Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Irani mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran
AktualitetBote

Irani mbyll Institutin Kulturor Gjerman në Teheran

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Policia iraniane ka mbyllur Institutin e Gjuhës Gjermane Teheran – Das Deutsche Sprachinstitut Teheran (DSIT) – për gjoja “shkelje të ligjeve të vendit”, duke e shtyrë Berlinin të thërrasë në takim ambasadorin e Iranit.

Në një postim në rrjetin social X të martën, agjencia e lajmeve e gjyqësorit të Iranit, Mizan tha se dy degë të qendrave të paligjshme të lidhura me Qeverinë gjermane janë mbyllur për shkak të disa veprimeve të paligjshme dhe shkeljeve të shumta financiare.

Mirzan shtoi se gjyqësori ka “marrë raporte për shkelje nga qendra të tjera të lidhura me Gjermaninë”, duke mos shpjeguar më shumë. E njohur më parë si Instituti Goethe, qendra kulturore menaxhohet nga Ambasada e Gjermanisë në kryeqytetin iranian.

- Publicitet -

“Ne dënojmë trajtimin që autoritetet iraniane të sigurisë ia kanë bërë institutit të gjuhës gjermane në Teheran,” tha Ministria e Jashtme gjermane, duke shtuar se ambasadori iranian në Berlin është thirrur në takim qortues.

Para lajmit të Mizanit, një burim i informuar i tha radios Farda të Radios Evropa e Lirë se oficerët e policisë mbyllën degët e institutit në qendër të Teheranit më 20 gusht, duke konfirmuar pretendimet e mëparshme në mediat sociale. Ky vendim i autoriteteve iraniane vjen një muaj pasi Gjermania e ndaloi Qendrën Islamike të Hamburgut, IZH, një organizatë e lidhur me Iranin, për të cilën tha se “promovon një ideologji islamike, ekstremiste dhe totalitare në Gjermani”.

Autoritetet gjermane mbyllën gjithashtu pesë nënorganizata të IZH-së, duke thënë se ato “po ashtu mbështesin terroristët e Hizbollahut dhe përhapin antisemitizëm agresiv”, duke iu referuar aleatit të Iranit me bazë në Liban, i cili është cilësuar një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për Radion Farda, një ish-student i DSIT-it tha se mbyllja është ngjarje “e trishtuar”, sepse instituti shërbente si një “shtëpi e dytë” për njerëzit që donin të mësonin gjermanisht në një mjedis “më të hapur” se universitetet iraniane.

Ata thanë se shumica e njerëzve që studionin në këtë institut kërkonin të emigronin për t’i vazhduar studimet në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Tani, ata që kërkojnë të mësojnë gjermanisht duhet të paguajnë më shumë për të studiuar në institute më pak të njohura dhe për të udhëtuar jashtë vendit për t’iu nënshkruar një provimi të akredituar të gjuhës gjermane. Shumë njerëz shprehën menjëherë shqetësimin për atë se çfarë do të ndodhtë me provimet e tyre të planifikuara të gjuhës, pas mbylljes së institutit.

Instituti Goethe hapi degën e tij të parë në Iran në vitin 1958, por aktivitetet e tij kulturore u kufizuan dukshëm pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, duke rezultuar në mbylljen e tij në vitin 1987. Instituti rifilloi punën në vitin 1995 me një emër të ri – DSIT – por vendësit vazhduan ta quanin Instituti Goethe./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  • Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person
  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot

Komentet e Fundit

  1. Eshte MASHTRIM on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  2. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?