Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon
BoteLajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Published: December 28, 2024
Shpërndaje

NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike nënujore dhe katër linjave të internetit. Po kështu Estonia, një vend anëtar i aleancës veri-atlantike njoftoi se kishte nisur një operacion detar për të mbrojtur një linjë paralele të energjisë elektrike.

Të enjten Finlanda ndaloi një anije që po transportonte naftë ruse, nën dyshimet se ajo shkaktoi dëmet e kabllos nënuojre të energjisë ‘Estlink 2’, që lidh Finlandën dhe Estoninë, si dhe linjat e fibrave optike. Helsinki tha se ka kërkuar mbështetjen e NATO-s.

Vendet e Detit Baltik janë në gatishmëri të lartë për akte sabotimi, pas një sërë incidentesh ndaj kabllove të energjisë, linjave të telekomit dhe tubacioneve të gazit, nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës më 2022, megjithëse pajisjet nënujore në shumë raste përballen me defekte ose aksidente.

- Publicitet -

“Kemi rënë dakord me Estoninë dhe e kemi njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se dëshira jonë është që të kemi një prani të shtuar të NATO-s”, tha Presidenti finlandez Alexander Stubb në një konferencë për shtyp.

Rutte tha se ka diskutuar me zotin Stubb dhe se ka shprehur mbështetjen e tij për hetimin e udhëhequr nga Finlanda.

“NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik”, shkroi Sekretari Rutte në platformën X.

Kremlini u shpreh i shqetësuar për ndalimin nga Finlanda të anijes që transportonte naftë ruse. Në të kalurën, Moska ka mohuar përfshirjen në ndonjë incident ndaj infrastrukturës në baltik. Estonia tha se marina e saj është angazhuar për të ruajtur kabllon nënujore ‘Estlink 1’, e cila ende është funksionale.

“Nëse ka ndonjë kërcënim ndaj infrastrukturës kritike nënujore në rajonin tonë, do të ketë gjithashtu një përgjigje”, tha ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna në rrjetin X.

Zoti Tsahkna tha të enjten se dëmtimet në instalimet nënujore në rajon janë shpeshtuar, sa është e vështirë të besohet se të gjitha janë shkaktuar nga aksidentet ose mosmirëmbajtja.

Incidentet shfaqin nevojën për të përditësuar ligjin e vjetër detar, që specifikisht e bën të jashtëligjshëm dëmtimin e infrastrukturës nënujore, tha ministri i Drejtësisë së vendit për Reuters të premten.

Shkëputja e linjës ‘Estlink 2’ që ka fuqinë e 658 megavatëve ndodhi pasditën e së mërkurës, duke e lënë në funksion vetëm linjën ‘Estlink 1’ me fuqi prej vetëm 358 megavatësh, që lidh Finlandën dhe Estoninë, kanë thënë operatorët e rrjetit të energjisë elektrike të vendit.

Hetuesit finlandezë besojnë se anija e sekuestruar – një anije e regjistruar në ishullin Kuk me emrin ‘Eagle S’ – mund të ketë shkaktuar dëmin duke tërhequr spirancën e saj përgjatë shtratit të detit, një nga disa incidente të tilla në vitet e fundit.

Presidenti finlandez tha se ndalimi i anijes ‘Eagle S’ ishte i domosdoshëm për të parandaluar dëmet e mëtejshme. Shërbimi doganor i Finlandës ka thënë se beson se anija ishte pjesë e të ashtuquajturës ‘flotë në hije’ e anijeve të vjetëruara që synojnë të shmangin sanksionet për shitjen e naftës ruse.

Por, kryeministri finlandez Petteri Orpo, i pyetur për anijen ‘Eagle S’, tha të enjten se është shumë herët për të thënë nëse Rusia ka luajtur ndonjë rol në dëmtimin e kabllove./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?