptar është se, i nervozuar nga presioni për të votuar një amendament kushtetues që bënte tzë mundur funksionimin e kësaj gjykate, nuk i kushtuan vemendje kontrollit mbi këtë struktur, si institucion kushtetues dhe sot, të gjitha njësitë e saj kanë dalur jashtë kontrollit parlamentar, sillen harbutërisht, keq trajtojnë ngjarje dhe bëjnë hetime të vazhdueshme, edhe pse ka dy vite që disa figura të rëndëishme të Kosovës janë të arrestuar. Ata që mendojnë se dënimi i liderëve të luftës nuk është dënim i UÇK-së dhe luftës çlirimtare, në rastin më të mirë janë naiv.

– Ju i keni arkivat e Lëvizjes Popullore të Kosovës. A keni biseduar me dikë nga Kosova lidhur me arkivat? Kur do t’i dorëzoni ato në Kosovë?

Unë kam atë pjesë të arkivave që bën pjesë për aktivitetin e LPK-së jashtë vendit. Dhe për një periudhë të caktuar, kohë kur kanë qenë drejtues i LPK-së. Shumë nga këto materiale janë botuar, janë bërë publike, sidomos në botimin dy vëllimësh nga Fazli Veliu dhe Sejdi Gega. Me siguri që ato do të dorëzohen në Kosovë, pasi tani për tani, si një dosje e veçantë, e mbyllur, janë në arkivin e shtetit shqiptar. Por, me përjashtime të rralla, nuk ka thuajse asgjë që nuk njihet.

 – Keni thënë se në arkiva e keni letrën e fundit që ua ka dërguar Adem Jashari, të cilën e keni cilësuar si “letër të mrekullueshme”, si dhe ekziston regjistrimi i bisedës së fundit me Ilaz Kodrën, pak para se ai të vritej. Mund të na shpalosni detaje nga letra e Adem Jasharit se çfarë shkruan aty, si dhe nga biseda e fundit me Ilaz Kodrën?

Letrën e Adem Jasharit dhe Grupit të Drenicës unë e kam botuar. Edhe në librin tim të fundit, “ Triada e Kosovës” e kam bërë publike, së bashku me letrën e dërguar nga Ilir Kunushevci. Letra e Adem Jasharit bën fjalë për një përpjekje shumë serioze, disa ditëshe, mes UÇK-së dhe forcave serbe. Gjithashtu aty bëhet kërkesë për furnizim më të fuqishëm me logjistik dhe cakton si përfaqësues të tij në perëndim, njërin ndër miqtë e besuar, ramiz Lladrovcin, i njohur me pseudonimin “ Veshi”. Biseda e fundit me Ilaz Kodrën është zhvilluar dy apo tri ditë para vrasjes së tij, nuk është inçizuar e transkriptuar nga unë, por struktura të tjera. Është bisedë mes miqve, tregohet për sul[1]met e forcave serbe, rezistencën, largimin e popullsisë, ka , po ashtu, kërkesa për furnizim me logjistikë, pasi , si më thotë ai “ jemi në kokrrat e fundit të kallamoqit”, pra po mbarohen edhe fishekët, dhe një thirje që, si do të ndodhë puna, mos të dorëzohemi, por të vazhdojmë deri në fund. Ishte si parandjenjë e tij për atë çfarë do të ndodhte më vonë.

– Cili ishte roli i Qeverisë Bukoshi gjatë asaj kohe?

Shumë i dëmshëm. Jashtëzakonisht i dëmshëm. Ja si e ka përcaktuar rolin e qeverisë Bukoshi dhe të Fondit të saj, njëri nga ministrat themeltarë të saj, më u fuqishmi mes tyre, Xhafer Sahtri, në një ollemikë me një shkrim timin, menjëherë pas luftës. Po e citoj tekstualisht : “Fondin e Republikës së Kosovës, ku kanë milituar me mijra patriotë, e ku, në emër të luftës për liri, ishin grumbulluar qindra milionë marka gjermane, kpukt arritën ta privatizojnë. Ndërkohë që në kufi vriteshin si qëngjat njomakët që kishin ardhur për armë, paratë e e këtij fondi ruheshin për “ ditë të zeza”. Ruheshin për Kosovën e pasluftës për të mbijetuar politikisht kryekopukët “ institucionalë”, duke blerë me parat e fondit vota e parti të ndryshme. Duke zhvilluar hapur e para të popullit veprimtari kundër tij”. Kjo thënie e ish ministrit të Informacionit, Xhafer Shatri e pasqyron më mirë se kushdo tjetër se çfarë ishte qeveria e Kosovës, e drejtuar nga zoti Bukoshi.

