A.T, (emri dhe inicialet e oficerit janë ndryshuar për efekt të ruajtjes së identitetit të tij), ishte nga ata oficerë të rinj, që mund të kishte patur të ardhme në Policinë e Shtetit.
Pas një kohe të shkurtër si polic i Shqiponjave në Tiranë, oficeri, i frymëzuar për rendin dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, konkurroi dhe u bë pjesë e repartit elitar RENEA, por karriera e tij nuk zgjati shumë.
Dy operacione të njëpasnjëshme, ku ai pa një realitet të ndryshëm nga pasioni për ligjin, si dhe dyshimet se efektivët tradhtohen nga brenda radhëve, e çuan drejt dorëheqjes së parevokueshme nga Policia e Shtetit.
Ishte viti 2020, kur RENEA u urdhërua të kontrollonte befasisht bizneset e Ervis Martinajt, në atë kohë një emër i pandëshkueshëm dhe i fuqishëm.
A. T., e kishin mësuar se, kur RENEA hyn për kontrolle dhe për kapjen e personave të rrezikshëm, parimi i sigurisë, që zbatohet, është shtrirja barkas dhe prangosja e kujtdo. Ky ishte standardi, që po ndiqte atë ditë polici i ri, kur i armatosur dhe me maskë rasti e solli që ai të urdhëronte të ulej në tokë vetë Ervis Martinajn.
Kur efektivi i specialëve u ndesh me kundërshti, reagoi, duke e shtrirë me forcë dhe në një moment shokët e tij panë, kur në aksion e sipër e qëlloi me shuplakë të njohurin si mbreti i lojërave të fatit, por ajo që pa A. T., pak minuta më vonë e shembi profesionalisht.
Ai vërejti disa eprorë të tij, duke ngushëlluar Ervis Martinajn, duke e qetësuar me fjalët: “Mos u mërzit”.
Nën anonimitet, miqtë e A. T., oficerë në RENEA, flasin për INA MEDIA-n mbi pikën e thyerjes së ish-policit, që tani shërben si profesor në një fakultet.
“Pas këtij momenti, ne vazhduam kontrollet, por e vërejtëm kolegun të shtangur nga skena me eprorët. Na mblodhi më pas dhe deklaroi: “Do ta lë policinë. Kjo polici nuk është ajo që unë doja”.
Mes policëve të repartit special kishte kohë që gumëzhinin thashethemet, nëse tradhtoheshin apo jo nga vetë radhët e tyre apo nga kush. Me dyshimet se u dekonspiruan, aksionet e dështuara ndër vite e kthyen RENEA-n pa të kërkuarit Gëzim Çela, ish-oficer policie, i dyshuar si trafikant, Talo Çela, Klement Balili dhe Ervis Martinaj.
Një nga efektivët veteranë në RENEA shton: “Hera e parë, kur mbërritëm për kontroll blic në Fushë Kuqe, ishte pas një informacioni se aty ishte rrahur një kryetar bashkie nga veriu i vendit. Ai kishte luajtur bixhoz dhe kishte humbur shumë. U bë briefing dhe u nisëm. I neutralizuam dhe i mbajtëm shtrirë edhe klientët. Aty gjetëm makina luksoze dhe çelësat në kuadër. Më vonë mësuam se aty kishin qenë Bajrat dhe ishin larguar, pa mbërritur ne. E kuptuam që dikush kishte njoftuar dhe të gjithë kishin ikur. Ervis Martinajn e çuam në policinë lokale bashkë me mjetin e blinduar dhe më pas ai doli”, – kujton ngjarjen e para tre viteve oficeri.
o.p. / dita

Kete informacion dergojeni ne ZGJOSH.
Ja pra , sa e thjeshte eshte pergjigja se perse nuk ka besim populli tek policia e shtetit ! Sepse krimi ka hyre ne palce , qe nga kreret e shtetit dhe deri tek polici i fundit . Pergjegjes kryesor per kete gjendje mjerane , pa asnje medyshje eshte politika dhe lideret bandite te vertete qe drejtojne partite politike .. Ju ftoj qe te ndezim nga nje qiri ne respekt te policise se shtetit para viteve `90 .
Ore po pse beni sikur ça zbuluat ajo dihet ska te pa prekshem po sdeshi shteti pik.
Nuk e kuptoj naivitetin e njeresve! Si mundet te mbijetoje dhe te behet nje Ervis Martinaj pa mbeshtetjen e policise,te vegjel apo te medhenj ne opozite! Pa mbeshtetjen e krimit,pa mbeshtetjen e politikaneve apo shtetit! Ai mund te jete vete shteti qe investon per ta!Ne shikojme sot vete Ramen, por ai e gjeti sofren shtruar nga Saliu! I gjeti sherbetoret aty qe ishin gati te ndronin padron! Saliu udhehoqi me dore te hekurt deri ne vrasje e shfarosje e lufte civile Verikosove me Jugun e Shqiperise! Mbani mend 97 kur shkonin kaminet tip IFA ne c;do qytet dhe shkaterohej c’do gje! Ka nje pergjegjes per gjendje e Shqiperise dhe ky eshte Vicidolsi!
Pa pjesmarrjen e popullit neruajtjen e rendit te siguris,pa dashur te etiketoj shume probleme,po marre kanabisin,asnje here nuk do kini sukses?Te gjitha mnyrat,me satelit me elikopter qofte dhe me cte doni,po sbashkepunoi populli e te kete besim te organet ligje zbatuese beje sa te duash ligje e gjoba.Po japee nje shembull,udhtonim ne Zvicer ne autostrade,dhe pa dashje hapa xhamin e makines dhe hodha bisht cigareje,joo me vone se 3 minuta parakalon nje qytetar dhe na ndalonn?dy llafe tha ktheu dhe merre ate bisht qe hodhe dhe mos na e ndyj Zvicrren.Na u desht te kthehemi te shkojme ne kembe te vendi se ne te kundert,kushedi cfare gjobe mund te na vinte policia,ai na ndoqi per veprimin pozitiv tonin.Pa popullin dhe mbeshtetje e tije asgje nuk realizohet mire..Por kur nuk mund ta mendosh se po te bashkepunosh edhe komshiu ne pallat sa shikon te syri magjik menje here mendon cme duhet mua ,le te mendosh qe tte veprosh.
Cfare kodosh polici paska qene ky qe paska lene policine dhe qeka bo profesor ne nje fakultet. Pash Zotin cfare lende mesimore jep ish polici ne nivel profesori ne universitet