Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rritje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rritje
BoteLajmi i fundit

Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rritje

Published: September 21, 2024
Shpërndaje

Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të përmirësuar sulmi gjatë një parade ushtarake më 21 shtator, raportuan mediat shtetërore, në mes të tensioneve të shtuara rajonale dhe akuzave për armatosjen e Rusisë.

Iranin e akuzojnë qeveritë perëndimore se po i furnizon dronë dhe raketa Rusisë për t’u përdorur në luftën kundër Ukrainës, një akuzë që Irani e ka mohuar vazhdimisht.

Raketa Jihad u projektua dhe u prodhua nga dega ajrore e Gardave Revolucionare të Iranit dhe ka një rreze operacionale prej 1.000 kilometrash, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.

- Publicitet -

Droni Shahed-136B është një version i përmirësuar i Shahed-136, me veçori të reja dhe një rreze operacionale prej më shumë se 4.000 kilometrash, shtoi ajo.

Presidenti i ri, Masoud Pezeshkian, mori pjesë në paradën vjetore në Teheran, që përkujton luftën 1980-88 me Irakun e Sadam Huseinit.

“Sot, kapacitetet tona mbrojtëse dhe parandaluese janë rritur aq shumë saqë asnjë demon nuk guxon të mendojë për ndonjë agresion ndaj Iranit tonë të dashur”, tha ai.

“Me unitet dhe kohezion midis vendeve islame… ne mund ta vendosim në vend uzurpatorin gjakpirës dhe gjenocidal, Izraelin, i cili nuk tregon mëshirë për askënd, as për gra e as për fëmijë, të rinj apo të moshuar”, shtoi ai.

Kreu suprem, Ayatollah Ali Khamenei, mbajti një fjalim të ngjashëm kundër Izraelit për delegatët e një takimi vjetor të klerikëve muslimanë të organizuar nga Irani, duke i bërë thirrje vendeve islame që “t’i ndërpresin plotësisht marrëdhëniet e tyre ekonomike” me Izraelin dhe “t’i dobësojnë lidhjet politike”.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur që nga sulmi i grupit palestinez Hamas – të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i mbështetur nga Irani, ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Gaza.

Tensionet janë intensifikuar në ditët e fundit ndërsa fokusi i Izraelit është zhvendosur në veri, në kufirin me Libanin, ku trupat e tij kanë luftuar kundër grupit Hezbollah, të mbështetur nga Irani.

Një sulm ajror izraelit në bastionin e Hezbollahut në pjesën jugore të Beirutit të premten vrau 31 njerëz, përfshirë dy nga komandantët e tij të lartë, thanë autoritetet libaneze.

Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se ai kishte ofruar raketa balistike për Rusinë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  2. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  5. K R on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?