– Po sot, 23 vjet nga lufta, është bërë mjaftueshëm në Kosovë?

Është bërë mjaft, por jo mjaftueshëm. Ata që bënë luftën, nuk ditën të bënë paqen; ndërsa ata që kishin zjedhur paqen gjatë luftës, në paqe bënë luftën.

– Si e vlerësoni punën e Qeverisë Kurti deri më tani?

Është heret për të parë gjithçka, por mjfatueshëm për të thënë një mendim: jo të gjitha fajet e gabimet e së djeshmes duhen hedhur mbi shpatullat e qeverisë Kurti. Por, edhe , jo çdo gabim e faj i të sotmes duhet hedhur mbi kurrizin e qeverive të shkuara. Themelore është se qeveria ende nuk po shkëputet nga mentaliteti opozitar, por dua të besoj se është një periudhë që do kalojë, sepse nuk mund të kërkosh gjithnjë një çadër për shiun e së djeshmes.

-Më shumë se paragjykim, është një problematikë reale. Në Kosovë e njohin mirë historinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht i njohin mirë figurat historike, por e njëjta nuk ndodh edhe në Shqipëri në relacion me Kosovën. Ka shumë që nuk e njohin as historinë e luftës së fundit e as figurat kyçe të luftës. Çfarë mendoni, pse ndodh kjo?

Është shumë e vërtetë kjo që keni pyetur. Në Shqipëri , aktualisht, dihet pak për luftën, zhvillimet e mëhershme, periudhën e Rankoviqit, sulmet mbi shqiptarët, të vrarët, shtypjen, burgosjet masive, dhunën e ushtruar. Ka edhe gazetarë që mendojnë se në Kosovë ka luftuar vetëm Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, shtatoren e të cilit e shohin në qendër të Prishtinës. Mendojnë se UÇK-ja ishte turmë e çrregullt, më shumë kaçake , se sa luftëtare; dhe kjo, veç të tjerave është edhe pasojë e dyanashme : edhe nga influenca e klanit politik serb në politikën e Tiranës, por edhe ndikimi jo i paktë i politikës serbe në vetndërgjegjësimin e Kosovës. Një ditë, në Drenicë, po më fliste një djalë i ri mbi krimet e sigurimit të shtetit në Shqipëri. Kanë ndodhur. Njëri nga viktimat është babai im, i vrarë befasisht, pa gjyq, në moshën 36 vjeçare. E ndërpreva dhe e pyeta për Rankoviqin. Nuk e kishte dëgjuar asnjëherë. Kur dy palët kanë mos njohje apo njohje të përciptë, arsyer duhet kërkuar, po ashtu, në dy anët: mjerisht ajo ndjenjë që ishte dikur në Kosovë për Shqipërinë, si vend amë, ekziston e reduktuar.

– Keni jetuar një kohë në emigracion në Gjermani, por keni vizituar edhe vende të tjera të botës. Besoj e keni parë mjaftueshëm shoqërinë në këto shtete. Sa kemi kulturë leximi ne shqiptarët nëse e krahasojmë veten në raport me ta?

Kultura e leximit është shumë e pakët. Jashtëzakonisht e pakët. Nuk ka ndodhur kështu më parë. Njerëzit ishin më të etur për dije. Sot është vetëm një elitë lexuesish.

– Me profesion jeni gazetar dhe keni punuar një kohë të gjatë në gazetari. Por veç kësaj jeni edhe poet. Shumë shkrimtarë si Juan Rulfo, Gabriel Garcia Marquez, Mario Vargas Llosa e të tjerë, krahas profesionit të shkrimtarit, kanë punuar edhe në gazetari njëkohësisht. Sa mendoni që e ndihmon gazetaria shkrimtarin pasiqë gazetaria është një punë dinamike ku çdo ditë ke punë të dendur me shkronja?

