Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e reja për punësimin e mjekëve e infermierëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e reja për punësimin e mjekëve e infermierëve
EkonomiLajmi i fundit

Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e reja për punësimin e mjekëve e infermierëve

Published: May 14, 2024
Shpërndaje

Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e reja të konkurrimit për punësim pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore publike të infermierëve dhe mjekëve.

Udhëzimi “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike” përcakton se procesi i konkurrimit për profesionistët e shkencave mjekësore teknike, zhvillohet për:

a) të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi për ushtrimin e profesionit;

- Publicitet -

b) kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin me shkrim “Infermierë për Shqipërinë” të thirrjes paraardhëse dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre.

Regjistrimi i kandidatëve bëhet vetëm nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Të interesuarit do të kenë si afat për kryerjen e aplikimit të paktën dy javë kalendarike nga data e shpalljes. për konkurrim.

Në fazën e parë, kandidatët e interesuar regjistrohen në portalin “Infermierë për Shqipërinë” dhe ngarkojnë/përditësojnë në portalin “Infermierë për Shqipërinë” dokumentet e kërkuara, duke përfshirë jetëshkrimin, diplomën universitare, lejen e ushtrimit të profesionit brenda afatit të vlefshmërisë.

Ndërsa për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, kriter i detyrueshëm për kualifikimin e tyre është që diploma të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Dokumentacioni duhet të dërgohet brenda afatit të caktuar në ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, sipas përcaktimit në shpalljen.

Udhëzimi përcakton se kandidatët që konkurrojnë do të vlerësohen me pike edhe për dosjen e dorëzuar, përfshirë edhe trajnimet me 30 pikë. Brenda numrit total prej 30 pikësh shtohet bonusi për studentë të ekselencës deri 5 pikë (“Studentë të ekselencës”, në kuptimin e këtij udhëzimi, janë studentët të cilët kanë përfunduar studime universitare në nivelin “Bachelor” me mesatare 9.00 – 10 ose ekuivalent, jo më herët se 3 vite përpara vitit kalendarik për të cilin po zhvillohet procedura); c) vlerësimin me shkrim, deri në 70 pikë.

Udhëzimi tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit lirimit dhe të disiplinës së mjekëve në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet platformës elektronike” rregullon procedurat për punësimin, emërimin, pezullimin, lirimin dhe disiplinën e mjekëve në institucionet e ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor publik, nëpërmjet portalit “Mjek për Shqipërinë”.

Në kuptim të këtij udhëzimi, termi “mjek” do të përfshijë të gjithë profesionistët e shëndetësisë që janë të licencuar për ushtrimin e profesionit nga Urdhri i Mjekut apo Urdhri i Stomatologut dhe që ushtrojnë profesionin e tyre.

Kandidatët e interesuar, regjistrohen në portalin “Mjek për Shqipërinë” dhe ngarkojnë/ përditësojnë në portal dokumentet e kërkuara.

Dosja e aplikimit përmban: jetëshkrimin e kandidatit (CV), diplomën, lejen e ushtrimit të profesionet etj. Për kandidatët me profesion mjek dosjet e tyre do të vlerësohen me 45 pikë.

Monitor

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  • Historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqisë
  • Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. Klodi on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. ? on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  4. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. demo on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?