Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 11 të arrestuarit, vetëm njëri në arrest shtëpie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 11 të arrestuarit, vetëm njëri në arrest shtëpie
KronikeLajmi i fundit

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 11 të arrestuarit, vetëm njëri në arrest shtëpie

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 11 personat të dyshuar për aferën me Inceneratorin e Tiranës.

Mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për Jetmir Lapajn, anëtar i Qendrës Kombëtar të Biznesit, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Kujtojmë se më herët Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë e ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës.

- Publicitet -

DËSHMITË E KOKËS DHE BLLAKOS

Ndër të akuzuarit, që tashmë ndodhen në burg që nga hetimet për aferën me inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialit Alqi Bllako, kanë dhënë dëshminë e tyre.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Koka ka thënë se akuzat janë ngritur mbi bazë të opimionit publik.

“Akuzat janë ngritur mbi baze të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël.”

Ndërsa Alqi Bllako ka folur për punësimin e Vladimir Bezhanit.

“Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”, ka thënë Bllako.Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura.

“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako.

Sa i takon komunikimeve të disa prej zyrtarëve me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, të akuzuarit kanë pretenduar se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.

SPAK ndërkohë ka kërkuar burg për Pëllumb Abeshin, i cili është në arrest në shtëpi. Edhe në mungesë SPAK ka kërkuar burg për Abeshin dhe Etleva Kondin. Për Abeshin është rrëzuar, pasi është 65 vjeç, ndërsa Kondi ka fëmijë të mitur.

SKEMA E ABUZIMIT ME INCENERATORIN E TIRANËS

Sipas SPAK, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare me vlerë mbi 128 milionë lekë të lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV”,  janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke renditur shtatë shkelje të kryera gjatë këtij procesi.

Prokuroria e Posaçme informon se nga hetimet ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ndodhen në arrati, janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?