Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I dërgoi babait para në Siri, dënohet me 4 vjet burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I dërgoi babait para në Siri, dënohet me 4 vjet burg
KronikeLajmi i fundit

I dërgoi babait para në Siri, dënohet me 4 vjet burg

Published: April 15, 2025
Shpërndaje
Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. /r/n/r/nThe building of the Special Court against Corruption and Organized Crime (SPAK), which began work this Friday.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të martën më 15 prill deklarimin fajtor dhe dënimin me 4 vjet burg të Muhamet Manollarit, i akuzuar se i dërgoi një shumë parash të atit në Siri në kohën që ky i fundit ishte bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS.

Gjykimi ndaj Manollarit u krye me procedurën e zakonshme, prej nga ai u gjet fajtor për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, që përcakton se dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera personave ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, dënohen me burgim nga katër deri në 10 vjet. Ekzekutimi dënimit kryhet kur vendimi merr formën e prerë.

Prokuroria e Posaçme, SPAK i përfundoi hetimet ndaj Manollarit në mars të vitit të kaluar. Sipas SPAK, babai i të pandehurit Muhamet Manollari, Mehdi Manollariështë larguar në maj të vitit 2013 nga Shqipëria për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës “ISIS”, e listuar si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Në nëntor të vitit 2016, Mehdi Manollari është futur në listën kombëtare të personave të shpallur për financim të terrorizmit.

- Publicitet -

Nga hetimet ka rezultuar se në nëntor të 2018-ës, i pandehuri Muhamet Manollari ka transferuar nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime të transfertave monetare shumën prej 864 euro në favor të një shtetasi sirian, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij Mehdi Manollari, i cili në atë kohë ndodhej në Siri.

Sipas SPAK, i pandehuri për të dërguar këtë shumë parash, nuk kishte përdorur emrin e tij, por një kartë identiteti në emër të një shtetaseje, e cila e kishte raportuar atë të humbur, kohë para kryerjes së transaksionit. Po ashtu, shuma monetare nuk është dërguar në mënyrë të drejtëpërdrejtë babait të të pandehurit, por një personi tjetër të referuar prej tij./BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Debati për pagat e magjistratëve, Rama u drejtohet drejtuesve të gjyqësorit: Ejani të flasim
  • Zbulim i rrallë pas 100 vitesh: Shkencëtarët identifikojnë një specie të re maceje
  • “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat
  • Më e keqja s’ka ardhur akoma, çmimi i naftës do të rritet sërish
  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Aldrin on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  3. Aldrin on Loja e gjerë e Hagës
  4. Aldrin on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  5. Sarkazma on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?