Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I vendosi eksploziv banesës dhe biznesit të 54-vjeçarit, arrestohet në Burrel autori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I vendosi eksploziv banesës dhe biznesit të 54-vjeçarit, arrestohet në Burrel autori
AktualitetKronike

I vendosi eksploziv banesës dhe biznesit të 54-vjeçarit, arrestohet në Burrel autori

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Vendosi lëndë eksplozive në afërsi të banesës dhe dyqanit të një 54-vjeçari, Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen, identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Autori i dyshuar është një 42-vjeçar (i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin alternativ ‘Shërbim prove’ ).

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek,  4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.

- Publicitet -

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në lagjen “Drita”, në qytetin e Burrelit,  bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Eksplozivi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. L.,  42 vjeç, banues në Burrel, i dënuar më parë për disa vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pasurisë, dhe aktualisht vuante dënimin alternativ ‘Shërbim prove’.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 42-vjeçari, për shkak të një konflikti të mëparshëm me shtetasin A.C., ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të shtetasit A.C., ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në cilësinë e provës materiale, 42-vjeçarit, iu gjetën dhe  sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek,  4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.

Ky shtetas, dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel, për të cilin në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe grumbullimin e provave, si dhe identifikimin e kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Shqipëria nuk është në shitje”, dhe “Jo në emrin tim” bëhen pjesë e ndeshjes në stadium
  • Gazetari për Ballukun: Ka fakte tronditëse, gjëra që edhe ne që i dimë nuk flasim dot
  • Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  • FOTO: “Vetëmashtrim dhe viktimë lajkash”: Pritja pompoze e liderit kinez, kritika në Uashington
  • Shqipëria e fillon me këmbën e mbarë, fitore bindëse ndaj Bjellorusisë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on 4 miliardë euro…
  2. X on 4 miliardë euro…
  3. Investitori jostrategjik on 4 miliardë euro…
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on “Do shihemi së shpejti”, Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë?
  5. nastradini on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?