Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
AktualitetKronike

Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower

Published: July 6, 2026
Shpërndaje

Një incident i rëndë është regjistruar pranë godinës “Sky Tower” në Tiranë, pas të cilit biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj Nadir Çaushollit, pronar i një prej depove kryesore farmaceutike në vend.

Konflikti ka ndodhur më 6 korrik 2026, rreth orës 10:00 të paradites në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë godinës “Sky Tower”.

Sipas kallëzimit të depozituar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Lika ka qenë duke shkuar drejt zyrës së tij, kur ka parë disa persona që po montonin një pajisje karikimi për automjete elektrike në zonën pranë objektit.

- Publicitet -

Në denoncim thuhet se Lika u ka kërkuar punonjësve informacion nëse kishin leje për vendosjen e pajisjes, pasi sipas tij çështja lidhej me një procedim të hapur pranë Prokurorisë së Tiranës. Ai ka deklaruar se një pajisje e mëparshme karikimi në të njëjtën zonë ishte sekuestruar dhe vlerësuar si e paligjshme nga organet kompetente.

Sipas kallëzimit, punonjësit nuk kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm dhe më pas kanë njoftuar policinë. Në vend ka mbërritur fillimisht një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila, sipas denoncimit, ka bërë verifikimet paraprake dhe ka njoftuar Policinë Bashkiake, duke qenë se çështja lidhej me ndërprerjen e punimeve dhe dokumentacionin përkatës.

Në kallëzim përshkruhet edhe dinamika e incidentit, sipas të cilës ndërsa biznesmeni Lika po priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe e thirri të shkonte pranë tij. Në momentin që Lika u afrua, personat që shoqëronin Çaushollin dhe vetë ky i fundit kanë goditur me shqelma dhe karrige në drejtim të kallëzuesit Lika.

Ai deklaron se Çausholli vijoi me fyerje dhe sharje ndaj tij.

Lika ka kërkuar nga Policia e Shtetit marrjen e masave duke deklaruar se ndihet i kërcënuar jo vetëm personalisht dhe për familjen, por edhe për imazhin e bizneseve “Sky Hotel” dhe “Sky Tower”.

Mirton Lika është një nga bashkëpronarët e “Sky Tower” në Tiranë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • fshatari.pafshat says:
    July 6, 2026 at 5:54 pm

    E cfare mund te presesh nga njerez “Zhele” te lyer me flori? Pune zhelesh dhe zhelhanesh. Me keto e te tjere Tipa te merret Protesta. Keta jane forma dhe permbajtje e Kapitalizmit shqiptar… Rama eshte nje fare vegle ne duart e tyre…. Oligarket duhen disiplinuar fort financiarisht dhe pastaj vjen “zbutja” e tyre morale, politike,familjare, socialkulturore… Dmth qe telajua 1mkatror te vendoset ne nje kornize 1mkatror. Tek ne sot telajot e pikturave te medha(biznesi i madh) ekspozohen pa kornize financiare, dhe kjo i ben ata, oligarket – ish bijte e puntoreve dhe fshatareve te Diktatures se Proletariatit – arogante, pordhace, vrases, kurvare qe mezi ja dalin ne shtrat edhe kur perdorin “Viagra” etj.,etj. Po ua vuri kembet ne nje kepuce Protesta, ketyre zagareve lapangjoze…vine pastaj zgjidhjet demokratike te problemeve…Por lind pretja: Pse nuk demaskohen Oligarket nga Protesta… asnje lloj mesazhi, pankarte, flamingoje apo fotografije me fytyre biznesmeni. Po ata “Oratoret”, hipur ne shkalle portative bojaxhinjsh, i ka lene valle kujtesa, qe nuk i demaskojne Oligarket, por vetem vetbehen qesharake me avazet “Ik”, “Iqu”, QiuMiuFiuKiu…Po cfare te mire ka pritur e do te prese Shqiptaria nga Llumi – analfabetet funksionale dhe profesoret e tyre – qe eshte kultivuar prej 36 vitesh, me vullnet malinj dhe padrejtesi socialjuridike, kudo ne Shqiperi…? Protesta do bythe e jo llafebufe… Po nuk ka me te tille Rini qe jep jeten per Shqiperi…

    Reply
  • Reli says:
    July 6, 2026 at 9:21 pm

    Mirton Lika, ka kercenuar nje person me pistolete, perpara hotel Skai. Dhe policia nuk e pranoi denoncimin e personit te demtuar. Sot paska pranuar denoncimin e tij. Perse? Se shqelmoi nje karrike? Pse nuk I publikon te gjith videon.Pse del vetem pjesa e fundit? Kush e nxorri videon?Kjo video eshte nga hoteli. Pa urdher te Mirtonit nuk del gje. Ndersa ti komentuesi:Fshatari Pa fshat. Qenke rende, shoku.

    Reply
  • demo says:
    July 7, 2026 at 3:36 am

    Ketu duhet te nderhyje NEGOZIATORI Edi Rama,se i vjen ndoresh.Eshte i prere per te negociuar konfliktet boterore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u përgjuan: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti
  • VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  • Bëhet thirrje për qetësi dhe për të pritur vendimin e Apelit: Reagimet e para në Prishtinë dhe Tiranë pas dënimit të krerëve të UÇK
  • Dënohen krerët e UÇK, reagon Edi Rama: Marre!

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Gjyqi i Historisë
  2. O fol e mba, o bëj e ha on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  3. Rjepsi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. Mala on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  5. .... on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?