Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
Kryesoreopinion

Rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës

Published: July 8, 2026
Shpërndaje

Një analizë kritike mbi kapjen e institucioneve, sigurinë e pronës dhe rolin e sektorit të ndërtimit në ekonominë shqiptare

Profesori i Ekonomisë Azmi Stringa ka folur mbi zhvillimet në sektorin e pronave dhe ndërtimit në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si ndërthuren interesat politike, ekonomike dhe ato të krimit të organizuar në këtë fushë.

Sipas Stringës, tregu i pronës dhe ndërtimit është i ndikuar fort nga proceset e dhënies së lejeve të ndërtimit, ndryshimet në planet urbanistike dhe mënyra e menaxhimit të tokës, çka, sipas tij, krijon pabarazi në sigurinë juridike të pronës dhe në aksesin e qytetarëve ndaj zhvillimit të saj. Ai thekson se këto procese ndikojnë drejtpërdrejt në vlerën e pronës dhe në funksionimin e tregut.

- Publicitet -

Duke iu referuar edhe hetimeve të fundit të SPAK-ut, Stringa shprehet se ato kanë rikthyer vëmendjen te burimi i kapitalit në investimet e mëdha në ndërtim dhe te roli i institucioneve në mbikëqyrjen e sektorit. Sipas tij, sfida kryesore mbetet forcimi i transparencës dhe rritja e efektivitetit institucional për të garantuar një treg më të drejtë dhe funksional të pronës dhe ndërtimit.

Si përshkruhet ndërthurja mes krimit të organizuar, pushtetit politik dhe grupeve të fuqishme ekonomike në sektorin e pronave dhe ndërtimit?

Simbioza mes krimit, pushtetit dhe oligarkisë është, në thelb, një marrëdhënie e ndërtuar mbi paranë dhe pushtetin. Fatkeqësisht, në Shqipëri ajo është shndërruar në një mekanizëm që prodhon sundim politik dhe ekonomik, varfërim të qytetarëve, marrje peng të ekonomisë, deformim të demokracisë dhe krijimin e një klime me mungesë të thellë lirie. Në këtë mekanizëm, oligarkët luajnë rolin e urës mes pushtetit politik dhe interesave kriminale në projekte të mëdha ekonomike. Krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni strukturor i pushtetit janë ndërthurur deri në atë pikë sa që tashmë janë bërë njësh. Sektori i ndërtimit është fusha ku kjo ndërthurje bëhet më e dukshme.

Oligarkët sigurojnë akses te lejet dhe projektet e ndërtimit përmes marrëdhënieve me një qeverisje të korruptuar, ndërsa krimi i organizuar gjen mundësi për të futur dhe pastruar kapitalet e tij përmes sektorit të ndërtimit. Kështu, si politika, ashtu edhe oligarku (i gjithë zinxhiri oligarkik i sektorit të ndërtimit), marrin thelën e tyre nga pastrimi i parave të krimit, përveç asaj që marrin nga qytetarët e ndershëm. Së fundmi, po shfaqet edhe tipologjia e oligarkut mafioz, i cili përfshihet drejtpërdrejt edhe në aktivitetet e krimit të organizuar.

Si ndikon sistemi aktual në sigurinë juridike të pronës dhe në të drejtat e qytetarëve si pronarë apo blerës?

Shqiptarët sot nuk janë pronarë të pasurive të tyre private dhe, për rrjedhojë, nuk janë të lirë. Ju po shihni sot që këta po ua heqin, pa bërë zhurmë, edhe sigurinë juridike njësive të banimit në pallatet e kohës së komunizmit.

Sot shqiptarit të ndershëm i është cenuar e drejta kushtetuese e pronës private dhe e kapitalit financiar, që nuk mund të përdoren pa lejen e establishmentit korruptivo-mafioz. Çdo siguri dhe garanci juridike kushtetuese i është hequr nga një shtet që është vënë i gjithi në shërbim të politikanëve të korruptuar, oligarkisë dhe krimit të organizuar. Nëse shqiptari do siguri juridike mbi pronën, ai duhet të blejë vetëm te oligarku apo krimineli.