Gazetaria është profesioni më i bukur në botë. Është e domosdoshme për një shkrimtar të kalojë nëpër portat e gazetarisë. Dinamika e saj të mëson, arsyetimi rreth ngjarjeve të aftëson për të qenë vrojtues, të bën pjesë të ndodhisë, nuk rri dot asnjanës. Them për gazetarinë e vërtetë. Një mik i imi i vjetër, Frederik Reshpja, që nuk jeton më, ama poeti më i çuditshëm i letrave shqipe, më thonte dikur “ Mos shkruaj hë për hë, merru me gazetari, vrojto njerëzit, si jetojnë, si hanë, si bisedojnë, si ecin, çfarë mendojnë, mbylli sytë dhe do të shohësh detin,jeto me trishtimin, bëju fëmijë në mëngjes dhe burrë plak në darkë”. Gazetaria të sjell jetë, megjithëse fillimisht duket e lodhshme.

– Jeni i biri i Zenel Islamit, një figure që njihet për kontributin e tij, por që fatkeqësisht pat një fund tragjik. Babai juaj, përveç nxënës, është edhe personazhi më i famshëm i Migjenit, pra “Luli i vocërr”. Kush ishte Migjeni në kujtimet e babait tuaj? Fliste ai për Migjenin?

Migjeni ka qenë mësuesi i tim eti, Zenel Islami. Si duket do të ketë qenë nxënës i veçantë, për deri sa ai, poeti i madh, i kushton dy proza, “Zeneli” dhe “ Luli i vocërr”. Unë kam qenë fëmijë kur ndodhi largimi tragjik nga jeta i babait tonë. Kamë qenë në fund të gjimnazit kur ai ësahtë rehabilituar nga Enver Hoxha, gjë që ka ndodhur rrallë. Kam në arkivin e familjes vetëm shënimet e tij, fjalimet që ka mbajtur. Kur erdhën eshtrat e Migjenit në Shqipëri, babai ynë, që aso kohe ishte drejtuesi kryesor i qarkut të Lezhës, ka mbajtur fjalën e rastit. Ai ka shkruar për vizitën e Migjenit në shtëpinë e tij , në fshat, kur i kërkon gjyshes sonë që Zeneli të punësohet si shërbëtor shkolle , ku Migjeni ishte drejtor. Ka një frazë për Migjenin, “ ai ishte i ëmbël si buka dhe i pastër si ujët e burimit në arën e poshtme”. Ndërsa fjalimet e tij janë botuar në kohën e para vrasjes së tij, por edhe në vitet e pluralizmit.

– Shkruani poezi, ku edhe keni botuar disa libra poetik. Ç’është poezia për ju?

Poezia është çast magjik, ndopshta më magjik për një njeri që shkruan; është për[1]jetim i gjithkaje dhe ëndërr në të njëjtën kohë. Është diçka flurore, e pakapshme, fillimisht e brujtur brenda vetes, më pas e përshfaqur për të tjerët, por gjithnjë mbetet e rëndësishme ajo çfarë ke brenda vetes.

– Pra, siç e thamë, përveç si veprimtar, njiheni edhe si poet. Kur filluat të shkruani poezi për herë të parë dhe ju kujtohet se çfarë keni shkruar fillimisht?

Poezi kam shkruar që në gjimnaz dhe kam botuar që asaj kohe në shtypin lokal apo në botimet lokale. Në median qendrore, që merreshin me letërsi , dhe këto ishin të pakta, tri apo katër gazeta e revista, do të botoja në dhjetor 1969, ende gjima=nazist dhe u habita kur ishte vënë okelia e madhe “ Shkrimtarër dhe artistët shkodranë miq në revistën Ylli”!. Revista ishte e prmuajshe. Poezia ime për Jordan Misjen, hero, piktor, mik i Migjenit, ishte në krye tëfaqes. U ndjeva çuditshëm. Pastaj kam botuar shumë libra, sidomos pas vitit 1998. Kur botova librin “ Ditët e një qyteti” , që nuk arriti të dilte në treg, kam pësuar goditje të ndjeshme, ishte viti 1973 dhe sapo kisha kaluar 20 vitet. Për shumë kohë, pas letrës së Shtëpisë Botuese dërguar KQ të Partisë dhe Ramiz Alisë, nuk e dija se si kalova vetëm me largimin nga Tirana. Disa vite më parë, nga miku im, gërmues i arkivave dhe botues i tyre, Dashnor KALOÇI, më janë bërë të njohura dy letra; ajo e Shtëpisë Botuese, që më dërmonte dhe , tjetra, me shkrim dore, nga Ramiz Alia, që i shkrunane drejtorit të Propogandës që, ndërsa dy më të vjetritz që kishin “gabuar” si unë, të ndëshkoheshin, unë, ndoshta si djalë i ri, apo nga fakti se Ramiz Alia kishte qenë dikur mik i tim eti, të ndihmohesha. Kur e mësova këtë, Ramiz Alia nuk ishte më në jetë dhe nuk e falenderova dot.

