Pas Stavri Nicës, është radha e Rraman Hallaçit. Drejtuesit e Kukësit vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me personazhin ikonë të këtij klubi.
Dy humbje në dy ndeshje, 7 gola të pësuar, kanë bërë që drejtuesit të gjejnë një zgjidhje tjetër duke larguar në këtë mënyrë Hallaçin:
“Faleminderit
Klubi i Kukësit njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Rraman Hallacin!
Shkak behën rezultatet e dobëta dy ndeshjet e para te kampionatit duke bere qe ekipi te pozicionohet ne vendin e fundit!
Klubi i uron suksese në karrierën e tij edhe e falënderon për kontributin e dhënë!”, thuhet në njoftimin e Klubit.
