Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I penduari: 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi pagën iku në Angli!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I penduari: 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi pagën iku në Angli!
KronikeKryesore

I penduari: 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi pagën iku në Angli!

Published: October 5, 2023
Shpërndaje

Vrasja e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, është kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala.

“Ora News” ka mësuar nga burime policore se Lala tashmë është larguar në Angli dhe qëndron prej disa kohë në këtë shtet.

Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.

- Publicitet -

Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen.

Tafani, ka pranuar pjesëmarrjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021.

Në këtë episod kriminal, Tafani ka treguar të gjithë dinamiken e vrasjes, përgatitjen, sigurimin e armëve, momentin e vrasjes e deri tek largimi, duke braktisur makinën në Kavajë.

Por brenda në mjetin e braktisur policia dhe prokuroria e Elbasanit gjetën filtrin e cigares, ku dhe u zbulua profili i ADN-së, që solli më pas identifikimin e njërit për autorëve pjesëmarrës në këtë vrasje, Artan Tafani.

Tafani, u lokalizua në fshatin Savër të Lushnjës dhe u arrestua nga policia operacionale disa ditë më parë.

Për tre ditë me radhë, ai është njohur me faktet dhe akuzat që kishte ngritur prokuroria e Elbasanit, si njëri nga vrasësit e Albi Bashaliut.

Të arrestuarit i është hedhur në tavolinë oferta e bashkëpunimit me prokurorinë, i cili ka pranuar të japë shpjegime për të gjitha krimet që di, në këmbim të garancisë së mbrojtjes fizike të tij dhe familjarëve por edhe një dënimi sa më të butë.

Ai ka pranuar pjesëmarrjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës dhe Kristian Lala, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021.

Pas kësaj, Tafani tregoi dhe krime të tjera të organizuara nga grupi i Laert Haxhiut.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë? Bllokim motori, pilotët u nxorën gjallë
  • Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete
  • SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  • Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon dy nënkryetarë
  • 30 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. Kukësi on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. Anonymous on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  4. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  5. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?