 – Mund t’i propozoni tri libra për lexuesin tonë?

Nga botimet shqiptare do të rekoman[1]doja “ Retë dhe gurët” nga Petro Marko, pa dyshim libri më i bukur i tij. Nga poezia shqipe, si poezi moderne dhe domethënëse do mendoja për poezitë e Moikom Zeqos dhe të Agim Vincës, ndërsa “Tregimet e zgjedhura” të Borges mbesin gjithnjë një alternativë. – Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Do të botoni diçka së shpejti? -Në fundin e muajit shtator doli në treg libri “ Përjetësi e dyfishtë”, Fehmi dhe Xheva një jetë e jashtëzakonshme, ripunim, ku janë hequr disa pjesë që është menduar se ishin të domosdoshme 20 vite më parë, dhe janë shtuar rreth 200 faqe me të dhëna të reja. Ndërsa para tri ditësh doli nga shtypi libri im i ri me poezi “ Shkodra dhe Ti” dhe ky mendoj se do të jetë i parafundit me poezi.Ndërkohë , në fillimin e vitit të ardshëm do të botoj librin me esse “ Kadare, i oborrit apo i lirisë” si dhe romanin e ri, “ Gruaja në të zeza”.

– Ju falenderoj

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Mollosi says:
    October 19, 2022 at 11:51 am

    Ne opinion z. Islami konsiderohet si njohes i mire i historise dhe i gjendjes (rrethanave) politike ne Kosovë. Ai shkruan shume per UCK, Ademin, Thacin, Lladrovcin, luften e fundit etj. etj. por kurre nuk shkruajti per rezistencen e shqiptareve te Kosoves gjate periudhes janar-shkurt 1945.
    Do te ishte mire qe z. Islami ne te ardhmen te shkruaj edhe per rezistencen e Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradices.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 19, 2022 at 2:12 pm

    Gazeta DITA:

    Ne publikimin tuaj lidhur me letrat e Faik Kinices u be pyetja: “Pse nuk behen me njeri tjetrin shqyptaret?” qe pati jehone te thelle po te gjykojme numurin e madh te komentuesve per kete teme interesante. Me pare ju kishit publikuar nje shkrim opinion te Bedri Islamit: “Edi Rama le te flase” qe po keshtu pati interes per publikun dhe duke mbledhur keto dy shkrime me te sotmin une dua te spjegoj pse nuk behen shqyptaret historikisht me njeri tjetrin:

    SHQYPTARET DUAN TE DEGJOJNE VETEM GJYSMEN E TE VERTETES PER HERONJTE E TYRE DUKE E MBULUAR GJYSMEN TJETER ME PROPAGANDE PATRIOTIKE

