Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Je homo, nuk të shërbej…” Si përfundoi një gjyq mes Fesë dhe Homoseksualizmit në Gjykatën Supreme të SHBA-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Je homo, nuk të shërbej…” Si përfundoi një gjyq mes Fesë dhe Homoseksualizmit në Gjykatën Supreme të SHBA-së
BoteKryesore

“Je homo, nuk të shërbej…” Si përfundoi një gjyq mes Fesë dhe Homoseksualizmit në Gjykatën Supreme të SHBA-së

Published: July 1, 2023
Shpërndaje

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur pro një dizajnereje të krishterë që nuk pranoi t’i ofrojë shërbimet e veta për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

Në një vendim të marrë më 30 qershor, të mundësuar nga shumica e Gjykatës Supreme të SHBA-së, gjykata mbështeti Lorie Smith, e cila ka një biznes për dizajnim të uebfaqeve të quajtur 303 Creative.

Ajo e paditi komisionin e të drejtave civile të Kolorados në vitin 2016 sepse tha se kishte frikë se do të ndëshkohej pasi kishte refuzuar t’u shërbente personave të gjinisë së njëjtë që donin të martoheshin.

- Publicitet -

Shkaku ishte një ligj shtetëror që ua ndalon bizneseve t’ua mohojnë mallrat ose shërbimet njerëzve të caktuar për shkak të racës, gjinisë, orientimit seksual, fesë apo karakteristikave të tjera të tyre.

Vendimi, duke cituar mbrojtjen e Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së për fjalën e lirë, konstatoi se Kolorado nuk mund ta detyrojë Smithin të krijojë diçka që ajo e kundërshton.

Edhe pse u trajtua në gjykatë si një çështje që ka të bëjë me fjalën e lirë, rasti i Smith ka tipare të ngjashme me disa përplasje të tjera të kohëve të fundit mes aktivitetit të motivuar fetarisht dhe ligjeve për të drejtat civile.

Kolorado është një nga 22 shtetet e SHBA-së që parasheh masa që ndalojnë në mënyrë eksplicite diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Smith, e cila tha se kundërshton martesën e homoseksualëve bazuar në besimet e saj të krishtera, u përfaqësua nga Aleanca Mbrojtja e Lirisë, një grup konservator për të drejtat fetare.

“Gjykata ritheksoi se është antikushtetuese që shteti t’i eliminojë nga sfera publike idetë që nuk i pëlqejnë, duke përfshirë besimin se martesa është bashkimi i burrit dhe gruas”, tha Kristen Waggoner, presidentja e grupit që mbrojti Smithin.

“Mosmarrëveshjet nuk janë diskriminim ”, shtoi Wagoner.

Aleanca Mbrojtja e Lirisë ka përfaqësuar edhe palë të tjera, përfshirë një bukëpjekës në Kolorado, Jack Phillips, i cili refuzoi, bazuar në besimet e tij të krishtera, të bënte një tortë martese për një çift homoseksual.

Pas vendimit të së premtes, paditësja Smith tha se shpreson që “pavarësisht çfarë njerëzit mendojnë për mua apo për besimet e mia, të gjithë do ta festojnë vendimin e gjykatës për të mbrojtur të drejtën e gjithsecilit të flas lirshëm”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • katarakti says:
    July 1, 2023 at 1:23 pm

    Bravo. Respekte për Gjykatën e Lartë Amerikane. Kjo është liria. Të mos jesh i detyruar të respektosh atë që të bën për të vjellê.

    Reply
  • SPAK says:
    July 1, 2023 at 9:38 pm

    Po homot Shqiptare ! Saliu thone eshte impotent dhe e ferkojne nga prapa! SHikoni Tosin, Andin por edhe Ngjelen! Jane impotente dhe urrejne gjithe Boten! Ngjela eshte nje psikopat qe i ka hyre vetja ne qejf sepse para burgut por edhe pas ka humbur ekulibrin! Urrejtje per Ramen,xhelozi, ego komuniste Shqiptari primitive! Kenaqen pse Rama deshtoi,ku dhe si deshtoi?! Rama eshte i paarritshem nga keta ronxho-bonxho! Ballkani i hapur ishte si presion kunder Europes kurve! Shqiptarizem cfare mjerimi i ketyre njerezve! Nje K/minister ka idete e tij dhe Avukat taku eshte i shteruar! Nuk jane ofendime jane deduktime te mendimeve qe Taku jep neper TV me mendimin qe eshte qendra e Botes Saksone! Ky mentalitet Urrejtja,Cmira,mendjeshkurtesia etj. nuk e lejojne Shqiperine te ece perpara! Nuk ishte deshtim ishte nje presion mbi nderkombetaret!

    Reply
  • Nick says:
    July 2, 2023 at 3:09 am

    Spartak karagjozi ka probleme te medha personaliteti,mos te ishte ky minisyer drejtesije me 1998 Sali Berisha do te ishte ne burge sot me ate qe i beri Shqiprerise me 1997-98 e shqiprija do ishte tjeter,Shqiprija do te ishte si qysh ne vitet 2000 po saliu ngjela e shoket e tyre e lane 25 vjet mbrapa e me ligjet qe bere ngjela me shoke ai vende sdihet kur do te behet normal,por 90% e televizioneve ne shqipri jane kunder Rames e nuk duan qe shqiprija te behet normal se dihet se me çfare lekesh i kane ba ato televione qe jane ma te shtrejte se ne perendim e prandaj therrasin karagjozin ngjela per me sha ramen por kam pershypjen se shumica e shqiptareve nuk e shohin ma ate idiot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?