Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inteligjenca amerikane: Izraeli mund të sulmojë objektet bërthamore të Iranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Inteligjenca amerikane: Izraeli mund të sulmojë objektet bërthamore të Iranit
BoteLajmi i fundit

Inteligjenca amerikane: Izraeli mund të sulmojë objektet bërthamore të Iranit

Published: 21 Maj, 2025
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara kanë marrë informacione që dëshmojnë se Izraeli po përgatitet për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit, pavarësisht përpjekjeve diplomatike të administratës Trump për të negociuar një marrëveshje me Teheranin. Lajmi është bërë publik nga CNN, ku citohen burime të shumta të inteligjencës amerikane, të cilat paralajmërojnë se një sulm i tillë do të rrezikonte përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarëve amerikanë, nuk është e qartë nëse qeveria izraelite ka marrë një vendim përfundimtar.

Cnn shkruan se brenda administratës amerikane ka mosmarrëveshje lidhur me mundësinë që Izraeli të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Iranit. Duket se sulmi varet nga negociatat amerikane me Iranin mbi programin bërthamor, të cilat aktualisht janë në ngërç.

Shqetësimet u shtuan edhe nga lëvizjet e inteligjencës izraelite, përfshirë mobilizimin e municioneve ajrore dhe përfundimin e stërvitjeve ushtarake. Megjithatë, disa burime të tjera për CNN theksojnë se këto lëvizje mund të kenë si qëllim presionin ndaj Iranit, në mënyrë që ky i fundit të heqë dorë nga kërkesat kryesore në programin e tij bërthamor.

- Publicitet -

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse negociatat për një marrëveshje bërthamore me Iranin dështojnë.

Afat kohor i vendosur nga Trump për përpjekjet diplomatike, tashmë ka kaluar.

Izraeli, i cili është nën presion të brendshëm për të kundërshtuar çdo marrëveshje që e konsideron të pafavorshme, mund të veprojë vetë nëse SHBA-të pranojnë një “marrëveshje të keqe” me Iranin.

Megjithatë, Izraeli nuk ka kapacitet të shkatërrojë tërësisht programin bërthamor iranian pa mbështetjen amerikane.

Në anën tjetër, Irani ndodhet në një nga momentet më të dobëta ushtarake në dekada, për shkak të goditjeve izraelite ndaj infrastrukturës së tij dhe sanksioneve të rrepta ekonomike.

Aktualisht, negociatat mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të ngecura për shkak të kërkesës amerikane që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit, proces ky që Teherani e konsideron një të drejtë legjitime.

Një raund tjetër bisedimesh mund të zhvillohet së shpejti në Evropë, por ende nuk ka miratim të plotë për ndonjë marrëveshje të re nga Presidenti Trump.

Burimet e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se Izraeli mund të ndërmarrë sulme ushtarake këtë vit ndaj objektivave kyçe bërthamore iraniane, megjithëse këto sulme nuk do të ndalojnë përfundimisht programin bërthamor të Iranit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • Shkodrani-Belgjike thotë:
    21 Maj, 2025 te 7:22 pm

    Izraeli asht e keqja e botës. Mir ja u ka ba hitloja.

    Përgjigjiuni
  • NATO thotë:
    22 Maj, 2025 te 6:48 am

    Cfarrosja masive e cifuteve eshte faqja me e zeze e Regjimit nazist.Hitoja e pat fixim nga Lufta e pare,Kujtonte se Gjermanine e dorzuan cifutet.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë
  • SPAK nis hetim për Vilma Nushin lidhur me koncesionet në Shëndetësi
  • Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  • Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  • “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës

Komentet e Fundit

  1. Phoenix në Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, fshijnë serverat
  2. Fjala në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  3. Humoristi në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
  4. Detari në “Pagova 300 euro për të kaluar nga Greqia në Shqipëri”, nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës e shpresës
  5. Teo në Sot seanca, Meta kërkon lirinë në GJKKO, SPAK i zbulon një episod të ri korrupsioni
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?