Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më kërkoi t’i prishja magjinë gruas”(!) Hoxha përdori kaçavidë për të ‘vrarë shejtanin’, historia e një gruaje të dhunuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Më kërkoi t’i prishja magjinë gruas”(!) Hoxha përdori kaçavidë për të ‘vrarë shejtanin’, historia e një gruaje të dhunuar
KronikeKryesore

“Më kërkoi t’i prishja magjinë gruas”(!) Hoxha përdori kaçavidë për të ‘vrarë shejtanin’, historia e një gruaje të dhunuar

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Policia në Mat tha zyrtarisht të martën, se pas informacioneve që kishte siguruar se një 48-vjeçar dhunonte bashkëjetuesen 33-vjeçare si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, ndërhyri dhe e arrestoi, ndërsa në banesë i gjeti 380 fishekë pa leje.

Sipas policisë, gruaja kishte pësuar dëmtime të shëndetit mendor, dhe pa e ditur se dhunohej nga burri, familja e vajzës e kishte trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë.

I vënë në presionin e familjarëve se përse 33-vjeçarja kishte përfunduar në këtë gjendje, burri, Dario Bruçi, pretendoi se asaj i kanë bërë magji, dhe për këtë kontaktoi dhe pagoi një 37-vjeçar nga Kosova, i cili erdhi në banesë për ta shëruar, një ritual në të cilin sipas një video të publikuar nga policia, përdor edhe një kaçavidë me të cilën e godet gruan në trup.

- Publicitet -
Kosovari, Kujtim Popaj u vu në hetim në gjendje të lirë nga policia për mashtrim.
Por në një rrëfim për Report Tv, Kujtim Popaj thotë se nuk është “mjek magjie” dhe e prezantoi veten “ambasador diplomatik” që mban “titullin e nderuar Shejh në mesin e 12 Tarikateve”.

Kontaktin e parë me të arrestuarin Dario Bruçi, 37-vjeçari nga Kosova e ka pasur në qershor të vitit 2022 dhe pas insistimit të burrit nga Burreli për t’i shëruar gruan, ka shkuar një herë në banesën e tyre. Ai tregon se nga biseda e shkurtër që ka bërë me 33-vjeçaren, ajo nuk i ka treguar se dhunohej nga bashkëjetuesi.

Kaçavida e përdorur gjatë ritualit ku ai thotë se ka lexuar vetëm fjalë të fesë islame, përdoret jo për ta dëmtuar, por për t’i dhënë qetësi shpirtërore.

“Misioni i jetës sime përcillet rreth përdorimit të emrit hyjnor të Allahut për të nxitur shërimin dhe mirëqenien mes atyre në nevojë. Ky person më ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook në datën 3 qershor 2022 me kërkesën për të biseduar me mua përmes thirrjes.

Gjatë bisedës ai më ka njoftuar se gruaja e tij nuk ndihet mirë dhe se ka probleme ku edhe më ka dërguar disa video duke thënë: Shiko si është gjendja në familjen time dhe gruan time.

Ai ka hezituar që të vijë tek Teqja ime në Kosovë dhe më ka bërë kërkesë të veçantë që t’i vizitoj në Shqipëri. Unë kam shkuar atje vetëm një herë dhe kam punuar me lutjet e mia fetare të cilat çdo person i cili është në këtë rrugë i kupton dhe i njeh.

Puna ime ka pasur të bëjë vetëm me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të gruas së personit në fjalë dhe nuk kam parë ndonjë shenjë dhune apo edhe nuk më ka njoftuar gruaja e tij përmes bisedës se diçka e tillë ka ndodhur”, thotë ai për Report Tv.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • A T E I S T I says:
    September 6, 2023 at 5:34 pm

    Keta plehra qe mashtrojne popullin me idjotesite e tyre te bestytnive duhen varur te gjithe , pa asnje perjashtim. Ne cilin ligj e bazon te drejten per te ushtruar profesionin e mashtruesit ky derr i mbyllur qe po i pelcasin faqet nga shendeti , me profesionin e mashtruesit ?! Ne cdo demokraci nuk ka dhe nuk mund te kete liri absolute , qe mund te besh c`te duash me njerezit . Jane kjo specie gjallesash qe e bejne popullin nostalgjik per ligjet e shtetit ne kohen e Enverit .

    Reply
  • demo says:
    September 6, 2023 at 6:25 pm

    Qef o qef bente Hafizi
    Mish ne hell,pilaf orizi.

    Reply
  • mali says:
    September 6, 2023 at 8:38 pm

    Ky me mjeker e me qylaf nuk po ben me keq se sa ,o shqiptar ,te ka bere Saliu e po te ben Rama.Vendosini ne peshore dhe do te gjeni qe shkaku I depression eshte sistemi qe pranuam.Kemi udheheqsa qe nuk te japin shprese.Feja eshte nje mjet qetesues dhe shpresedhenes.Nuk duhet luftuar por perkrahur.90%e popullit te botes tek feja gjejne rrugen e qetesise per te pranuar gjendjen egzistuese dhe shpresen per te ardhme.E ardhmja varet nga individi dhe fati. (Fati eshte koncept me vete per te folur).

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 7, 2023 at 1:14 pm

    Të 10-sha mu në mjekër, feste, fè, tru, etj. Mjekërcjepërit islamikë janë kolona e pestë e sllavizmit në Shqipëri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?