Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidenti në veri të Kosovës, ambasadorët: Shqetësuese që Lista Serbe nuk i dënoi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Incidenti në veri të Kosovës, ambasadorët: Shqetësuese që Lista Serbe nuk i dënoi
KosovëKryesore

Incidenti në veri të Kosovës, ambasadorët: Shqetësuese që Lista Serbe nuk i dënoi

Published: April 2, 2023
Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendi i tij dënon “djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi që t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto akte kriminale”, ka shkruar ai në Twitter.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, shkroi se pse Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk i dënoi incidentet në komunat në veri.

- Publicitet -

“Është shumë shqetësuese që Lista Serbe nuk e dënoi përsëri djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, shkroi ai në Twitter.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, më pas deklaroi se këto pohime të ambasadorit gjerman janë të pasakta, ngase si tha ai, së bashku me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, e kanë dënuar djegien e automjeteve në veri.

Më herët, më 2 prill, në një konferencë për media, Simiç tha se djegia e veturave me targa të Kosovës është “e papranueshme”.

Mbrëmjen e së shtunës janë djegur tri makina në Leposaviç, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Më 1 prill, Policia e Kosovës njoftoi se e kishte arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se, ndër të tjera, ka marrë pjesë në djegien e një makine.

Pas këtij arrestimi, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi zyrtar, e cilësoi arrestimin në Mitrovicë të Veriut si “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb” dhe paralajmëroi se nëse i arrestuari nuk lirohet, do të shkaktohet “reagimi nga serbët”.
Djegia e veturave ka filluar vitin e kaluar, kur nisi procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa KM në targa RKS. Targat KM lëshohen nga autoritetet e Serbisë dhe Kosova i konsideron ilegale.

Ky proces shkaktoi tensione në terren. Fillimisht, më 31 korrik u ngritën barrikada për këtë çështje, e më pas në nëntor serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i përjashtimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrim në targa RKS.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit të kaluar arritën një marrëveshje për targat, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova pranoi të pezullojë procesin e ri-regjistrimit ndërsa Serbia u pajtua të mos lëshojë targa të reja për makinat që qarkullojnë në Kosovë.

Vlerësohet se në veri të Kosovës janë rreth 10.000 vetura të regjistruara me targa KM. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Integrimi, Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave
  • Pamje të pazakonta nga Rinasi përhapen në web
  • “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  • Sot protestë dhe seancë plenare, vendosen barriera në rrugët përreth Parlamentit
  • 22 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. Reparti on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  2. H on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  3. prehistoriku on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  4. Vlora 97 on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. !!? on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?