Rama e ka futur opozitën dhe kritikët e tij në një konfuzion mendor të vërtetë me lëvizjen e fundit për t’i ofruar mundësinë e investimit në Sazan dhëndrit të Donald Trump.
Kjo sepse opozita e ka akuzuar vazhdimisht si “njeriun e Sorosit”, madje gjithë retorika e saj për non gratan e Saliut mbështetet pikërisht tek supozimi se Rama dhe Soros, ia bënë këtë gjëmë në pleqëri doktorit.
Vetë Rama e vuri në dukje paradoksin gjatë takimit të fundit socialist”
“Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. …Delirojnë dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur .. nga unë, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit” – tha ai.
Në fakt Sorros dhe Trump janë në një luftë për “jetë a vdekje” politikisht. Dihet boterisht që Sorros mbështet demokratët. Sorros mbështet po ashtu të gjithë ata që luftojnë pa kompromis miq të Trump-it në botë, si Viktor Orban kryeministër i Hungarisë vendi i lindjes së Xhorxh Sorros , apo Netanjahun , kryeministër i Izraelit mik jo vetëm i Trumpit por dhe i babait të Jared Kushner-it.
Në shumë fjalime Trump vetë apo mbeshtetës të tij , si Elon Musk nuk pushojnë së godituri rëndë Xhorxh Sorrosin që e akuzojnë se ka një axhenda majtiste dhe pro imigracioniste. Edhe Sorros, babë e bir nuk kanë qendruar prapa në kundërpergjigje dhëmbë për dhëmbe me Trump.
Një mesazh në X , i vetë Aleks Sorros para disa javësh është interpretuar në media ne Shba si një ftesë për atentat kundrejt Donald Trump. Në atë mesazh « tëeet », Aleks Sorros botonte një foto- montazh, një impakt plumbi në një xham dhe 47 dollarë në cash, që disa e komentuan si ftesë nga Aleks Sorros për heqje qafe me cdo kusht të presidentit të ardhshëm amerikan, i 47-i, që mund të jetë Donald Trump.
Por nga fondacioni Open Society, e Sorrosit, ky interpretim u cilësua si marrëzi, dhe se kuptimi i vetëm I atij mesazhi të Aleks Sorros, kishte të bënte me faktin se krimi (plumbi) dhe inflacioni (47 dollarët në cash) kanë rënë ndjeshëm në SHBA gjatë presidencës Biden. Sido që të jetë, ai Tweet i Soros qe pra një mesazh pro Biden.
Në forumin e Davosit më 2017 Xhorxh Sorros e patë cilësuar Donald Trump si diktator në embrion. Në forumin e këtij viti në Davos në janar 2024 , i biri Aleksi nuk i bëri po ashtu komplimenta Donald Trumpit duke e cilësuar si një personazh me të vertete toksik , dhe duke lartësuar njëkohesisht Bidenin si politikan jo polarizues në një elektorat amerikan që po polarizohet nga Trump.
‘Ketu ne Davos , Donald Trumpin e keni shpallur tashmë president”, tha aty Alex Soros, duke shtuar me ironi : “kjo është një gjë e mirë, sepse gjithmone parashikimet ne Davos dalin të gabuara”. Mez atë rast , vetë Aleks Sorros bëri një parashikim në Davos në lidhje me Trump duke deklaruar : “Cili do jetë rezultati për të? Ose përfundon në burg ose përfundon në pushtet.” Ështe ndoshta kjo pasiguri ekstreme që ka vetë Sorros mbi të ardhmen e afërt që mund të shtyjë të mendosh se nuk është në interest ë tij t’i presë të gjitha urat me familjen Trump. Investimi i Jared Kushner në Shqipëri territor i Sorrosit “par excellence” me “lejen” e Aleksit, mund të rezultonte si një një “urëz” kontakti për një të ardhme të llojit “ku i dihet” si shkojnë punët…
E deshmon këtë edhe investimi më i madh që bëri këto ditë perandoria financiare Sorros? Është kryer një investim në shkallë të gjerë në mediat amerikane – shkruan nga Parisi analisti Genci Burimi dhe shpjegon:
Xhorxh Sorros peshon gati 7 miliard dollarë si pasuri personale por kompania familjare “Fondi Sorros” menaxhon mbi 30 miliard dollarë. Këto ditë , ose më saktë para një muaji, Fondi Sorros bëri një investim të jashtëzakonshëm për nga shuma dhe nga fusha duke blere për 400 milion dollare grupin e dytë më të madh amerikan të radiove, Audacy me 220 stacione radiosh të shtrira në të gjithë Amerikën.
