Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Rriten çmimet e produkteve ushqimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > INSTAT: Rriten çmimet e produkteve ushqimore
AktualitetEkonomi

INSTAT: Rriten çmimet e produkteve ushqimore

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

Çmimet e produkteve ushqimore në raftet e marketeve janë rritur sërish. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se shporta e konsumit të qytetarëve në muajin shtator është rritur me një vlerë prej 4.1%, duke u rritur me 0.1 pikë% nga muaji gusht.

Trendi i cili dukej se po ulej po ndryshon tashmë kahun e drejtimit.

Ndryshimi në çmime është pasqyruar më së shumti për produktet ushqimore, të pasuara me qiratë si dhe shërbimet arsimore.

- Publicitet -

Krahasuar me një vit më parë, kategoria e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike reflektoi një rritje të çmimeve me 7,9% ku brenda sektorit, çmimet e zarzavateve dhe patatet u rriten me 24.1%.

Rikthimi i TVSH-së në arsim gjithashtu, ka ndikuar në shtrejtimin e tarifës në arsimin privat. Ndryshimi vjetor sipas të dhënave i takon vlerës 2,3% për shërbime arsimore.

Vijojnë të mbeten të larta çmimet e apartamenteve me qira, ku ndryshimi vjetor për kategorinë që përmbledh strehimin, ujin dhe energjinë, është rritur me 2.1%.

Ndërkohë në Europë, çmimet kanë vijuar në rënie, për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë.

Në përgjithësi, trendi i çmimeve në Shqipëri tregon një ndikim të madh nga sektori ushqimor, karburanti, qiraja dhe arsimi, kategori këto të cilat ngushtojnë ndjeshëm buxhetin e shtëpive shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  • A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  • Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  • Nga qelia, Erion Veliaj i kthehet kundër Edi Ramës
  • VIDEO: Nga vezët mbi makinën e Ramës, te përjashtimet dhe kush kundërshtoi. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Fieri on U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  3. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Anonymous on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  5. Joni on VIDEO: Nga vezët mbi makinën e Ramës, te përjashtimet dhe kush kundërshtoi. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?