Në këtë sektor, çdo gjë fillon me monopolin dhe arbitraritetin në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në miratimin e planeve zhvillimore, që tashmë është e gjitha në dorën e një njeriu, Kryeministrit. Po nuk ishe klient i pushtetit të Kryeministrit, e ke shumë të vështirë të zhvillosh pronën. Për shembull, a do të pranonin ta blinin ata vëllezërit nga Katari atë tokë me atë çmim pa garancinë e qeverisë se ajo do të kthehej nga tokë pyll apo arrë në tokë për ndërtim?! Po të blinte një tokë aty një qytetar i thjeshtë, a do ta kishte atë garanci? Ne e dimë shumë mirë që, në shumë zona të Shqipërisë, vetëm lidhja me këta njerëz të mundëson kthimin e tokës nga tokë bujqësore në truall për ndërtim.

Po edhe në Tiranë ka raste që u kanë shpronësuar pronarëve tokën, gjoja për interes publik, për dy lekë dhe më pas toka i ka kaluar privatit për ndërtim kulle. Pra, ky shtet, i vënë në shërbim të oligarkisë dhe mafias, ka çdo mekanizëm për ta penguar pronarin ta përdorë pronën. Pasi ia blejnë pronarit për dy lekë pronën si tokë bujqësore, e kthejnë në truall. Ose ne dimë raste që shteti, atij që s’e ka shitur tokën, i ka thënë: “Tek kjo e jotja kalon rruga apo lulishtja dhe duhesh shpronësuar.” Kurse te toka e oligarkut niveli i shfrytëzimit jepet përtej limitit me vetë firmën e Kryeministrit.

Po kështu, nëse ti blen diçka pa lejen e oligarkut dhe mafiozit me qëllim zhvillimin, shteti mund ta fusë tokën në zonë të mbrojtur dhe, për ta zhvilluar, duhet të shkosh të falesh te Kryeministri, i cili prapë do të të drejtojë të lidhesh me oligarkun apo mafiozin që të gjesh zgjidhje. Po kështu po tregohet qartë që grupe mafioze, me akses në Kadastër dhe nën hundën e pushtetit, po ua vjedhin pronat pronarëve të ligjshëm, duke u cenuar rëndë të drejtat kushtetuese dhe duke ngjallur frikë.

Mos flasim pastaj edhe për infrastrukturën. Po deshe rrugë, ujë apo energji elektrike, mund t’i gjesh vetëm te ndërtimet e oligarkëve. Me lekët e taksapaguesve paguhet infrastruktura për zhvillimin e pronave të tyre. Përgjithësisht dihet edhe skema: shteti nuk çon asnjëherë infrastrukturë pa e blerë më parë pronën oligarku ose mafiozi, që në fillim t’ia blejnë për dy lekë fshatarit apo pronarit. Pastaj shteti, çuditërisht, ndërton rrugë, ujësjellës apo kanalizime në atë zonë vetëm në shërbim të oligarkut dhe kriminelit. Kjo është skllavëri nga kapja e shtetit, e parë edhe në vende të tjera të botës.

Çfarë tregojnë hetimet dhe veprimet e fundit të SPAK për sektorin e ndërtimit dhe burimin e kapitalit?

E kanë nxjerrë Kryeministrin, por edhe, fatkeqësisht, çdo institucion që duhej të ishte i pavarur, si gënjeshtar. Sektori është i gjithi një lavatriçe e madhe për pastrimin e parave të krimit dhe një vend parkimi për to. Edhe banditi më i rëndomtë ka 10 apartamente dhe 7 garazhe. Vetëm në datën 15 qershor, nga SPAK-u janë sekuestruar prona sa 6 pallate banimi. Po ashtu, pamë qartë që paratë e krimit janë burim thelbësor i investimeve në kulla në kryeqytet apo resorte me gardh jashtë qytetit.

Qëndrimi i institucioneve publike, përfshi Bankën e Shqipërisë, se ky sektor ndjek rregullat e logjikës ekonomike, ka dalë që është një gënjeshtër dhe tregon që këto institucione janë akomoduese ndaj këtij modeli ekonomik. Është për të ardhur keq që SPAK-u e di më mirë se qeveria dhe Banka e Shqipërisë që “pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”.

