Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e 8 të pandehurve për gjykim të shkurtuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e 8 të pandehurve për gjykim të shkurtuar
AktualitetKronike

Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e 8 të pandehurve për gjykim të shkurtuar

Published: January 31, 2025
Shpërndaje

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi shqyrtimi gjyqësor për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Gjykata pranoi kërkesën e tetë të pandehurve për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Ata janë Lefter Koka, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.

Ndërsa të pandehurit e tjerë Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola kërkuan zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të zakonshëm dhe ndarjen e çështjes. Ata kërkuan po ashtu dërgimin e akteve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Juridiksion të Përgjithshëm. SPAK kundërshtoi ndarjen e çështjes dhe dërgimin e akteve në një gjykatë të juridiksionit të zakonshëm.

- Publicitet -

Gjykata vendosi veçimin e çështjes për shkak të kërkesës së 4 të pandehurve.

12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Në seancën e radhës do të jepet pretenca për 8 të pandehurit. SPAK do të relatojë konkluzionet përfundimtare në datë 7 shkurt ora 11:00.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Të rinjtë të acaruar nga përbuzja e Ramës”, “Le Monde”: Kërkohet dorëheqja e kryeministrit
  • U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  • Dhuna e policisë në protestën studentore, AMP: Verifikim çdo rasti të dyshuar për shkelje
  • Horoskopi 17 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjat
  • Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on “Duart e huaja”
  2. ATSH on Ky djalë ju mundi
  3. Keqkuptim i demokracise.... on Ky djalë ju mundi
  4. Fluffer on “Duart e huaja”
  5. titi on Ky djalë ju mundi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?