Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ik mor babë nga Shqipëria se të morën tokën”, protestë para SPAK kundër ndërtimit të resortit në Lezhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ik mor babë nga Shqipëria se të morën tokën”, protestë para SPAK kundër ndërtimit të resortit në Lezhë
KronikeLajmi i fundit

“Ik mor babë nga Shqipëria se të morën tokën”, protestë para SPAK kundër ndërtimit të resortit në Lezhë

Published: March 28, 2025
Shpërndaje

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit, Bashkim Ulaj.

Banorët kanë protestuar në fshatin Rrjoll, por sot janë zhvendosur para SPAK, aty ku kanë dorëzuar edhe një kallëzim kundër, Bashkim Ulajt, të cilin e akuzojnë se po u grabit pronat.

“Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të m’i dhënë mua. Bashkim Ulaj s’ka shans me u fut aty. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për ti treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore, Shpellzaj ka punuar në bashki. Në 2020 na ka informuar Avokatura e Shtetit, pasi i ka marrë pronat Shpellzaj, kur shkuam ne me i marrë. Ca pronash, i ka marrë ai i forti”, tha një prej protestuesve.

- Publicitet -

Një prej protestuesve mes lotësh tha se nuk ka më turp se sot t’i thotë djalit ik nga Shqipëria se të morën tokën.

“Nuk ka më turp se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë“, tha banori mes lotësh.

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni, Bashkim Ulaj, me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga “Gener 2”, “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.

Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • labi says:
    March 28, 2025 at 11:14 am

    Tashi ka ngel Rama ti hy ne shpi e ti marri e grate per Bashkim Ulajn.

    Reply
  • Ppsh says:
    March 28, 2025 at 11:33 am

    Pse mos i marre i forti
    Rama beri kampin ne gjader dhe spati asnje proteste te gjithe thonin se kami do shelle te ardhura
    Tani edhe ky resorti te ardhura do sjelle
    Kete ralitet e prish vetem konflikti me shtetin e qelbur ne cdo qelize
    Sepse per nderkombtatet autokracia dhe mafiokracia eshte mese e pranueshme ne shqiperi
    Me kushtin
    GARANTIMI I RENDIT PUBLIK
    pra po nuk u ve ne pikpyetje rendi keta kan 1000 vjet jete

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?