Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Identifikohen 3 autorët që plagosën 33-vjeçarin dje në Vlorë, në procedim edhe administratori i lokalit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Identifikohen 3 autorët që plagosën 33-vjeçarin dje në Vlorë, në procedim edhe administratori i lokalit
AktualitetKronike

Identifikohen 3 autorët që plagosën 33-vjeçarin dje në Vlorë, në procedim edhe administratori i lokalit

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

 

 

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri një 33-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.

- Publicitet -

Pas hetimeve të kryera, janë identifikuar 3 bashkëpunëtorët e dyshuar për këtë tentativë për vrasje, për të cilët policia bën me dije po vijon puna për kapjen e tyre.

Ndërkohë që po procedohet penalisht edhe administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen sende që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.

 

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës intensive hetimore, tejet profesionale, të bërë në një kohë rekord, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Vlorë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u plagos me armë zjarri një 33-vjeçar, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të këtij rasti, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, konkretisht e shtetasve:

  1. H., alias B. B., 41 vjeç, banues në Sherishtë;
  2. Xh., 28 vjeç, banues në Vlorë;
  3. O., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet së këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga shtetasi K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve u konstatua se në ambientet e lokalit ku ndodhi ngjarja, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Për këtë veprimtari kriminale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, për shtetasin K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan letra bixhozi.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Me gjak, unë jam shqiptare”, 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës
  • VIDEO: Pamje të frikshme nga Himara, flakët në lartësinë e hoteleve, 7 banesa të djegura. Situata mëngjesin e sotëm
  • VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  • Lëkundje tërmeti në Elbasan
  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram
  2. Shqiptar on VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  3. Soza on VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë
  4. 1thundrak on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. Pensionisti i Porcelanit on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?