Sa e madhe është përgjegjësia e institucioneve shtetërore në këtë situatë?

Patjetër. Si shpjegohet që asnjë institucion ligjzbatues dhe mbikëqyrës, si tatimet, Banka e Shqipërisë, Pastrimi i Parave etj., policia, nuk i kap këta? Vetëm SPAK-u? Kjo është me bekimin e shtetit dhe vetëm Kryeministri, si arkitekti kryesor, ka aftësinë t’i fikë të gjitha institucionet publike që të bëjnë sikur nuk shohin.

Nëse e mbani mend, Kryeministri e dha sinjalin edhe kur tentoi të bënte amnistinë fiskale për paratë e pista para ca kohësh. Atë që s’e bëri de jure, e bëri de facto. Ai ua dha sinjalin qartë dhe u garantoi të gjithëve që ai, qeveria dhe institucionet publike nuk do ta pengonin depërtimin e parasë së krimit në ekonomi.

Dhe normalisht që krimi nuk ka nevojë t’i thuash shprehimisht të dalë në fushatë për qeverinë. Del me kënaqësi, sepse ka interes të mbajë në pushtet një qeveri që vë shtetin në dispozicion të krimit të organizuar dhe që sundon ekonominë me paranë me origjinë kriminale.

—-

Azmi Stringa është pedagog i Ekonomisë në Universitetin “New York”. Kjo intervistë është zhvilluar nga gazetarja Ola Xama dhe është publikuar në faqen shteg.org

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Nolo says:
    July 8, 2026 at 6:45 pm

    I lutemi autorit te na beje edhe nje shkrim tjeter per bëmat e Kryeministrit te kaluar ne menyre qe nepermjet krahasushmerise te mund te japim nje gjykim gjithperfshires dhe se si duhet dale nga kjo gjendje.

    Reply
    • Parku Rinia says:
      July 9, 2026 at 8:15 am

      ‘Nolo’ patronazhisti,

      ekonomisti i nderuar, iu eshte pergjigjur pyetjeve te gazetares Xama,
      duke bere analizen e fakteve dhe problemeve qe jane ngjizur ne aleancat e ngushta krim-pushtet-ndertim,
      te cilat po shkaterrojne sigurine e prones, dmth si per pronat shteterore, e/o akoma me rende per pronat private.
      Ai nuk ka cilesuar kete apo ate kryminister. A ka vene ne fokus fenomenin antiKushtetues, e shkaterrues
      mekanizmin si vepron e sintetizohet ai, e deri ne cilen pike ekstreme ka arritur sot.

      Thelbi:
      – nuk ka qartesi e siguri Ligjore per pronat, Kadastrat, etj., etj., …,
      – nuk ka zhvillim real, te shtrire e te harmonizuar ne te gjithe territorin,
      – nuk ka paqe sociale!

      Ndersa ti si zhurmues,
      kerkon tinezisht, me ¨lutje¨ sfiduese/detyruese,
      qe Ekonomisti te beje Historianin e/o Politikanin?!