    Ja ta fillojme me Skenderbeun legjendar qe rezultoi se e kishte te jemen Voisllava me origjine serbe dhe vellezerit dhe motra ishin pagezuar me emera sllave por sa te hapesh gojen per kete teme kercejne zgupthi fanatiket e patriotizmes dhe te mallkojne me liber shpie sic bene me historianin gjerman. Nga ana tjeter historia turke e Erdoganit e trajton Skenderbeun si tradhetar te pabese qe bie ndesh me historine e Shqypnise, por kjo nuk pengon Edi Ramen qe ta quaje zyrtarisht Erdoganin si mikun me te madh te tij dhe te shqyptareve. Nga Skenderbeu pas disa shekujsh erresire otomane dalim tek Ismail Bej Vlora, Babai i Kombit po te lexojme historine, por qe sipas Faik Konices ishte nje hajdut i Pirtes se Larte qe Sulltani e largoi nga posti si Valibej i qytetit te Varnes ne Rumeli duke inkonfiskuar pasurite dhe pronat dhe kur erdhi pa asnje dyshke ne Shqypni per te shpallur pavaresine puna e pare qe beri ishte t’ja falte jugun Greqise deri ne Vjose ne kembim te dy valixheve me para te paguara CASH. Por ne jug hyri Italia dhe Ismail Beu ne vend t’u kthente parate grekut unlargua me peshkarexhe ne Bari ku e gjeti dora e hasmit dhe e helmoi me arsenik bashke me djalin e tij, kjo nuk i pengoi shqyptaret ta mbajne deri me sot Ismail Beun si Baba te Kombit dhe Hero Kombetar i Pavaresise duke heshtur totalisht per gjysmen tjeter te historise dihet se vetem Enver rufjani u preu pensionet familjareve dhe pastaj i masakroi sic e kish zakon, por e mbajti ne mur fotografine e tij deri ne fund. Dalim te Esad Pasha qe luftoi me Austrohungarine, por qe e vrau ne Paris cubi libohovit Avni Rustemi kur kishte shkuar te ndalonte coptimin e Shqypnise dhe kur killeri u kthye ne Shqypni Fan Noli e shpalli hero dhe e beri deputet sic ka mbetur deri me sot duke mbushur rruget lagjet dhe lulishtet me emerin e tij. Me pas vjen Ahmet Zogu qe eshte lideri me i anatemuar ne histori megjithese hodhi i pari themelet e shtetit oksidental dhe komunistet j’u luten Zotit ta largonte pa le te vinte Djalli vete ne vend te tij dhe Zoti i dergoi Enverin qe i vrau te gjithe me kuc e mac dhe ata qe mbeten i transformoi si skllever me pune te detyruar qe ruheshin brenda telave me gjemba nga gardiane te zgjedhur nga Sigurimi dhe prape nuk munguan kalemxhinjte qe e ndane pas vdekjes ne Enver te mire gjate Luftes dhe Enver te keq pas saj. Le te dalim tek Sali Berisha qe u vodhi parate shqyptareve me piramidat e tij financiare dhe i vuri zjarrin Vatanit ne 1997, por qe shqyptaret e kthyen ne pushtet me kale te bardhe, sic po veprojne tani dhe po u the se eshte non grata pa shprese si karte e djegur se ka vrare ne Gerdec, ka vrare ne 21 janar, ka vrare Remzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken askush nuk te degjon. Po per Like Floririn cfare te thuash qe e pa gjithe Bota me ze dhe figure te kollofiste rysheftin pushtetar dhe Edi Rama e hodhi me parashyte ne karriken e Presidentit kur e dinte qe ishte spiun i Sigurimit? Kalojme llogjikisht te Edi Rama qe fitoi ovacionet me fjalimin e tij ne Strasburg dhe e beri Gjigand te shqyptarizmes patriotike per plot ithtare dhe shume opozitare me gjithe median tone kombetare nga pas duke harruar ne cast se disa dite me pare e cilesonin Edi Ramen si Kryehajdut i inceneratoreve dhe i fondeve publike qe kanabizoi Shqypnine me Saje Qorrin e tij burgaxhi. Qysh kjo metamorfoze ndryshimi si rrufe ne mes te dites me diell? Dhe qe te perfundojme me Hashim Thacin si fakiri qe votoi vete Gjykaten Speciale dhe qe ra ne kurthin e tij sipas analizes se Bedri Islamit, por qe s’kish se nga t’ja mbante se OKB do ta kishte ngritur Gjykaten Speciale vete pa e pyetur fare Kosoven dhe Hashimi vendosi te shpetojme cfare te shpetojme duke bere protagonistin servil, njashtu si kur ndau Kosoven si byreku ne tepsi me Edi Ramen ne mareveshjenne terrin e nates me Vucicin dhe ky spjegim i Bedri Islamit per Gjykaten Speciale qe u krjua ne konspiracion me agjentet e UDB te Serbise dhe KGB te Rusise

    CFARE LLOGJIKE KONTRAVERSE PREJ FANATIKU ENVERIST!