Ky grup ishte në falimentim me borxhe gati 2 miliard dollarë që bënë që aksionet e tija në bursë të fundoseshin nga 190 dollarë aksioni në më pak se 1 dollare aksioni (ose vetëm 20 cent në janar 2024) . Kjo i lejoi Sorrosit të bëjë një operacion “blic” duke marrë në kontroll 40% të aksioneve me 400 milionë dollarë , dhe duke u bërë kështu aksioneri kryesor i 220 radiove amerikane. Me 2022 Fondi Sorros investoi 80 milione dollarë të tjerë për të blerë dhe radiot në gjuhë spanjolle në Shba ose 18 radiostacione latine që prekin një komunitet me peshë të madhe elektorale. Kampi republikan po i konsideron këto investime te Sorrosit në mediat amerikane në momentin më të nxehte të fushatës presidenciale si një mënyrë për të influencuar në këto zgjedhje.
Por duke patur parasysh shprehjen e Alex Sorrosit se Trump do jete “o në burg o president”, ky investim mund te përbëjë për një biznesmen si Sorros një formë ure lidhese me kampin republikan.
Një fakt është se në radiot e sapo blera nga Sorros performojnë dhe figura të spikatura pro republikane. Mund te veçohen dy, Dana Loesch dhe Sean Hannity. Dana Loesch është prezantuesja e The Conservative Alternative, një emision radiofonik me audiencë por mbi të gjitha ajo është zëdhënëse e National Rifle Association (NRA) , shoqata tepër konservatore që mbron të drejten e amerikanëve për armëmbajtje, si dhe bashkëthemeluese e Tea Party që mbështet totalisht Donald Trump.
Sean Hannity po ashtu që flet në radiot e sapo blera nga Sorros, është një komentator politik me emër në SHBA, konservator dhe përkrahës i flaktë i Donald Trump.
Ndër personalitetet e tjera konservatore që punojnë në stacionet radiofonike në pronësi të Audacy dhe që kalojnë tani në pronesi të Sorros figurojnë dhe emra të tjerë të njohur për publikun amerikan me pikepamje pro-trumpiste si Mark Levin, Guy Benson apo Rich Zeoli.
Duket e vështirë të besosh se ambicja e Sorrosit është t’i ktheje këta zëra pro trumpiste në zëra pro Biden. E vështirë po ashtu ta besosh se Sorros do t’i “pushojë nga puna”, (vetëm nëse ata largohen vetë). Mundësia e një investimi alternativ për Sorrosin në rastin kur Trump s’do të ishte në burg por në Shtepinë e Bardhë nuk mund të mos konsiderohet.
Kur vjen puna per te vjedhur token,detin,lumenjte,pyjet,xhevahiret nen toke dhe mbi toke te shqiptareve EDHE DJALLI SOROS EDHE DJALLI I TRUMPIT BEHEN NJE me ndermjetesine e shejtanit edvin rama.
E thjeshte fare.
ky shkrim prek nyjen gordiane të kësaj afere: si mund të avancosh me Sorosin në krahun e majtë dhe dhëndërin e Trump-it në atë të djathtë?
ja pra qe rama eshte nje gjeni
e keni inat jepini hakun
Po ku njeh politike dollari more. Sidomos rraca e ketyre kane nje nuhatje te vecant per lekun. Si do behesin te pasur keta duke patur parime dhe ndershmeri.
Po kjo o njerez eshte e gjitha nje loje, edhe Trumpi me Sorrosin luajne ne shkalle nderkombetare po ate loje qe luan Edvini me Saliun ketu ne ket katunin tone, bojne gjoja sikur zihen, pastaj shkojne dajn paret ke shpella e hajdutve.
Nuk eshte aq e thjeshte Demo
Edi eshte mason, funksionon ndryshe
Kriekaqoli eshte i lekut dhe egos ekstreme. Po ju me ke jeni o shoke te Dites? A jeni te ndergjegjshem per greminen ku po e con vendin psikopati megalloman ne krye te pushtetit? Ah me falni se ju jeni te zene te demaskoni Ola Xamen sepse ka guxuar te kritikoje lali Erin.
