Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humb jetën në aksident tragjik themeluesi i “Vespa Club Tirana”, postimi prekës i bashkëshortes: Më ke këputur zemrën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Humb jetën në aksident tragjik themeluesi i “Vespa Club Tirana”, postimi prekës i bashkëshortes: Më ke këputur zemrën!
AktualitetKronikeLifestyle

Humb jetën në aksident tragjik themeluesi i “Vespa Club Tirana”, postimi prekës i bashkëshortes: Më ke këputur zemrën!

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

Themeluesi i Vespa Club Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motor një natë më parë në Përmet. Motori ishte pasioni i  45-vjeçarit Gerti Hoxha, i cili kishte themeluar edhe Vespa Club Tirana. Po ashtu ai ishte edhe kameraman në emisionin ‘Stop’, një profesion që e ushtronte prej më shumë se 20 vitesh. Prej 9 vitesh ai ishte pjesë e stafit të emisionit investigativ Stop.

Gerti Hoxha njihej ndryshe edhe si ‘Çomi’, ndërsa pjesëtarët e grupit me hidhërim kanë njoftuar ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit.
“Me hidhërim të thellë bëj një lajmërim që s’do të doja ta bëja më kurrë! E gjithë bota e vespizmit shqiptar është në zi! Ka ndërruar jetë në një aksident me Vespa GERT HOXHA (ÇOMI)! Vespist shumë i apasionuar dhe themelues i Vespa Club Tirana. Mos mungoni të marrim pjesë të gjithë në xhiron e tij të fundit! Nuk gjej fjalë të shpreh hidhërimin tim. Ngushëllime familjes miqve dhe shokëve!”.

Reagimet për ndarjen e tij nga jeta janë të shumta, nga pjesëtarë të klubit Vespa, nga miq e kloegë të medias.

“Pikërisht nga lokali yt i preferuar çam po të shkruaj këto fjalë vëlla, i hidhëruar pasi mora lajmin e hidhur sot në mëngjes. Të kemi menduar këto ditë, dhe nuk e prisja kurrë të shikoja lajmin që pashë sot. Por t’i je shpirt i lirë, dhe kjo botë ishte e vogël për të përmbajtur lirinë tënde. U prehtë në paqe shpirti yt R.I.P. Gert Hoxha. Sa të rroni ta kujtoni gjithmonë me gëzim Mariola Hoxha bashkë me vajzat. Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni këtë humbje”, shprehet një prej miqve të tij.

“Lamtumirë miku im i fëmijërisë Gert Hoxha! Nuk e besoj dot që fizikisht nuk të kemi pranë. Nuk mundet të harroj përqafimin dhe takimin dy ditë më parë në Korçë. Të ndritë shpirti në Parajsë”, shkruan një tjetër.

“Çomo, parajsa merr më të mirët. Por ti na duheshe ende, sepse zbukuroje gjithçka që kishe afër. Ishe gëzim për princeshat e tua, Marjolën, ne shoqërinë. Nuk ka fjalë për dhimbjen e gjysh Eqeremit dhe nënën tënde aq fisnike. Janë të rrallë në këtë jetë djemtë si Gert Hoxha, një mirësi më pak në jetën tonë. Një baba, një djalë, një NJERI I MIRË do na mungojë pafund. Të qoftë i lehtë dhéu vëllaçko, por dhimbja është e pafund, për të gjithë ata që të njohën dhe familjen tënde të shtrenjtë”, shprehet një tjetër.

Prekës ka qenë edhe njoftimi që ka ndarë bashkëshortja e tij ku ka lajmëruar që Gerti Hoxha ka ndërruar jetë. “Me hidhërove shpirtin, më ke këputur zemrën, s’mund ta besoj që më le të vetme mua dhe gocat, është e padrejtë. Me hidhërim të thellë lajmëroj miqtë, të afërmit që Gerti ka ndërruar jetë”. Gerti Hoxha po kthehej një natë më parë nga Përmeti drejt Tiranës, por ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një skarpat prej 20 metrash. 45-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ai ka lënë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?