    qe:

    Harron se ishte Haga qe ndeshkoi Millosheviqin dhe vrastaret e tij duke i ndjekur edhe ne brimat e miut ku ishin fshehur, ishte po Haga qe ndeshkoi vrastaret e Fatmir Limajt ne Llapushnik te cilet vuajne denimin e gjate aktualisht ne burgun e Hages, disa prej tyre jane bere te penduar te drejtesise dhe po deshmojne edhe per krime te tjera, por askush nuk kujtohet per ta as nga Shqypnia dhe as nga Kosova ata jane “karta e djegur” per te shpetuar Bosat qe perdoren UCK per pasurimin personal duke e kamufluar me propagande patriotike dhe nga frika ekzekutuan te gjithe deshmitaret si mafioze te vertete.

    KJO ESHTE GJYSMA REALE E TE VERTETES JASHTE PROPAGANDES PATRIOTIKE

    Ne kete situate tragjike del Edi Rama dhe mban fjalim patriotik ne Strasburg duke valavitur raportin e Dick Marty-it si nnje leter bythe e perdorur para eurodeputeteve te KiE te shastisur nga Kryeministri llafeshume shqyptar, nderkohe qe te gjithe ne Shqypni kercyen zgupthi na gezimi duke kenduar hymne dhe rapsodi per Gjigandin qe i tregoi vendin Armikut

    POR CILA ISHTE E VERTETA TJETER JO PATRIOTIKE?

    Kosoves i u shtu liberalizmimi i vizave per nje kohe te pacaktuar dhe Shqypnise duan t’i kthejne vizat sikur te ishte nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu

    JA PERSE NUK BEHEN SHQYPTARET ME NJERI TJETRIN SEPSE DUAN TE DEGJOJNE VETEM GJYSMEN E TE VERTETES

    Reply
  • Aldrin says:
    October 19, 2022 at 2:15 pm

    Bedriu i te lavdishmeve shqiptare, qe nga Moikomi, THaci, disidente e poete, deri te UCKja. Ik mor qen tradhetar. Sa kohe qe pastron pluhurin e Rames dhe te Thacit, je i destinuar te ngelesh mi kanales
    Flet vetem ne emer te te tjereve. Ti paske qene ne krah te Skenderbeut

    Reply
  • Genci says:
    October 19, 2022 at 2:51 pm

    Ja shembulli me i mire i dores se sherbimit Sekret Serb. Ksak i thone shpif sa me shume qe te mbetet diq. Perhap mjegull qe te mos depertoj drite e diellit. Por kot e kane. Shqiperia dhe Shqipetaret kan ditur gjitmone kushe eshte i duhuri. Qe nga Skenderbeu, Ismail Qemali e deri te Enver Hoxha dhe gjenarata e Demaqit te madhe me shume shoke qe mundsuan formimin e Terrenit per lindjen e Famemadhes UQK

    Reply
  • intelektuali says:
    October 19, 2022 at 2:55 pm

    Zagari i Enverit Aldrin fanatiku:

    Pyete Bedriun e Lavdishem pse nuk ka kerkuar rezolute per masakren e Enverit dhe te LANC – it te tij kriminal ne Tivar kur vrau me pabesi antishqyptare mbi 4000 djem kosovare me kasapin Rankoviq?

    He mo zagari i Enverit kush eshte qeni tradhetar ketu?

    Reply
  • intelektuali says:
    October 19, 2022 at 3:23 pm

    Genci spiuni i sherbimit sekret te Enverit, te Sigurimit Famekeq enverist qe ne dallim nga UDB e Titos vrau dhe masakroi me shume shqyptare se armiq duke mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe keta spiune si puna jote i ke ne te gjitha majat me te larta te shtetit, Like Floriri eshte nje nga ta qe Edvini e hodhi ne karriken e Presidentit si antishqyptar i vertete sepse ishte makiavelist pa moral si cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit qe vrau Havzi Nelen dhe e groposi kufomen poshte nje shtylle elektrike dhe ky krim horror ne vitin 1988 nje vit para se te binte Muri i Berlinit kur Havzi Nela e kishte mare pafajesine e tij vite me pare. Prandaj qe te dalim ne teme:

