Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Investime mbi 200 mln euro, Kurti: Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Investime mbi 200 mln euro, Kurti: Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës
EkonomiKosovë

Investime mbi 200 mln euro, Kurti: Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, Kosova po lidhet me rrugë, hekurudha e tunele me vendet e rajonit. Kurti ka thënë se tashmë janë nënshkruar tri projekte infrastrukturore, me qeverinë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë drejtimin e duhur.

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur punën e bërë dhe që po bëhet në investimet infrastrukturore të Kosovës. Me anë të një postim në Facebook, ai ka theksuar se me Shqipërinë, Kosova është duke u lidhur më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Me Shqipërinë po lidhemi edhe më shumë përmes hekurudhës Prishtinë-Durrës. Tetova do të jetë edhe më afër falë rrugës së re Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit. Ndërsa banorët e Rozhajës dhe Plavës, do të mund të udhëtojnë më lehtë në drejtim të Pejës dhe Deçanit me projektet rrugore që e ndërlidhin Kosovën me Malin e Zi. Për të tri këto projekte infrastrukturore, tashmë kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe hapat e parë drejt realizimit të tyre kanë marrë kahje e duhur”

- Publicitet -

Kurti, përveç lidhjes me rajonin, ka përmendur edhe rajonet që kanë nevojë në Kosovë ndërlidhje nëpërmjet autostradave.

“Anamoravën po e lidhim me Prishtinën përmes autostradës Gjilan – Prishtinë, në të cilën mbi 75% të punimeve kanë përfunduar dhe tashmë kemi ndarë buxhetin për të filluar vitin tjetër me ndërtimin e autostradës nga Gjilani deri tek Dheu i Bardhë. Ndërtuam e asfaltuam rrugë në zona e fshatra në Veri të Republikës, ku për herë të parë po ndërtojmë e rinovojmë dhjetëra shtëpi të banorëve shqiptarë që janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë. Nënshkruam kontrata për mirëmbajtje përmes të cilave kemi mbuluar të gjithë territorin e Kosovës, me mirëmbajtje rutinë dhe mirëmbajtje intestive. Në të kaluarën mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë euro për tri vite.”

Ndër tjera, ai theksoi: “Pas përfundimit të procedurave të shpronësimit, punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë tash e disa muaj po vijojnë me intensitetin e duhur. Për përfundimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, e cila ka filluar në vitin 2009 dhe është përcjellë me shumë shkelje dhe keqmenaxhim, tashmë kemi përzgjedhur kompaninë mbikëqyrëse ndërkombëtare dhe jemi afër përzgjedhjes së kontraktorit i cili do të bëjë ndërtimin e rrugës. Gjithashtu, jemi angazhuar maksimalisht për gjetjen e zgjidhjes së problemeve pronësore në mënyrë që gjatë vitit të ardhshëm ta përfundojmë aksin rrugor Dollc – Gjakovë. Jemi në fazën para nënshkrimit të kontratave për rrugën Kijevë – Dollc dhe kemi ndarë buxhetin për të vazhduar vitin tjetër me segmentin nga Dollci e deri në Zahaq.

Kemi filluar procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës nga dalja jug e autostradës në Prizren e deri në hyrje të tunelit të rrugës Prizren – Tetovë si dhe ndërtimin e rrugës nga fshati Kërstec në komunën e Sharrit e deri në fshatin Zapod të Bashkisë së Kukësit. Jemi afër përfundimit të urës në Drelaj dhe kemi filluar procedurat e prokurimit për ndërtimin e urave në Badoc e Rogovë të Hasit. Të gjitha këto janë bërë, e për më shumë gjatë qeverisjes tonë kemi ulur borxhin e shpronësimeve për 82 milionë euro”.

I pari i ekzekutivit theksoi se krahas rrugëve, po investojnë mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Për krahasim, treni më i shpejtë aktualisht në operim në të njëjtën linjë është rreth 60km/orë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?