K..?..R…..per tia dhe te gjithe ata qe rrine me gojen hapur gjithe diten, po qe eshte gjeni o mavri, eshte gjigand per mendje shkurterit. Ne fakt, eshte kusar, mashtrues, narcist, pervers deri ne neveri,, marshon mbi kurrizin e ketij populli sepse nje shumice e madhe kerkon t’i ngjaje ose eshte si ai. Ka vellain e madh, Salehun i cili edhe ai, ka talebanet e tij, i kenaq me kulla e plot afera, me sakte, bashkeqeverisin jo fshehur po hapur fareeeeee, kane po te njejtit oligarke me te cilet ndajne parate….edhe ketu kane Cet Kastratin ne mes, njejte si me Mcgonigal, me Ducken e kokelopes, Dizdarin, Nezen etj….e ben kongresin me socialSSalistet ne gjirin e Lalzit pikerisht ne resortin e nje oligarku qe pastron parate e krimit, ne Butrint ka oligarkun e pare ne keto troje, M.Granoff vampirin e Saliut dikur, ne Himare ka Xhacken e gagacit,Z.Manen e shume te tjere po atje u hodhi hi sive popullit DELE te dhjere dhe njekohesisht “krenar”, inskenoi nje poshtersi nga ato qe ka vete per zanat, “vjedhje votash”, dhe e rrasi ne burg Belerin, vulosi me turp “drejtesine e re” me urdher partie, ne vend qe, te hapej ajo ceshtje e shume perfolur e repartit te Peshkepise, dhe, nese do te shpallej fajtor, te merte denimin kapital qe mer nje ekstremist, prandaj o K..?..R…mahnitu ti dhe tru shpelaret me corapekuqin e Sorres, me eunukun e Erdoqenit, te Melonkes e te gjithe atire qe i zbavit me shfaqjet e tij prej maskarai, ketu s’ben perjashtim edhe Tramp, ka per te lepire ate qe ka peshtire dikur, merr masat per te nesermen. Mos u bej merak per Sorren, o ka bere Edvini per te, o s’ka bere njeri, s’la me plehra te botes pa mbledhur, muxhaidine, afgane, bushtra te zeza te kampeve te Sirise megjithe dobicet mbrapa, arabe e vete djallin me keq nga koha e qoftelargut turk. Vazhdoni keshtu, pas NJESHIT, nga nje diktature, ne tjetren, njejte me ata ne Kosove, ka tre vjet qe po shkon drejte gremines ai shtet i brishte, por analfabetet funksionale te Albinit, vetem shtohen, askush se ve pak trurin ne pune, perse e kercen ate tango vdekje Bini me Vucon, gezohen per targat prej teneqeje, per dinar e varkar po vete hane miell te kalbur, mbushin zorren me produkte made in Serbia qe perkthehen miliona euro per buxhetin e Beligradit, keto ata, nuk i futin xhepave si shqipot, por, blejne arme qe t’u bien kokes koqevareve kur t’i jete care trapi Kforit dhe t’u kete lene shendetin……gjithmone ne drejtim te kundert ikim, kemi alergji te bejme shtet, thjeshte sepse na i kane falur….rrugeve te Europes “kurve” me mire!
Ne vend te ngrihet pyetja se kush i jep te drejten Romit te jape leje ndertimi per resorte luksoze nje robi nga Amerika, rrini e merreni me thashetheme se a eshte i dale nga thesi me para i Sorrosit apo Sarrasit. Rama ben qoka djathtas e majtas qe ta kete mire me amerikanet, kushdo qe te ule bythen ne kolltukun e shtepise se bardhe. Po i serviloset Trampit, se ky duket ne avantazh.
Nje ishull,qe ka Shqipria
e rrembeu lukunia
Na drejton nje bushter Skile
Qe ja ka Vendit me Hile.
T’i vij turp opozites qe nuk ka ngritur zerin per ishullin e Sazanit. Ku jane protestat? Ky eshte korrupsion i hapur. Kjo eshte nje histori identike me ate te Charles McGonigal. Edi Rama, si gjithnje, ne kurriz te ketij populli, ka blere favoret e tij politike.
Opozita heshte! Heshte per te njejten arsye qe Rama po i ben temenat ‘investitorit strategjik’ te rradhes, sepse si Rama, dhe Berisha uron qe nese Grenell behet sekretare shteti, te marre favoret e veta, duke i hequr sanksionet ndaj vetes dhe familjes.
Humbja mbetet e popullit.
Idiotet e dobishem vazhdojne besoj poshte dritares dhe nuk kane asnje pyetje mbi kete korrupsion te hapur dhe nuk kane kellqe te pyesin kryetarin historik se pse po heshtin?
Cfare ndotje!
Kush jane keto dy motrat ketu me mjeker. Te marrin dhe ate te Gerdelllin dhe te bejne nje treshe. Seriozisht, na hapet barkun me keta bq.
Ka ndonje qe njeh kushtetuten, ka ndonje hapesire ligjore, te mbledhi numri e nevojshem te firmave te kerkoj referendum. Apo e kane mbyllur kete shteg ne 2008. Opozita (zj. Tabaku) thote se do e coj ne GjK, nese e bejne dhe ata. Por nuk ka ndonje shprese, do japi te njejtin verdikt si me refugjatet e Melonit.
Nese jo, e vetmja gje qe ka ngelur eshte te dalin njerzit ne rruge, Ky nuk di te ndalet.
Rama po fal Sazanin (duket) pa nje plan fitimi apo perfitimi material direkt te shqiptareve nga ky operacion. Nuk jam kunder, por dua te shoh qarte. Kam pershtypjen qe Rama ben “favore” me pasurite e shqiptareve per te rritur kreditet e tij personale. Po lufton politiken e SHBA per drejtesine e re ne Shqiperi duke “bere miq” amerikane qe anashkalojne shtetin e se drejtes sic mund te jete Trumph.
Pyetja qe kam eshte: Per sa vjet e humbim Sazanin me kete kontrate?
Nxire Enver Shpaten
dhe nje here per situaten.
Do hame bare, nuk dorezohemi
Por,
Te gjithe do largohemi,
Se nuk meremi vesh
me njeri tjetrin dhe
pershesh do e bejme vendin,
qe besojme se e duam shume.
e per lume.