Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të biznesmenit, mes tyre kompani farmaceutike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të biznesmenit, mes tyre kompani farmaceutike
AktualitetKronike

I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të biznesmenit, mes tyre kompani farmaceutike

Published: November 17, 2026
Shpërndaje

Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Ilir Shehu, alias Ilir Pasholli përfshirë subjektet ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ si dhe tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete dhe prona të regjistruara në subjekte të lidhura me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike, rezultoi se shtetasi I.Sh. alias I.P.  ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë.

- Publicitet -

Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale.

Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt.

Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të shtetasit I. Sh. alias I.P., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurisë të paluajtshme e të luajtshme të subjekteve si më poshtë vijon:

Pasuritë e sekuestruara të Ilir Pashollit:

1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,
2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,
3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,
4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,
5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,
6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,
7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,
8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.
Për subjektin: Mega Store shpk:
1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.

Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:

1. Peugeot, vitprodhimi 2018,
2. Volksëagen Jetta, vitprodhimi 2015,
3. Mercedez Benz GLE 2019,
4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,
5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,
6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,
7. Land Rover Defender,
8. Peugeot, vitprodhii 2018.

Sekuestrimin e subjektit:

1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,
2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;
3. Subjektin I.Sh. PF;
4. Subjektin I.Sh. PF;
5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe
6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.

Pasuritë në emër të subjektit  H.Sh:

1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,
2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,
3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,
4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,
5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe
6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të biznesmenit, mes tyre kompani farmaceutike
  • Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale
  • Studentët marrin drejtimin e Parlamentit në Serbi
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t sërish në SPAK, paraqitet për zbatimin e masës së sigurisë
  • Mashtrime me fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 mln euro pasuri

Komentet e Fundit

  1. Naimi on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  2. demo on Gjyqi për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçit i shtohen edhe 17 muaj burg
  3. demo on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  4. Zürich on Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, Instituti i Vjenës: Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar
  5. Tironci on Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, Instituti i Vjenës: Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?