Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inflacioni bazë bie në 4.65%, niveli më i ulët në një vit e gjysmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inflacioni bazë bie në 4.65%, niveli më i ulët në një vit e gjysmë
AktualitetEkonomi

Inflacioni bazë bie në 4.65%, niveli më i ulët në një vit e gjysmë

Published: August 24, 2023
Shpërndaje

Inflacioni bazë pësoi një rënie të mëtejshme për muajin korrik dhe zbriti në nivelin më të ulët në një vit e gjysmë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 4.65%, nga 5.18% që kishte qenë për muajin qershor. Niveli i korrikut është më i ulëti që prej shkurtit të vitit 2022, para fillimit të valës së fortë inflacioniste që preku ekonominë shqiptare. Përveç rënies së inflacionit vjetor bazë, edhe rritja mujore e indeksit të çmimeve të inflacionit bazë rezultoi shumë e ulët, me vetëm 0.02%, rritja më e ulët mujore në dy vitet e fundit.

Inflacioni bazë është një tregues që llogaritet nga Banka e Shqipërisë mbi 69.2% të shportës së përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

- Publicitet -

Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër.

Rënia e inflacionit bazë është një tregues i dobësimit të presioneve inflacioniste në ekonomi. Inflacioni bazë po ndjek tendencën rënëse të inflacionit mesatar në ekonomi, që në muajin korrik zbriti në 4.2%, edhe ai në nivelin më të ulët që prej shkurtit të vitit 2022. Inflacioni i plotë i shportës së çmimeve të konsumit sidoqoftë ende paraqitet më i ulët se inflacioni bazë, kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të naftës. Megjithatë, gjatë muajit gusht çmimet e naftës i janë kthyer një rritjeje të shpejtë, që mund të rezultojë në në frenimin e rënies së inflacionit për muajt në vazhdim.

Në përgjithësi, këtë vit inflacioni në ekonomi ka shfaqur një tendencë rënëse, i nxitur nga rënia e çmimeve në tregjet e huaja, efekti i bazës krahasuese, rritja e normave të interesit dhe nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor. Kjo situatë ka bërë që Banka e Shqipërisë të frenojë rritjen e mëtejshme të normave të interesit, megjithëse inflacioni ngelet ndjeshëm sipër objektivit prej 3%.

Mbështetur në analizën e raportit të fundit të Politikës Monetare, Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të kthehet brenda objektivit prej 3% deri në fund të vitit 2024. Këtë vit, çmimet e importit, Leku i fortë dhe politika e shtrënguar fiskale i kanë mundësuar Bankës së Shqipërisë të mbajë kushte monetare relativisht të çliruara, krahasuar me Eurozonën dhe shumicën e ekonomive të tjera europiane.

Efektet e Lekut të fortë priten të ndihen në inflacion edhe gjatë muajve në vazhdim, por gjatë muajit gusht kursi i këmbimit Euro-Lek ka shfaqur një tendencë korrektimi në rritje nga nivelet minimale historike që u shënuan në korrik. Nëse Leku do të vazhdojë të dobësohet, kjo mund ta shtyjë Bankën e Shqipërisë të rifillojë ciklin e rritjes së normave të interesit në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbikëqyrës, në muajin tetor.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Nga vezët mbi Ramën te përjashtimet, çfarë ndodhi sot në Asamblenë e Lalzit
  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Komentet e Fundit

  1. Joni on VIDEO: Nga vezët mbi Ramën te përjashtimet, çfarë ndodhi sot në Asamblenë e Lalzit
  2. Ethem Lalaj on Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  3. Hmiristi on Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  4. Impact on Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  5. demo on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?