Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I dha Metës telefonin që të fliste nga burgu, kërkohet masë disiplinore ndaj avokatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I dha Metës telefonin që të fliste nga burgu, kërkohet masë disiplinore ndaj avokatit
KronikeLajmi i fundit

I dha Metës telefonin që të fliste nga burgu, kërkohet masë disiplinore ndaj avokatit

Published: September 10, 2025
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi ka lejuar ish-presidentin që ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij.

Në kërkesën drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Burgjet akuzojnë avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.

“Veprimi i avokatit z. Kujtim Cakrani perbën tejkalim te rolit te tij si përfagësues ligjor, duke mundësuar një komunikim publik përmes një procedure jashtë kuadrit formal të miratimeve institucionale. Ai ka anashkaluar procedurat ligjore të kerkimit të miratimit nga organet përkatëse, duke e vendosur institucionin e paraburgimit përpara një fakti të kryer në mënyrë arbitrare dhe të paautorizuar. Kjo sjellje cënon rëndë rendin dhe sigurinë në sistemin penitenciar dhe parimin e barazisë përpara ligjit për të gjithë të paraburgosurit.

- Publicitet -

Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 te Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit ne Republikën e Shgipërisë” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani. Pas vlerësimit dhe trajtimit nga ana juaj, kerkojmë të na informoni lidhur me vendimarrjen dhe masën e dhënë ndaj avokat z. Kujtim Cakrani.

Bashkëlidhur po ju dergojmë ne shtojcën 1, transkriptin e bisedes së zhvilluar në emision”, thotë Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, e cila kërkesën për masë disiplinore ia ka nisur Dhomës Kombëtare te Avokatisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Shkodrani-Belgjike says:
    September 10, 2025 at 3:07 pm

    Shtet patatinash, të mos lejohet askush me tel nëpër burgje. Avokat apo minister ska randësi.

    Reply
  • SPAK says:
    September 10, 2025 at 4:57 pm

    Kur eshte edhe cakrani avokat u permbyste Shqiperia!

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    September 10, 2025 at 10:57 pm

    Ky Cakrani duhet te ndeshkohet ne menyre shembullore,nese i duket heroike qe i jep lidhjen telefonike nje te arestuari te fluturoje me presh ne bythe si te doje por jo ne nje proces penal ku eshte perfaqesues i pales se akuzuar dhe duhet te veproje si i tille jo si me qene zgjatim i te akuzuarit.

    Reply
  • SOKRATI says:
    September 11, 2025 at 2:54 am

    Ky kujtim Katrani (jo Cakrani) është një fodull dhe injorant, që në përdorim ka vetëm llapën. Arësyeja, normat, ligjet nuk vlejnë, se kujtim Katrani vjen nga shtresa të persekutuarëve të bp me fashistët dhe nazistët e L2B. Shikoni katranin, gjykoni edhe për mavrinë like që ka qënë president i Shqipërisë…

    Reply
  • Artan says:
    September 11, 2025 at 3:44 am

    Mos se do të të sulet demo, si katunar nga derë e fisme që është, si ky Katrani.

    Reply
  • Na myten says:
    September 11, 2025 at 5:14 am

    Te marresh avokat Cakranin eshte dorezim pa kushte i Metës. Vazhdon teatrin se s’ka cfare te beje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?