Personi i cili u arrestua nga policia pas protestës së opozitës një ditë më parë është Xhevahir Rrushi, 57 vjeç.
Policia thote se protestuesi akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Po kështu, policia thotë se u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli.
“Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave”, tha policia.
Në cilësinë e provës materiale policia thote se janë sekuestruar – 68 mbetje flakadani të plasur; – 23 copa plastike të shisheve të djegura; – 3 shishe plastike uji; – 3 tymuese të plasura; – 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur; – 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë); – 1 kuti cilindrike bombol; – 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:
-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;
-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.
Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.
Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.
Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.
j.l./ dita
Kur Saliu dhe Azem Hajdari me bandat e tyre barbare u dukën në horizontin shqiptar në 1991, ky ka qenë rreth 24 vjeç.
Do jetë nga ata shpellarë kokrrodhe, pisanjosë, dhëmbëkrimbur, me pantallona kauboj, flokë bishtpllum, të cilët mësynë qytetet tona të bukura në 1991 dhe i kthyen në fushë-beteje, duke thyer të gjitha xhamat, prerë pemët, djegur godinat.
Edhe pas kaq shumë viteve, të njëjtët kanë ngelur. Shpellarë lëkurtrashë e trukakërdhi. As sqepari kokës nuk i gdhend dot këta
Moisi, Ke noten 10 per cfar Ke skruajtur,shum e vertete,zbritja e ketyre nga malet,ishte fatkeqesi kombetare,
JANE GJERA SHUME NORMALE
Negativiteti i PD eshte i dukshem. Refleksioni negativ i PD eshte i dukshem ne te gjitha aktivitet e kesaj partie qe me krijimin e saj kur nje ish- i edukuar komunist dhe sherbetor 25 vjet ne PK te Enverit vodhi levizjen studentore te Djetorit vitet 1990, dhe u be nje eksponent i dhunes genjeshter mashtrimit, krimit dhe pasurimit te familjes se tij, dhe te stafit fare e fisnor!
Tashme profili i nje gangsteri politik eshte i vizatuar per me shume se 30 viteve ne skandale te ndryshme! Shembulli i tij eshte negativ mashtrues kriminel. Ivonuar per tu futur ne burg! Ai mbetet nje person dhe model i shemtuar i politikes se rruges! Populist rrugac! Model i hamasit dhe hezmobahut! Mbrem Tirana u duke sikur ishte bombarduar nga raketat molotov qe hidhin mbi institucione duke i vene zjarrin me disa femije, 15-16 vjec!
–
Tirana mu duke si nje qytet i lindjes se mesme! Po policia ishte shume e durushme ne kufirin ekstrem te nje policie shteti !
Si ka mundesi ? Po. Sikur te kishte bere detyre kunder terroristeve te partise se Berishes , ata Muli,Paloka, Vokshi, Boci dhe shume idiot te tjere do te quheshin heronj ! (Ata vetequhen heronj) Keta jane te rrezikshem sepse kane mentalitetin e dhunes zjarrit aksioneve me molotov, kane mentalitetin e e terroristave !
U tremb Edi Rama dje nga Flamur Noka dhe Paloka- keshtu mendojne keta !
Jane te shemtuar dhe shume rrugac per te qene politikan ! Si ka mundesi te jene keta politikan ?!! Keta jane thjesht kriminel llapazn qe nuk dine te bejne me mire vetem sesa te hedhin molotov, te djegin shkatrojne sic kane bere per 30 vjet !