Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Politike

Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Published: November 14, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Asamble, ku ka cilësuar historik rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen në vitin 2027 të përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, Rama komentoi edhe protestat e opozitës, duke i akuzuar për instrumentalizim politik dhe dhunë ndaj qeverisë.

“Çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës dhe pengesën e tymit dhe si duhet drejtuar pa humbur kthjelltësinë e shikimit, ky është një moment i tillë.

- Publicitet -

Në raportin më të fundit për zgjerimin, KE ka shkruar një frazë, e cila nuk ka zënë vend, se s’ka sesi zë vend asgjë që ka një rëndësi domethënëse në ecurinë e vendit në kushtet kur vendi po përjeton një presion të brendshëm për shkak të instrumentalizimit politik të një protestë të nisur për qëllime të ndryshme dhe të shndërruar në ofensivë dhunë kundër qeverisë, por edhe kundër mënyrës sesi ne duam që Shqipëria të shkojë përpara.

KE ka bërë një rekomandim historik për ne që është një pohim i madh për faktin që Shqipëria ndodhet në pikën më të lartë drejt rrugës në bashkimin me familjen e madhe europiane.

I rekomandohet KE të nis përgatitjet në vitin 2027 përgatitjet për të hartuar traktatin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky është një togfjalësh që shfaqet për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Faqja e fundit e historisë që po arrihet nën drejtimin e PS. Sot Europa është e prekshme me sy, përmes vetë gishtit të KE, që tregon se ky është momenti për të nisur përgatitjet për traktatin historik që do ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE.

 Si mundemi ne që në këtë moment historik të mos i mbledhim mendjet dhe fuqitë tona. Kjo histori ka nisur shumë më parë, ishte si një libër borxhesh, kërcënim për kolaps financiar dhe mungesë shprese se Shqipëria mund të bëhej shtet europian.

Në 2013-ën njerëzit na kërkonin gjëra komplet elementare dhe kur nisëm reformën e energjisë të gjithë nisën të kuptonin se kishte nisur një histori e re e shtetbërjes. Pas fjalës së traktatit të anëtarësimit janë vite punë që nuk numërohet si në kalendar, por janë më shumë se aq, sepse janë vite të një pune kolosale. 

Si ajo e reformës në drejtësi, ku më të rinjtë nuk e kanë sot idenë se me çfarë tensioni e kemi çuar përpara. Përplasje me interesa dhe tarbiate të rrënjosura, që te drejtësia kishin sintezën e vet më të neveritshme.

Sot qytetet kanë probleme, por Tirana sot është qytet europian, nuk janë më vendbanime pa qytet. Turma turistësh shijojnë të gjitha qytetet, përfshirë edhe Belshin e vogël. Aty kishte vetëm parkingje të mëdha makinash, përzier me lopë dhe vica që vinin për tu shitur”, nisi Rama fjalën e tij për publikun.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave
  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave

Komentet e Fundit

  1. Po on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj
  3. Sa për korrektësi... on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Ela on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. Dajti on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?