    SHQYPTARET ASNJEHERE NE HISTORI NUK KANE DITUR TE ZGJEDHIN KUSH BOS ESHTE I DUHURI

    Edhe Skenderbeu e provoi kete kur Gjergj Araniti e kercenoi se po te mos martohej me Doniken do ta dorezonte te Sulltani dhe nuk pranonte asnje shtyrje te dasmes pasi ceshtja kombetare nuk i interesonte fare. Ali Pasha ishte kurorezimi i kesaj teze qe verteton fjalet e Fan Nolit per Gjon Kastriotin: “…Gjon Kastrioti e nderroi fene 7 here gjate jetes se tij dhe kjo tregon se ishte shqyptar i kulluar…”

    He mo bole fanatike edhe Fan Nolin do ta besh soiun te UDB?

    Reply
  • mali says:
    October 19, 2022 at 4:23 pm

    Me sa shoh shenja e ushtarit te UCK-se ne krah eshte flamuri shqiptar .Pra UCK-ja ka luftuar per shqiperi,pra idealizmi ishte Shqiperi-Kosove nje.Kush e devijoi ke te idealizem dhe i imponuan Kosoves nje pacavure te quajtur flamur?I lavdishmi Bedri Islami jepi pergjigje kesaj pyetje.Mbaroi lufta dhe ne Kosove duheshe te valviteshe flamuri kombetar kuq e zi.Edhe deshmoret qe rane ne kete lufte rane per kete flamur,ashtu i mbyllen syte duke puthur kete flamur.

    Reply
  • ?+ says:
    October 19, 2022 at 5:37 pm

    @intelektuali

    ti o intelektual na thua që skënderbeu e kishte nënën sllave.
    njeri ësht ajo.
    si sllave si greke si shqiptare.

    tjetër gjë ësht që ku ke par ri komunist që beson në zot meqë ke par komunistë që i luten zotit që ahmet zogollin ta merrte djalli?
    apo ke par ca hale që i thon vetes komunistë?
    apo i shpik këto histori në mejhane LGBTsh ?

    Reply
  • intelektuali says:
    October 19, 2022 at 6:28 pm

    E ka thene Naim Gjylbegu, kusho o Bedri Islamit sic del nga deklaratat e tij dhe djali i fashistit Daut Gjylbegu, njërit prej 12 asambleistëve që më 12 prill 1939 morën vendimet e bashkimit të Shqipërisë me Italinë fashiste. I ati kishte qenë tregtar dhe më pas anëtar i Partisë Fashiste Shqiptare si dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Prefekturës Shkodër. Keto i delaronte Naimi kur vinte ne gjymnazin e Shkodres te degjonte leksionet e Arshi Pipes, por edhe kur vizitonte shtepine e prinderve te intelektualit dhe me kujtohet se gjyshja i thonte: “Po cfare te lidh me komunizmen o Naim ti je familje e nderuar ne Shkoder?”

    Reply
  • ?+ says:
    October 19, 2022 at 6:31 pm

    o budalli intelektual po mundohem të të tregoj që komunistët janë ateistë dhe është e pamundur që komunistët të besojnë në zot apo bestytni.
    ose ndryshe me pak fjal sjan komunist.
    kaq nuk e kupton.
    se i thot vetes komunist naimi sdo të thot se ësht vërtet.

    ti sbesoj se e beson ramën kur thot unë nuk vjedh?

    Reply
  • intelektuali says:
    October 19, 2022 at 7:43 pm

    Pikpytja pozitive e Enverit:

    Une per vete then te mbyllim debatin pa vlere, Naim Gjylbegu u vra ne Vig te Shkodres per idealin komunist dhe eshte shpallur si nje nga 5 heronjte e Vigut, megjithse vinte nga nje familje e njohur tregetaresh qe perkrahen fashizmin, por njohurite e cunguara qe ke per historine dhe Boten nuk te lejojne te futesh me dinjitet ne debat inteligjent, prandaj une them ta mbyllim qe te mos acarrojme komentuesit e tjere ne kete forum te nerum te gazetes DITA. Dhe per kujtese degjo nje keshille: Ti je enveristi i pare qe pranove me qetesi prejardhen serbe te Skenderbeut, se me kujtohet qe kur intelektuali e shpalosi do kohe me pare ne nje forum tjeter, me duket te SHEKULLI i Kokdhimes fanatiket e Enverit kercyen zgupthi dhe nuk lane fjale rrugaci dhe fyerje halabaku pa hedhur ne adrese te intelektualit, prandaj bej kujdes me gjysem te vertetat qe pranon se fanatiket e tjere te Enverit qe nuk jane pak ne Shqypni do te shqyejne dhe do te etiketojne si tradhetar si killerat e Hashimit ne Pyllin e Llapushnikut me kosovaret dhe gabelet qe i vrane duke i ekzekutuar me nje plumb pas koke si tradhetare.

