Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I rrethuar nga forca të shumta policie, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I rrethuar nga forca të shumta policie, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO
KronikeLajmi i fundit

I rrethuar nga forca të shumta policie, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO

Published: October 23, 2024
Shpërndaje

Ky është momenti kur Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë ka zbritur nga makina e policisë në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave, por në këto pamje shihet ish-Presidenti i cili ndodhet i rrethuar nga policia ne parkimin e GJKKO.

Ndërkohë janë paraqitur në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho babai i Erisa Xhixhos dhe Ema Çoku.

- Publicitet -

Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën (21 tetor) me urdhër të SPAK.

SPAK e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, tha për mediat pas takimit me zotin Meta në mjediset e sigurisë, se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi është bërë për qëllime politike.

Në dosjen hetimore të SPAK prej 176 faqesh që çoi në pranga ish-Presidentin Meta dhe vuri në akuzë 3 të tjerë, Prokuroria e Posaçme shprehet se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste. Së pari, për marrëveshjen e CEZ me DIA, SPAK thotë se ka administruar prova se Meta në kohën që ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës ka përfituar para në formën e korrupsionit nga biznesmeni Kastriot Ismailaj, në cilësinë e administratorit të kompanisë DIA.

Ky dyshim, provohet sipas prokurorisë edhe përmes disa përgjimeve të realizuara vite më parë, mes të cilave 1 në vitin 2009. SPAK, shprehet se Meta përmes një sms-je i kërkon biznesmenit, Ismailaj para. Marrëdhënia e ngushtë mes tyre sipas organit të akuzës provohet dhe nga udhëtimi i tyre drejt Çekisë, atje ku SPAK ka dyshimet se ka nisur marrëveshja mes CEZ dhe DIA.

Një tjetër çështje në dosjen hetimore, është dhe ajo e shpenzimeve mjekësore të ish-çiftit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në vlerën e rreth 106 mijë eurove, para këto që nuk janë deklaruar prej tyre. Këto shpenzime janë zbuluar nga SPAK dhe janë pasqyruar në dosjen voluminoze. Gjithashtu, shpenzime të tjera të reflektuara në materialin hetimor, është dhe pagesa prej 400 mijë dollarësh e kryer nga LSI për lobim në SHBA, por që nuk është bërë përmes llogarive të LSI-së.

Mes episodeve që SPAK pretendon se ish-Presidenti ka konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave është ndërhyrja në kohën kur ishte Kryetar Kuvendi për futjen në tregun e fibrave optike të një kompanie private si dhe blerja e një duplexi në zonën e ish-Bllokut. Këto akuza të ngritura nga SPAK, vetë ish-Presidenti, Ilir Meta i ka hedhur poshtë dhe i ka cilësuar politike. Ndërkohë qëndrimi i Metës në bllokun e sigurisë do të jetë deri ditën e sotme kur do të paraqitet në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë. Më pas Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Kostaqi me Kozmane says:
    October 23, 2024 at 2:07 pm

    Like defter floriri, qe kepuste né mest me tè fortin, do vij janulla tè tè takoj né qyp sic takoi bejlerin.o katunari cepanit ,kujdes sapunin xha like.hajde se ke Salijen,malltezin,monen kryevidhi,xen sytopen,giten shoqni e madhe,u pret Reci ,kercitjani njeri tjetrit.

    Reply
  • ce says:
    October 23, 2024 at 3:20 pm

    Po sharebajga e Jales me shkolle te mesme qe u be deputete pa mbushur 18 vjece me shkolle te mesme, vetem per kontributin e madh qe kishte dhene ne trajnimin e lristave erotiko nazisikine te leshelise ne kampingun me te degjeneruar te planetit ne haremin e Jales, a ishte sot e pranishme ne sallen e gjyqit.

    Reply
  • Arber iliri says:
    October 23, 2024 at 7:04 pm

    E Verteta vonon por nuk harron.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. US on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. capi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?