Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi
KronikeLajmi i fundit

Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi

Published: May 21, 2025
Shpërndaje

Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative  i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë.

Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative  i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë. I publikuar në fletoren zyrtare, Vendimi parashikon të gjitha penalitetet e vendosura nga 6 inspektoriate të ndryshme, ku përfshihen gjobat e vendosura nga inspektoriatet vendore dhe ai kombëtar i mbrojtjes së territorit, nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake, nga inspektoriati kombëtar i ushqimit dhe ai shëndetësor.

Një procedurë është parashikuar për zbatimin e këtij vendimi I cili pritet të zgjat nga 60-80 ditë.

- Publicitet -
“Procedura e fshirjes apo faljes së gjobave do të nis më përgatitjen e listave nga institucionet përkatëse. Një kopje e së cilës do t’i kalohet drejtorive përgjegjëse. Të cilat brenda 30 ditëve duhet të kryejnë procedurën e fshirjes apo faljes për secilin individ apo subjekt. Dhe në fund njoftohen kjo fshirje do të regjistrohet edhe në sistem.”

Për individët të cilët pretendojnë se sipas vendimit në fuqi nuk i është shfuqizuar masa administrative duhet të paraqesin kërkesë pranë institucioneve përkatëse të cilat kanë vendosur gjobën.

Konkretisht përfitues të këtij vendimi janë ata indidivdë që janë gjobitur për ndërtim të paligjshëm për strehim individual nga IKMT, policia e shtetit apo ajo bashkiake.  Do të falen gjobat e vendosura nga AKU në subjektet agro-përpunuese si dhe penalitetet nga inspektoriati shëndetësorë për masat anti-Covid.

“Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 (tetëdhjetë) ditë.”

Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të fshirjes së gjobave të paekzekutuar përballohen nga secili institucion.

Vendimi për faljen e gjobave të vendosura do të përfshijë periudhën nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. /Tch

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ligji dhe Ram-Maliqi says:
    May 21, 2025 at 2:51 pm

    Ja pra dhe blerja e votave – fatura qe shkon 150 milion Euro e faljes gjobave 10-vjecare.
    Bere kjo 3 dite para zgjedhjeve ne shkelje te plote te ligjit.
    Dhe thone pastaj se nuk ka shtet. Ka ore ka por ama shtet ku mbi Ligj eshte RamMaliqi.
    Te turperohen tani te tere ato te ndershem qe kane paguar taksa e kane qene te rregullt me Ligjin. Atyre u dhjet ne koke RamMaliqi qe qendron mbi Ligj.

    Reply
  • Noc Rroku Kollodoku says:
    May 22, 2025 at 6:57 am

    Po ata qe i paguan?! Apo i miri e ha gjithmon thuaj

    Reply
  • Dudumi says:
    May 22, 2025 at 7:24 am

    Duhet te kesh stomak te forte te rrish pa paguar gjoben ketu e 10 vjet. Nuk ivdo rregullat, por me hamendje besoj qe nqs s’è paguan gjoben Brenda vitit ajo pothuaj dyfishohet. Mund te ngelet pezull nqs Ke hapur proces ankimor ose gjyqesor. Por nqs nuk eshte ky rast, ne krye te cdo viti duhet te merret njecl seksion per kontrollin e pagesave ose mospagesave e rrjedhimisht masat e metejshme shtrenguese. Kjo metoda e faljes se gjobave te jep idene e pergjithshme se shteti s’ka c’tu beje atyre qe s’paguajne dhe per te dale burre zamani una fal. Si gjithmone, ata qe jane korrekte me ligjin paguajne dhe s’u thote kush falemnderit.

    Reply
  • Phoenix says:
    May 22, 2025 at 8:23 am

    Ahh, sikur te gjithe te injoronin gjobat e sistemit dhe te jetonin mbi friken dhe manipulimin e tij. Sistemi fallco, do te ishte shembur dhe njerezit do te jetonin te lire e ne prosperitet, pa ndikim dhe influence nga politikat mafioze te te ” Fortit ” qe nuk eshte aspak i forte.

    Reply
  • Dashi says:
    May 22, 2025 at 8:50 am

    Rastësisht lexova komentin e “ligji e Ramaliqi” . Po të sqaroj si është e vërteta . Ligji për faljen e gjobave të 10 vjetëve të fundit , është miratuar qysh në muajin shtator 2024 në mënyrë unanime nga PS-PD . Ishte periudha e muajit të mjaltit midis dy partive , kur bisedohej kodi elektoral, ky që votuam , i propozuar nga PD-ja dhe Berisha . Nëse është e drejtë të falen gjobat , ose jo , kjo është tjetër temë , por që të thuash u bë për vota , është krejtësisht e gabuar . E para sepse falja fillon nga qershori i ardhshëm , d.m.th. pas zgjedhjeve dhe e dyta , njerëzve që i falen gjobat janë vetëm socialistë , apo ka edhe demokratë ?

    Reply
  • Xon njala... says:
    May 22, 2025 at 9:55 am

    Je shum kollodok nga fiqiri o dash karandashi. Si bedel i Rames ty as ta ve njeri ne pulle se cfare budallalleqesh poston. E verteta eshte se asgje nuk e justifikon faljen e gjobave per nje grup te caktuar shkelesish, e sidomos per ata qe kane ndertuar pa leje. Nese ka nje ligj, ai duhet te funksionoje per te gjithe njelloj, pa bere asnje perjashtim selektiv. Perndryshe nuk eshte ligj po llastik brekesh per te mbajtur brekushet e halldupit tend , i cili te ka vene te besh roje ne forum.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?