Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Indeksi global i paqes, tre shtyllat që e çojnë Shqipërinë në vendin e 40 nga 163 shtete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Indeksi global i paqes, tre shtyllat që e çojnë Shqipërinë në vendin e 40 nga 163 shtete
KryesoreShoqëri

Indeksi global i paqes, tre shtyllat që e çojnë Shqipërinë në vendin e 40 nga 163 shtete

Published: July 7, 2023
Shpërndaje

Në Indeksin global të paqes për vitin 2023, Shqipëria është renditur në vendin e 40 nga 163 vende të studiuara në total. Nga viti i kaluar, Shqipëria është rritur me një pozicion dhe po duke u krahasuar me një vit më parë, në raport thuhet se vendi ynë nuk ka bërë përparim edhe pse vazhdon të jetë e vlerësuar me ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ka nivele të mira të paqes.

Ky indeks e mat nivelin e paqes sipas tre shtyllave kryesore të cilat janë: niveli i sigurisë shoqërore, shtrirja e konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shkalla e militarizimit.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon duke u pozicionuar në vend të 38-të. Kosova në këtë indeks është pozicionuar në vend të 70.

- Publicitet -

Ndërsa në renditjen e vendeve europiane, Shqipëria renditet në vendin e 28 ndërkohë që Kosova është në vendin e parafundit (vendin e 35), duke lënë pas vetëm Turqinë.

Në përgjithësi, indeksi zbuloi se bota është pak më pak e sigurt se vitin e kaluar për shkak të Covid-19 dhe luftrave.

Europa mbetet rajoni më paqësor në botë dhe 7 nga 10 vendet më paqësore ndodhen në Europë.

Nga 36 vendet e rajonit, 12 patën përmirësime dhe 24 kishin përkeqësime. Lufta në Ukrainë ndikoj shumë duke shënuar përkeqësime në shtrirjen e konflikteve të vazhdueshme.

Vendet e para të indeksit mbeten të pandryshuara, me Islandën në vendin e parë, Danimarkën në vendin e dytë dhe Irlandën në vendin e tretë.

Vendet më jo paqësore në botë janë Siria, Jemeni dhe Afganistani.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Kabineti i propozuar nga Albin Kurti

Komentet e Fundit

  1. K R on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  2. nje shqiptar on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  3. Ethem Lalaj on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  4. 'Antishqiptari' on Iluzioni i shtetëzimit
  5. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?