      Reply
  • demo says:
    July 8, 2026 at 10:30 pm

    Flmnd profesor per gjykimin,por KALLPI SHKELQEN ME SHUME SE FLORIRI.
    Edi Rama ka lindur,eshte edukuar,ka sunduar gjithe jeten e tij kallpe si nje kallp.Gjithe jeten ka luajtur BOSHIN.Bocete polisteroli,lyer me varak,qe duket Bronx. Bridhte neper Tirane me atlete te bardha Ylli i NBA Majkell Jordan.Pedagog ne Institut sa mori diplomen,pa pasur nje pune te veten ne Galeri.Zhgarraviste muret mbrojtes te rruges Lushnje Vlore,se Andej do kalonte Udheheqja per PUSHIME.U shit per antkomunist pa kompromis,do vriste gjithe komunistet me gjithe te jatin e t`emen.Pozonte elektrik blu nga ballkoni,derisa e bene per spital kuksianet perballe..Fotografohej nudo neper plazhe si stallone stalle,por Analiza Laboratorike e Meros e nxjerr impotent steril,qe nuk mund te keta as pasardhes,trashegimtare.Prandaj i ka mbushur me pasuri ato femra qe pozonin me te. Shembulli i fundit?Futet si fanti spathi ne Foton Prezantuese te NATOS ne krah te Presidenteve qe dridhin Boten nga Fuqia Ekonomike dhe Ushtarake,si Trump dhe Erdogan,.Ky pupac prej polisteroli,Ky paljaco i paturp,qe duhej te fshihej andej nga fundi,Mos dukej fare,se te vetmet arme qe ka,jane botat e ujit per demostratat.Prandaju o Stringa(shpresoj te jesh i biri profesor Stringes),ky lloj soji,ky PUPAC ME BOJE,nuk do profesore te Ditur ta mesojne.Ky ve ne perdorim shqisen e kafshes,Nuhatjen,,.Nuhat ku ka ndonje eskorte me cene,hajdut me cizme,,avokate te droges,krimit,kartelet Sinaloa,,Artur Shehu,Velinda,Belinda,Agasi,,
    Beqiri,,Hysa,Aruba,.Ato i bejne pune,,o profesor! Edi Rama nuk do mesuar,DO SKARTUAR. I di ato filizat parazite,qe mbijne midis degeve me kokrra te domateve?Ato nuk prodhojune,,por thithin gjithe fuqine e bimes,,prandaj fshataret i kepusin,shtypin pertoke.Keshtu do shtypur edhe ky shiriti derrit qe na ra per pjese.

    Reply
    • Fjalë me vend says:
      July 9, 2026 at 6:40 am

      O Demo mos vdeksh kurrë! 😅🤣😅🤣

      Demo, biografi i Edi Ramës.

      Kuksianet e rrahën se bënte elektrik blu nga ballkoni – thotë i madhi Demo. 🤣🤣🤣

      Ka një punë në Galeri të Arteve, ka. Një kompozim në vaj me ca shkëmbinj me një njeri si primitiv. 😅🤣🤣🤣🤣🤣

      Reply
  • L.H says:
    July 9, 2026 at 6:17 am

    ‘Profesor’ ZZ
    Nuk te ben veshja priftas Emrin i universitetit Profesor!
    Pas 35 Vjetesh ky POPULL pa’ shtet e pa’ Zot,ne ne gjendje tu thuash sKiptareve:
    C’FARE SISTEMI EKONOMIKO-SHOQEROT ESHTE ‘NDERTUAR’ ZZ PAS ATIJ TE ASHTUQUAJTUR ‘SOCIALIST’!?

    Reply
  • Lexuesi says:
    July 9, 2026 at 7:39 am

    Demo, si s’u lodhe, o derëbatdhë. Da të harxhoh kohën për komente, ulu e bëj dhe ti një artikull a një libër si ky Stringa. Po Dita nga i gjen këta profrsorë? Siç duket, si qaset njeri dhe u është kthyer njerëzve të Saliut për ndihmë. Për hatër të sime vjehrre, vete fle me mullixhinë.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    July 9, 2026 at 8:48 am

    Autokritikë nga Demo

    Qielli i kthjellet
    Yjet buzëqeshin
    Unë shoh në gjoks
    Se kam shtuar leshin.

    Hënën nuk e shoh
    Ka shkuar në plazh
    Seç më vete mendja
    Që të therr një dash.

    Po dash unë nuk kam
    Dele jo se jo
    Janë vetëm ca pula
    Dhe një gjel për to.

    Piva një kafe
    Ndeza një duhan
    Ndonjëherë bëhem
    Shumë llafazan.

    Veten kritikoj
    Ulur nē tualet
    Fol më pak o burrë
    Ka më shumë lezet.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    July 9, 2026 at 10:38 am

    O Demo, shpjegoje se nuk e dinë brezi i ri që “elektrik blu” ka qenë program erotik i tv jugosllav në orët e vona në vitet ’80 të shekullit të kaluar. 🤣

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?