Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I shpëtoi masakrës së Hamasit vitin e kaluar, vret veten në ditëlindjen e saj e reja izraelite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > I shpëtoi masakrës së Hamasit vitin e kaluar, vret veten në ditëlindjen e saj e reja izraelite
BoteLajmi i fundit

I shpëtoi masakrës së Hamasit vitin e kaluar, vret veten në ditëlindjen e saj e reja izraelite

Published: October 21, 2024
Shpërndaje

Izraeli është tronditur pasi të dielën në mbrëmje u njoftua në media se 22-vjeçarja Shirel Golan, e cila i shpëtoi masakrës së Hamasit të 7 tetorit 2023, kishte vrarë veten në ditëlindjen e saj.

E reja nuk arriti të rikuperohej kurrë nga tronditja e shkaktuar nga sulmi i Hamasit në festivalin e muzikës Nova ku ajo ndodhej atë ditë.

Shirel, e cila mbushi 22 vjeç të dielën, duhej të kalonte ditën duke festuar me familjen e saj, por në vend të kësaj, siç raporton Times Of Israel, ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Porat ndërsa celulari i saj ishte plot me SMS urimi.

- Publicitet -

Familja e Golan, e udhëhequr nga vëllai i saj Eyal, akuzon qeverinë izraelite se nuk i ka ofruar ndihmë Shirelit në 12 muajt e fundit për t’u marrë me stresin post-traumatik  të shkaktuar nga ajo që përjetoi më 7 tetor 2023.

Si i mbijetoi sulmit vdekjeprurës të Hamasit?

Shirel dhe partneri i saj Andy ishin në festivalin Nova kur ndodhi sulmi i Hamasit. Fillimisht të dy u futën në një automjet me qëllim që të largoheshin nga festivali, por shpejt e kuptuan se nuk do të mund ta bënin këtë. Kështu ata braktisën automjetin dhe u fshehën për orë të tëra nën një shkurre.

Në një moment, në fakt, atyre iu dha mundësia të hipnin në një makinë tjetër, udhëtarët e së cilës po përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit me armë zjarri të terroristëve të Hamasit. Megjithatë, Shirel dhe partneri i saj refuzuan t’i ndiqnin dhe pak më vonë 11 pasagjerët e mjetit në fjalë ose u vranë ose u rrëmbyen nga Hamasi, siç rrëfeu 22-vjeçarja në një intervistë televizive nëntorin e kaluar.

Shirel dhe Andy u shpëtuan përfundimisht nga oficeri i policisë Remo Salman el-Hozayel, i cili gjatë operacionit shpëtoi gjithsej 200 njerëz që kishin marrë pjesë në festivalin Nova.

Shoku post-traumatik

Në javët dhe muajt pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit, Shirel zhvilloi simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) dhe u shtrua në spital dy herë, megjithëse familja e saj thotë se ajo kurrë nuk u diagnostikua me PTSD.

“Shteti e vrau Shirelin”, tha vëllai i 22-vjeçares, Eyal për median Ynet. Shirel sipas tij në asnjë moment nuk ishte ndihmuar nga agjencitë qeveritare dhe se çdo ndihmë që kishte marrë ishte nga organizata e të mbijetuarve dhe të afërm të viktimave të festivalit muzikor Nova.

“Nëna ime u detyrua të dilte në pension të parakohshëm për të qenë në krah të vajzës së saj. Ne kurrë nuk u larguam nga ajo. E vetmja herë që ndodhi kjo ishte sot dhe ajo vendosi t’i jepte fund jetës së saj”, shtoi Eyal duke folur për Channel.

Me rastin e vdekjes tragjike të motrës së tij, Eyal Golen i bëri thirrje shtetit të Izraelit të “zgjohet”, përndryshe do të ketë të tjera incidente të tilla vetëvrasëse.

“Kam humbur motrën time por dua të bërtas që të tjerët të mos humbasin të dashurit”, deklaroi ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Kokepalari says:
    October 21, 2024 at 2:35 pm

    mos ja hidhni gjithe “Fajin Sulmit”..dhe Qeverise..sepse ne kete Bote ka edhe njerez te Dobet
    pse u dashka te Besoj se “U Vetevra”..sepse ishte e Travmatizuar nga Sulmi i Hamasit??
    dhe pse te mos Besoj se ishte e Zhgenjyer nga nje Dashuri e pa suksesshme?????????????????

    Reply
  • Phoenix says:
    October 21, 2024 at 2:39 pm

    Me sa duket kjo nuk i shpetoi dot masakres se vaksines. Natjanahu i dendi mire patriotet e tij me shiringat e Burles, para 2 vitesh.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 21, 2024 at 2:45 pm

    Ngaterrova pak emrin e ketij Natanjahut. Dhe nje kuriozitet. A e dini qe mbiemri i vertete i Natanjahut eshte Mileikowsky? I ati i tij e ndryshoi, kur emigroi nga Polonia ne Izrael.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?