    DHE HISTORIA NUK MBARON ME KAQ

    Por gjysma e te vertetes per origjinen serbe te Skenderbeut qe pranove ti si ekzemplar i vetmuar fanatikeve te Enverit do te nxirrte nga strofulla Vucicin e Serbise qe eshte miku i Edi Rames dhe menjehere do te deklaronte se Heroi yne Kombetar eshte Heroi Kombetar i Serbise dhe jo i Shqypnise myslimane anadollake qe i ben temenara Erdoganit.

    GEORGI KASTRIOTI CUNI I VOISLLAVES ESHTE HEROI KOMBETAR I SERBISE DHE JO I SHQYPNISE

    Keshtu do te deklaronte Vucici duke i u referuar te drejtes nderkombetare per njohjen explicite te amesise dhe jo atesise dhe do te mohonte menjehere Gjon Kastriotin qe sipas orthodoksit Fan Noli “Gjon Kastrioti e kishte nderruar 7 here fene dhe besimin dhe kjo tregonte se ishte shqyptar i kulluar”

    KJO DO TE ISHTE NJE GODITJE E RENDE PER PATRIOTIZMEN SHQYPTARE

    Dhe prandaj intelektuali do qe ta mbyllim he per he ne kasaforte, por kjo nuk do te thote qe te mos njohim gjysmen e te vertetes ne menyre qe me ne fund te behemi me njeri tjetrin si te gjithe popujt e tjere qe i pranojne heronjte ashtu sic kane qene

    dhe:

    Te kam thene edhe me pare: Rregullo fjalorin se fyerjet nuk te bejne interesant, por vetem ja ul vleren vetes

    Reply
  • ?+ says:
    October 20, 2022 at 5:45 am

    se ka mëmën serbe nuk do të thotë që është i keq dhe jo heroi ynë.
    skënderbeu është heroi ynë. ska lidhje as serbi as ndokush tjetër.
    dhe sa për fyerje që më akuzove mua laj gojën njëher o fatos se ta kan mbushur plot sperm gejtë

    Reply
  • Andis says:
    October 26, 2022 at 3:19 am

    Kosoves bravo i qofte qe luftuan me gjak per te drejtat e tyre. Po shqiptareve ketu ne Shqiperi qe politika ka me shume se 30 vjet qe po i varferon e I percjell jashte atdheut te gjithe kush do e luftoje.Respekte per kosovaret se jane trima dhe idealiste jo si ne shqiptaret e Shqiperise qe shesim voten tone,dinjitetin tone per dy lek.

    Reply
  • Lili says:
    October 26, 2022 at 10:08 am

    Tullat jane te laguara qe moti, prej enverit te cilit i sherbyete tek ali ahmetit bashke me ju!
    Mire e ka pas ditur ai nder te paret e levizjes, qe e grabitet siç grabitet shume gjera!

    Reply
  • SOS says:
    October 27, 2022 at 9:57 pm

    LERENI BEDRIUN
    NE HALLIN E VET
    KA LAJTHIT I GJORI
    NUK DI SE CFARE FLET

    SEPSE ESHTE NIP SHKODRE
    MBARSUR ME MASHTRIME
    PER TA SHQIPERIA
    ESHTE LESH.ME QIME

    KURSE KY INTELI
    GJITHOLLOG ME NAM
    BUKEN QE I JAPIM
    E PASTE HARRAM

    GERMON NDER KAZANET
    E SERBIT E GREKUT
    KUJTON SE ZBULOI
    PETET E BYREKUT

    LE TE HAJE MUT
    SHQIPOT JANE MESUAR
    ME KETE LLOJ HAJVANI
    SE JANE KALUAR

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?